• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Serbia – 2022, e gjunjëzuar nga Moska dhe barikadat antiperëndimore”!

09:40 : 27/01/2023
në BOTA, RAJONI

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Me kapacitetin e ekpertit të angazhuar për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, po paraqes një vlerësim strategjik, të fokusuar në ngjarjet madhore dhe gjëndjen e sigurisë (Serbi – Kosovë), gjatë vitit 2022 si dhe pritshmëritë për 2023. Por për ta bërë lehtësisht të kuptueshme, po e trajtoj në një spektër më të gjere se Ballkani Perendimor, ku padyshim lufta në Ukrainë përbën qëndrën e gravitetit tē zhvillimeve  gjeopolitike në 30 vitet e fundit.

Viti 2022 konfirmoi se paqja, sovraniteti dhe siguria nuk janë  dhurata të përjetshme, ndërsa agresioni ushtarak i Rusisë -Putiniste, nuk ishte/është vetëm kundër tërësisë teritoriale të një vendi sovran (Ukrainës) por siç e nënvizoi Presidenti Zelensky në fjalën e tij historike në Kongresin Amerikan: “mbetet edhe një kërcenim serioz ndaj rendit dhe mekanizmave të sigurise globale, ndaj vlerave perëndimore si dhe interesave Euroatlantike (USA/NATO/BE)”!

Prandaj, barometri i sigurisë në Ballkanin Perendimor gjatë vitit 2022 ishte i ndërthurur me luftën në Ukrainë si dhe u dominua nga përpjekjet e Kremlinit për të ndezur një front/zjarr antiperëndimor në këtë Rajon. Me konkretisht, viti 2022 nisi me premisat e destabilitetit të Bosnje-Hercegovinēs, dhe u dominua me kërcënimet të Beogradit ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës (RK).

Lexo edhe:

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Serbia e nisi vitin 2022 me ekspozimin, për më keq “nën inspektimin poshtërues të Ambasadorit Rus në Beograd !”, të rreth 80% të fuqise ushtarake (Tanke, Mig-29 & Raketa Ruse) në kufijt e një vendi sovran, Republika e Kosovës; vojoji me bojkotimin nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të angazhuar në institucionet e Kosovës si dhe përmbulli vitin 2022 me mbeshtetjen delekuente të barikadave të krimit të organizuar (jo vetëm në Sērbi) dhe ultra-nacionalistëve në veri të Kosovës (tē cilat u hoqen nga KFOR, në ditët e para të vitit 2023).

Vitit 2022, provoi të dështuar armatosjen deri në dhëmbë (1 miliard € buxheti i mbrojtjes vetēm për vitin 2022) dhe në sfidën dominimit të balancave të fuqisë ushtarake në ajër, që jo vetëm kërcënon paqen por dhe sfidon interesat e SHBA & NATO-s në Rajon!

Gjatë vitit 2022, u demaskua me riciklimin opsionit të luftës edhe pas humbjes turpëruese (24 vjet më parë), duke kërcënuar me ndërhyrje ushtarake ndaj tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës (RK), në kufijtë që, përsa kohë të këtë prezencë ushtarake në terren, mbetet nën përgjësinë e KFOR-it qysh prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës (09 Qershor 1999) mes palës fituese (NATO) dhe palës humbëse (Forcat e Armatosura të Serbisë).

Po ashtu gjatë 2022, u demaskuan përpjekjet delirante të Serbisë, për të pirë nga tre nëna (Moska, Brukseli & Pekini), të tilla si marrëveshja me Kinën në fushën ushtarake për raketat e gjeneratës së fundit FK-3, etj. Kulmi këtij vasaliteti arrin kur Ambasadori i Rusisë në Beograd, Kharchenko, ka “guxuar” për ti kërkuar Serbisë: “të mos marrë pjesë në asnjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse” !?

Gjate vitit 2022, u demaskua qasja e Beogradit zyrtar që pas çdo riciklimi të tensionit në veri të Kosovës akuzonte qeverinë e Prishtinës se po kërcënohej “ekzistenca e pakicës Serbe” si dhe ultranacionalistët shqiptarë si “Fitili i fuçisë së luftës ballkanike”, krejt “si dy pika uji” me ato që Rusia përdori në 2014 në Krime dhe shkurt 2022, për të justifikuar sulmin ushtarak ndaj sovranitetit të Ukrainës!

Gjatë vitit 2022 ‘kostumin perëndimor” të Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror dhe trimërimin pas lufte për (mos) njohjet e Kosovës”, kurrsesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE.  Gjithësesi, duhet pranuar që 10 vitet e fundit z. Vučić ja ka dalë, deri diku me sukses që: “të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar axhendën Personale, Kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe duke u rrëshqitur përgjegjësive të pushtuesit dhe të bëjë edhe viktimën

Ashtu si Moska në Ukrainë, gjatë vitit 2022 dështuan edhe përpjekjet e Beogradit Zyrtar për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, të cilat si përgjigje kanë konfirmuan njëzeri se: “kur kërcënohet paqa, kufijtë e rendit demokratik dhe interesat Euro-atlatike nuk bëjnë kompromise të asnjëlloji“.

Gjatë vitit 2022, Beogradi zyrtar e kaloi vijën e kuqe të mirëbesimit me nënëshkrimin nē New York të marrëveshjes së partneritetit strategjik me Rusinë, duke e rreshtuar Serbinë krah 5 shteteve terroriste. Prandaj, pa u tharë boja e kësaj Marrëveshje, mori përgjigje rezolutën e Parlamentit Europian: “BE të vijojë negociatat e anëtarësimit me Serbinë vetëm NËSE ky vend u përmbahet sanksioneve kundër Rusisë”.

Ndërsa sapo ka nisur 2023, Beogradi ka marrë 2 mesazhe të forta nga 2 vende me peshë kritike:

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, citoj:  “Qendrimi i Berlinit është se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE, pa e njohur Kosovën“.

Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell në selinë e Këshillit të Evropës, konfirmoi: “Kosova nuk duhet të mbahet peng në raport me progresin në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, Kujtojmë se Kosova e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në KE, në maj të vitit 2022.

Në shtesë, kjo listë vasaliteti të tejskajshëm ndaj Moskës si dhe rraskapitja e Beogradit zyrtar mbas barikadave të krimit, u pranua edhe nga vetë Presidenti serb, z. Vučiç i cili në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, ndër të tjera theksoi: “Serbia po përballet me një vit (2023) nga më të vështirat në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik, pasi e vetmja gjë për të cilën të gjithë liderët Euro-atlantik janë interesuar, janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës” !

Thënë sa më lartë, radikalizimi i Beogradit Zyrtar gjatë vitit 2022, shpërdorim për axhendën e Kremlinit, deri te opsioni luftës ndaj NATO-s, e çmoj si kërcënim ndaj vetëvetes/Serbisë, por edhe stabilitetit demokratik në vendet e Rajonit.

Për më tepër, humbjet dhe rraskapitja e Rusisë në Ukrainë, pamëdyshme do të reflektojnë edhe në dobësimin gjeopolitik të Kremlinit, si rrjedhojë edhe të peshës së Serbisë në Rajon. Kjo mund tē konsiderohet si një rrethanë e favorshme për Kosovën por dhe si oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare si dhe pozitën gjeopolitike të Shqiperise në Rajon.

Konsideruar këtē analizë, për vitin 2023 do t’i këshilloja vllazërisht faktorët e Prishtinës zyrtare që: “kërcënimet e Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, prezencës së NATO dhe axhendës antiperëndimore”, ti konsiderojnë si sfidë dhe përgjegjësi e lartë shtetërore për ndërtimin e Kosovës moderne përtej prezencës së NATO-s (që nuk do të jetë e përjetshme) ku qytetarët pavarësisht përkatesive etnike, fetare & politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës nga konsumatore në kontribuese në dobi të paqes, stabilitetit demokrartik dhe në integrimin euroatlantik të rajonit!

Në të njejtën kohë, do të ri-sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe ardhmërisë Euroatlantike të Kosovës duke jetësuar një Patformë të “mënçur”: “Dy Shtete një Komb” mbi sovranitetin, emergjencat civile,  sigurinë kibernetike,  mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare. Thënē këtë duhet garantuar SHBA, NATO dhe BE, dhe të tjerë faktorë të interesuar, se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.

Prandaj, përkundër riciklimit të luftës barbare 2022, besoj edhe me fortë se për 2023 paqja mbetet opsion dhe mision i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, mirëqënies së qytetareve, stabilitetit  të shoqërive demokratike edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.

Me këtër rast, ri-konfirmoj, se edhe gjatë 2023: “mbetem i përkushtuar, përulur dhe i përgjegjshëm për të kontribuar me experiencë dhe eskpertizë strategjike në mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe & më gjerë” !

Etiketa: ballkani perendimorbarrikadaGjeneral Piro AhmetajlufteMoskaserbia

Lajme të lidhura

BOTA

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025
BOTA

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025
BOTA

Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

16:58 : 09/05/2025
BOLD BLOG

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

16:52 : 08/05/2025
BOTA

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

16:46 : 07/05/2025
BOTA

Schmidt në OKB: Bosnja është në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

22:32 : 06/05/2025
Para

Dëborë në zonat malore, ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, shkon në 103 numri i viktimave

16:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com