Naim Hasa ish-drejtor i ISSH, ka diskutuar për krizën që ka përfshirë sistemin e pensioneve në vend.
I ftuar në emisionin ‘Këndi i Pano Sokos’, Hasa është shprehur se kjo situatë vjen si pasojë se numri i personave që kontribuojnë po barazohet me numrin e përfituesve në sigurimet shoqërore e për pasojë kjo shkon vetëvëtiu drejtë kolapsit.
“Ku të analizojmë këtë problem të prekshëm dhe jetik për pupollatën, problemet e pensioneve dhe deficiti financiar i tyre është një problem global. Kjo vjen si rrjedhojë e dy faktorëve demografik që po ndeshet bota si rritjes së jetëgjatësisë dhe uljes së ritmit të lindjes për rrjedhojë popullsia kontribuese rritet me ritme më të ulëta dhe popullsia përfituese rritet me ritme më të larta dhe ky raport gjithnjë e më shumë po prishet.
Emigracioni është një nga problemet ë po përballet Shqipëria vitet e fundit, ajo ndikon në të gjithë ekonominë dhe veçanërisht në skemat sigurimeve shoqërore me bazë të gjërë që furnizohen me kuntributet e brezit të punësuar ndikon jashtëzakonisht shumë. Kjo ka bërë që raporti përfitues-kontribuues të jetë mjaft kritik dhe shkala e zëvendësimit prodhon sistemi në terma mesatar shkon afër 40% prej shkak të këtyre fenomeve”, është shprehur Hasa.
Hasa shtoi: Sot bota këtë problem e ka zgjidhur duke vendosur sisteme të alternuara me dy komponent të rëndësishëm, një sistem bazë shtetëror të konsoliduar dhe një sistem privat të zhvilluar dhe i detyrueshëm për brezin e ri. Skemat e solidaritetit të kontributit shoqërorë që paguajnë për të tjerët e kanë mbaruar synimin e vet pasi kjo u aplikua kur kishim një shoqëri të re ku shumë veta punonin dhe pak përfitonin, dhe në këto kushte që janë prishir dhe po shkon në raportitn 1/1 bota e ka zëvëndësuar gradualisht këtë sistem nga një kontribut shoqëror do të transferohet në kontribut vetëkapitalizues individual lku pagun për vete dhe merr përfitimin për vete në fund kur të jeni në pension.