• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet/ Një polic ndihmoi autorët e masakrës së Fushë-Krujës

19:57 : 01/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të verës që lamë pas. Një vrasje e cila tronditi thellë jo vetëm botën e krimit për nga rëndësia e saj, por që në vetvete paralajmëroi edhe fundin e një kapitulli, atë të mbretërimit të Ervis Martinajt.

Ishte mesdita e 17 korrikut 2022 kur në mbikalimin e Fushë-Krujës Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij u ekzekutuan egërsisht. Kjo ngjarje përbën një skandal më vete për personat që dyshohet se janë implikuar në të.

Pas ekzekutimit të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, autorët u larguan të pashqetësuar nga vendngjarja, ndërkohë që skandal përbën akti se ata u fshehën nga një efektiv policie.

Sipas dosjes hetimore, gjithçka lindi pas dyshimeve që grupi hetues pati se pas autorëve të masakrës së Fushë-Krujës, fshihej dora e stërvitur e një punonjësi policie, të vetmit persona të aftë që mund të instruktojnë mjeshtërisht vrasësit, mbi pozicionin që ata duhet të mbajnë në një skenë krimi, por edhe se si të mos diktohen gjatë lëvizjeve të tyre.

Ky duket të jetë edhe rasti se si autorët mundën të kenë një bashkëpunim perfekt me strukturat e inkriminuara të policisë.

Lexo edhe:

Borxhi i pashlyer dhe dhunimi barbar, si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinajt?

Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria sërish letër porosi drejt Sllovenisë për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij

Referuar gjithmonë dosjes hetimore, në rastin e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, grupi hetues ka dyshime të forta se bashkëpunëtor në këtë ngjarje, të jetë një oficer policie.

Efektivi thuhet se ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e policisë.

Emisioni “Në Shënjestër” disponon identitetin e plotë të punonjësit të policisë, por që për arsye redaksionale dhe me qëllim për të mos dëmtuar hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, do të përdorë vetëm inicialet e tij.

Por si erdhi zbulimi i këtij polici dhe cili është roli i tij në këtë ngjarje?

Sipas dosjes hetimore, zbulimi i këtij renegati brenda radhëve të policisë, u bë i mundur nga grupi hetues, pas krehjes së kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.

Rezultoi se orën pas krimit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, një automjet me ngjyrë gri, u afrua pranë vendit ku autorët dogjën makinën me të cilën kryen ekzekutimin e Martinaj dhe dy shokëve të tij.

Prej aty efektivi kreu largimin e tyre nga vendngjarja, më qëllim për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

“Pas ekzekutimit të Brilant Martinaj, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, më 17 korrik 2022, ngjarje kjo e ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës, grupi hetues, ka marrë dhe administruar një numër të madh të kamerave të sigurisë të montuara në aksin Kamëz-Fushë Krujë-Laç. Nga këqyrja e këtyre kamerave si dhe nga informacionet e marra nga burime konfidenciale na rezulton se shtetasi M. D., është personi që ka ndihmuar të fshihen para dhe pas ngjarjes autorët e vrasjes së trefishtë”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas grupit hetues gjithçka duket të ketë qenë e organizuar. Dhe jo më kot, autorët e vrasjes, kanë zgjedhur të largohen nga vendngjarja me një njohje të tyre në radhët e policisë.

Efektivi M.D. mendohet se mund të ketë përdorur valët e policisë për t’i shpëtuar rrethimit të kolegëve të tij.

Kjo shpjegon më së miri edhe faktin se si autorët mundën të largohen nga vendi i krimit, pa u diktuar nga policia.

“Nga verifikimi i bërë rezulton se shtetasi M.D përdor mjetin me targa AA00 … me ngjyrë gri. Nga ana e policisë gjyqësore nuk është bërë i mundur sigurimi i numrit apo numrave celularë të këtij personi, që përshkruhet si person i dyshuar, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje të vrasjes së 3 personave”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Ky punonjës policie, siç del nga dosja hetimore nuk ka shërbyer si suport për vrasësit vetëm pas ngjarjes, por edhe para saj, duke i strehuar ata.

Ai thuhet se i ka mbajtur autorët e vrasjes, në banesën e tij, edhe natën para krimit duke mos e mbyllur punën e tij këtu.

Efektivi M.D. i ka ndihmuar autorët e dyshuar me largimin e tyre edhe të nesërmen pasi kryen atentatin e rëndë.

Siç edhe vlerësohet në dosjen hetimore, grupi hetues nuk mund të sigurojë dot numrin apo numrat e telefonit të këtij efektivi policie.

Një fakt i habitshëm ky se si prokuroria dështoi në sigurimin e këtyre provave.

Sipas relacionit të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, pas dështimit të sigurimit të tabulateve telefonike, prokuroria vendosi përgjimin ambiental të punonjësit të policisë.

Uniformat blu i vendosën një GPS në makinën e tij efektivit M.D.

Përmes kësaj praktike policia shpresonte që të merrte informacione të vlefshme që mund të çonin në identifikimin e autorëve të mundshëm të krimit në Fushë-Krujë.

“Nga ana e shërbimeve të policisë gjyqësore u paraqit në prokurori relacion dhe kërkesë për kryerjen e përgjimit ndaj M.D., nëpërmjet vendosjes së pajisjes GPS në automjetin e këtij shtetasi dhe vëzhgimi me anë të fotografimit. Për hetimin e gjithanshëm dhe objektiv të kësaj çështje, grumbullimin e provave dhe dokumentimin e autorësisë së veprave penale u pa e domosdoshme gjithashtu edhe kryerja e veprimit procedural të përgjimit të fshehtë me mjete teknike i bisedave ne vende private dhe përgjimi me audio dhe video në vende private të M.D. Konkretisht i bisedave që ky shtetas do të kryejë dhe mund të zhvillojë në automjetin e tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Por pavarësisht këtyre lëvizjeve duket se diçka nuk shkoi mirë në këtë hetim, ashtu si në shumë hetime të ngjashme të kësaj natyre të cilat dekonspirohen pa filluar mirë.

Efektivi i policisë M.D. ishte në dijeni të çdo veprimi hetimor që po bënte policia ndaj tij dhe siç rezulton mori masat e duhura për të mos u peshkuar nga kolegët e tij, që kishin rënë tashmë në gjurmë të aktivitetit të tij kriminal.

Sipas informacioneve të siguruara nga emisioni ‘Në shënjestër’, pasi Gjykata dha pëlqimin për përgjimin e efektivit të dyshuar të policisë, grupi hetues vendosi të ngrejë një kurth ndaj tij, duke i vendosur këtë herë një GPS në makinën e tij personale.

Por për ta bërë sa më të vërtetë këtë grackë dhe për të hequr çdo dyshim nga ai vetë, efektivi i policisë u thërrit dy herë në Tiranë me arsyetimin e nevojës së një trajnimi. Në fakt, nuk ishte asgjë tjetër vetëm se një rreng i përgatitur nga grupi hetues.

Megjithatë, efektivi M.D. nuk ishte aq i mefshtë sa e mendonin kolegët e tij, të cilët kishin hapur një hetim.

Ndërsa grupi hetues vendosi GPS në makinën e tij dhe pritej që punonjësi i dyshuar i policisë të vinte me makinën e tij, çuditërisht në të dyja rastet e paraqitjes së tij në ‘trajnim’, ai mbërriti jo me automjetin e tij, por me atë të personave të tjerë.

Duket se nuhatja e oficerit të policisë se mund të ishte në monitorimin e grupit hetues, veproi më shpejt se këta të fundit. Siç mëson edhe emisioni “Në Shënjestër” efektivi i policisë M. D., reagoi në kohë, duke shtangur edhe vetë survejuesit e tij, të cilët i nxori jashtë loje, me një lëvizje të vetme.

“Prokuroria argumenton se ky përgjim është i domosdoshëm për vëzhgimin e hetimeve, për të bërë të mundur identifikimin e rrethit të personave me të cilët komunikojnë personat nën hetim si dhe lidhur me përmbajtjen e komunikimeve të tyre me këta persona. Për këtë qëllim GPS u montua me teknika të fshehta në automjetin e M.D. Por një ditë më vonë, ai ndërroi automjetin, pasi u informua për përgjimin ambiental”, thuhet në dosjen hetimore.

Dështimi i përgjimit me anë të GPS, duket se solli edhe ndërprerjen e hetimeve ndaj oficerit të policisë, M. D. Edhe pse ky i fundit, u pa të largonte me makinën e tij, ditën e ngjarjes, autorët e ekzekutimit në mbikalimin e Fushë-Krujës, të Brilant Martinaj dhe dy shoqëruesve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

/Në Shënjestër – News 24/

Etiketa: Besmir HoxhaBrilant MartinajDikler Vata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Borxhi i pashlyer dhe dhunimi barbar, si nisi armiqësia mes Roan Brahimit dhe Vis Martinajt?

10:59 : 18/04/2025
AKTUALITET

Masakra e Fushë Krujës/ Prokuroria sërish letër porosi drejt Sllovenisë për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij

15:07 : 22/06/2024
AKTUALITET

Gazetari: 15 vetë morën pjesë në vrasjen e Brilantit, 100 vetë në zhdukjen e Vis Martinajt

08:42 : 19/05/2024
AKTUALITET

Gazetari: Një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt

19:14 : 18/05/2024
AKTUALITET

Vrasja në Athinë/ Ky është Roan Brahimi, armiku i Vis Martinajt. Ja e shkuara e tij

09:02 : 10/05/2024
AKTUALITET

Ekzekutimi i policit Xhulio Prela. Gjykata: Vrasjen e kreu Briland Martinaj

09:29 : 25/09/2023
Para

Shpërthen Olta: Të q….. Big Brother-in! (VIDEO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com