• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parashikimi 5-pikësh i Bushatit: Serbia s’është e gatshme ta njohë Kosovën këtë vit

22:03 : 03/02/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Në një paraqitje në platformën e tij të emëruar “Public Square”, ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati i ka bërë një rezyme të shkurtër vitit 2022 dhe ka renditur 5 pika kryesore që mund ta karakterizojnë vitin 2023.

Bushati ka thënë se në vitin që shkoi NATO rizbuloi arsyen e ekzistencës së saj, për shkak të agresionit rus në Ukrainë si dhe ka vlerësuar se edhe ky vit do të jetë i lidhur ngushtë me luftën dhe pasojat e saj.

1. Rusia do të jetë kërcënim serioz edhe këtë vit

“Deri tani, Rusia e ka mbajtur luftën kundër Ukrainës brenda vendit, duke shmangur konfrontimin e drejtpëdrejtë me NATO-n me shpresën e lodhjes së Perëndimit në mbështetjen e Kievit”, ka thënë Bushati.

Ai ka thënë se Perëndimi me mbështetjen që po i ofron Ukrainës, po e trajton de-fakto si shtet anëtar të NATO-s, por sipas tij, do të evitohet me çdo kusht konflikti i drejtpërdrejtë me një ndër supefuqitë më të mëdha bërthamore.

Lexo edhe:

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

2. Kosovë-Serbi

Bushati ka thënë se lufta në Ukrainë ka rindezur edhe konfliktet në Ballkan, ndonëse rajoni nuk është i rrezikuar nga sulmet e drejtpërdrejta nga Rusia.

“Më shqetësues është kapaciteti i Moskës për të shfrytëzuar konfliktet e papërfunduara dhe për të ndezur fitilat e destabilitetit…  Serbia mbetet qendra e ndikimit rus dhe kinez në rajon”, ka thënë ai.

Sipas Bushatit, BE dhe SHBA po ndjekin të paktën tri objektiva në raport me Serbinë që kanë të bëjnë me kufizimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës, normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

“Pyetja që shtrohet është nëse do të kemi vit një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, bazuar te njohja e ndërsjellë apo nëse do të kemi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, si një hap i ndërmjetmë”, ka pyetur Bushati.

Megjithatë, për Bushatin, shanset për një zgjidhje të qëndrueshme gjatë këtij viti “duken të vogla”.

“Serbia nuk duket e gatshme për ta njohur Kosovën apo realitetin faktik”, ka vlerësuar Bushati.

3. 20-vjetori i Samitit të Selanikut

Bushati ka deklaruar se prej Samitit të Selanikut në vitin 2023, procesi i anëtarësimi të shteteve të Evropës Juglindore, duke përjashtuar Kroacinë, nuk ka gjetur rrugën përpara, ndonëse dy dekada më parë zotimet premtonin vizion tjetër.

“Nëse BE-ja dëshiron ta transformojë realisht kontinentin, ta zgjerojë modelin e vet të qeverisjes, t’i inkurajojë reformat demokratike dhe të jetë një aktor me peshë globale, ajo duhet ta bëj ofertën e saj të prekshme përmes ofrimit të mekanizmave ndihmues dhe përcaktimit të një afati kohor për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE të gjashtë shteteve të rajonit tonë”, ka vlerësuar ish-kryediplomati.

“Nevojitet një proces anëtarësimi i rrept, por i drejtë, i parashikueshëm.”

Ai ka thënë se një ogur i mirë do të ishte që ky vit, që përkon me 20 vjetorin e samitit, ta gjente Shqipërinë në tavolinën e negociatave për anëtarësim në BE.

4. Zgjedhjet në Turqi

Për shkak të rëndësisë së saj dhe raporteve të ngushta që ka Shqipëria me Turqinë, Bushati ka vlerësuar se zgjedhjet e sivjetme në Turqi priten me interes.

“Presidenti Erdogan ka pasur disa muaj mjaft të mirë. Ai është i vetmi lider i G-20 që mban marrëdhënie të mira pune si me Presidentin e Ukrainës, ashtu edhe me Presidentin e Rusisë, gjë që e ndihmoi atë ta ndërmjetësonte një marrëveshje historike për grurin në Detin e Zi, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së”, ka theksuar Bushati.

Bushati ka vlerësuar se me rritjen e pagave dhe ndërmarrjen e politikave të tjera ekonomike, Erdogan shkon më i sigurt në zgjedhjet e qershorit.

5. Polikrizat dhe fragmentimi i botës

Bushati ka vlerësuar se nga takimi në Davos, konfirmoi se sfidat ndaj globalizimit nuk e kanë origjinën te krizat e ditës, por janë strukturore.

“Nuk nxiten nga rënia e fundit ekonomike”, ka theksuar ai.

Sipas Bushatit, ndaj sifdave të shumta që përballet njerëzimi, përgjigjet ka të ngjarë të jenë më pak se globale, për shkak të fragmentimit të botës.

Etiketa: natonjohjaserbia

Lajme të lidhura

BOTA

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025
BOTA

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

09:49 : 14/09/2025
BOTA

‘Droni rus hyri në territorin e Rumanisë’, Zelensky: Qëndroi 50 minuta në hapësirën e NATO-s

08:41 : 14/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
BOTA

Analiza e DW: Si e mbron NATO veten nga sulmet ruse dhe çfarë masash ka marrë Aleanca?

19:27 : 11/09/2025
BOTA

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025
Para

“Ishte si të ma nxirrnin zemrën nga trupi”, pse Neuer është prekur kaq shumë

TË GJITHA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025

Berisha: KLP nuk ndërmori asnjë veprim për të përjashtuar Irena Gjokën. Dumani e mbron për arsye politike

10:49 : 15/09/2025

Aksident me dy të plagosur në Fushë-Bulqizë/ Arrestohet shoferi, ishte në gjendje të dehur

10:39 : 15/09/2025

“Dumanit iu bënë pluhur përpjekjet për të zgjatur mandatin”, Berisha akuza Ramës dhe Manjës

10:34 : 15/09/2025

“Pas pandemisë virozat janë bërë më agresive”, pediatria: Fëmijët me temperatura shumë të larta

10:28 : 15/09/2025

Miliarda me tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri merret në pyetje nga SPAK

10:22 : 15/09/2025

Për këto 4 shenja, tetori do të jetë muaji më i mirë i vitit

10:17 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com