Jeni duke u kthyer në shtëpi nga puna, nëpërmjet të njëjtës rrugë që e bëni prej 5 vitesh. Por kohët e fundit, po ndaleni shpesh në të njëjtin kryqëzim, duke u munduar të kujtoni nëse duhet të ktheheni majtas apo djathtas. Shumë raste në jetën e përditshme mund të na bëjnë të pyesim nëse gabimet në kujtesë janë normale, një shenjë e rënies së aftësive njohëse, apo edhe fillimi i sëmundjes së demencës.
Instinkti ynë i parë mund të jetë mendimi se kjo ndodh është për shkak të përkeqësimit tëaftësive të trurit tonë. Dhe është e vërtetë që ashtu si pjesa tjetër e trupit tonë, edhe qelizat tona të trurit tkurren kur plakemi. Po ashtu, ato mbajnë më pak lidhje me neuronet e tjera, dhe ruajnë më pak kimikate të nevojshme për dërgimin e mesazheve tek neuronet e tjera. Por jo të gjitha gabimet e kujtesës vijnë për shkak të ndryshimeve të lidhura me moshën në neuronet tona. Në shumë raste, faktorët ndikues janë më të parëndësishëm, përfshirë të qenit i lodhur, i shqetësuar apo i hutuar.
Disa harresa janë normale
Sistemi ynë i kujtesës është i ndërtuar në një mënyrë të tillë, që një normë e caktuar harreseështë më se normale. Kjo nuk është një e metë, por një veçori. Ruajtja e kujtimeve nuk është vetëm një “boshatisje” e metabolizmit tonë, por shumë informacione të panevojshme mund tangadalësojnë ose pengojnë rikthimin e kujtimeve specifike.
Mjerisht, jo gjithmonë na takon ne që të vendosim se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë duhet mbajtur mend. Këtë gjë e bën për ne truri ynë. Në përgjithësi, truri ynë preferon informacionin social (thashethemet e fundit), ndërsa i hedh lehtësisht poshtë informacionet abstrakte (siç janë numrat).
Humbja e kujtesës shndërrohet në një problem kur fillon që të ndikojë mbi jetën tuaj tëpërditshme. Nuk është një prblem i madh nëse nuk e mbani mend nëse duhet të ktheheni djathtas ose majtas. Por të harrosh pse ke hipur në makinë, ku duhet të shkosh, apo edhe si të ngasësh makinën nuk është normale. Këto janë shenja se diçka mund të mos jetë në rregull,ndaj duhet zbuluar arsyet shëndetësore.
Dëmtimi i lehtë i aftësive njohëse
Gjendja midis humbjes së kujtesës të lidhur me plakjen, dhe humbjes më serioze të kujtesës, njihet si dëmtim i lehtë i aftësive njohëse. Shkalla e dëmtimit mund të mbetet e qëndrueshme, të përmirësohet ose të përkeqësohet. Megjithatë, ajo tregon një rrezik të rritur (rreth 3 deri në 5 herë të sëmundjes ) të sëmundjes neurogjenerative të ardhshme, siç është demenca.
Çdo vit, rreth 10-15 për qind e njerëzve me dëmtim të lehtë të aftësive njohëse do të zhvillojnë demencën. Tek njerëzit me një dëmtim të lehtë konjitiv, aftësia për të kryer aktivitete të zakonshme ndikohet gradualisht, dhe më pas më shumë me kalimin e kohës. Përveç humbjes së kujtesës, ajo mund të shoqërohet me probleme të tjera me aftësitë gjuhësore, të të menduarit dhe vendimmarrjes. Një diagnozë e dëmtimit të lehtë të aftësive njohëse, mund të jetë një thikë me dy presa. Ajo konfirmon se shqetësimet e njerëzve të moshuar mbi humbjen e kujtesës së tyre janë anormale. Dhe ngre shqetësime nëse kjo simptomë do të shndërrohet në sëmundjen e demencës. Por gjithashtu mund të çojë në eksplorimin e trajtimit të mundshëm të gjendjes dhe planifikimin për të ardhmen.
Humbja e rrugës, mund të jetë një tregues i hershëm
Dëmtimi i aftësive orientuese, mendohet si një shenjë e hershme për sëmundjen e Alzheimerit, lloji më i zakonshëm i demencës. Studimet e imazhit të rezonancës magnetike (MRI), kanë treguar se zonat që mbështesin në mënyrë thelbësore kujtimet për mjedisin tonë hapësinor, janë të parat që preken nga kjo sëmundje degjenerative.
Prandaj një rritje e dukshme e rasteve të humbjes së kujtesës, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e vështirësive më të theksuara dhe më të përhapura në të ardhmen. Duke pasur parasysh lidhjen parashikuese midis rënies së aftësisë për të gjetur rrugën dhe demencës, ekziston një nxitje për të zhvilluar dhe përdorur teste të standardizuara për të zbuluar problematikat sa më shpejt që të jetë e mundur.
Aktualisht, literatura shkencore përshkruan qasje të ndryshme, duke filluar nga testet me stilolaps dhe letër dhe realiteti virtual, tek orientimi në jetën reale. Por nuk ka ende një test standard. Një sfidë specifike, është zhvillimi i një testi që të jetë i saktë, me kosto efektive dhe i lehtë për t’u kryer.
Ne kemi zhvilluar një test 5-minutësh, që e përdori kujtesën e skenës si një përfaqësues tëaftësisë për të gjetur rrugën. U kërkojmë pjesëmarrësve të mbajnë mend fotografitë e disa shtëpive, dhe më pas testojmë aftësinë e tyre për të bërë dallimin midis fotografive që kanë parë dhe një grupi fotosh të disa shtëpive të reja. Ne zbuluam se testi funksionon mirë në parashikimin e variacioneve natyrore mbi aftësinë e gjetjes së mënyrave tek të rinjtë e shëndetshëm, por aktualisht jemi duke vlerësuar efektivitetin e testit tek të moshuarit.
Kërkoni ndihmë kur gabimet me kujtesën janë të vazhdueshme
Ndërsa gabimet e vogla e të përditshme të kujtesës, nuk janë diçka për të cilën duhet të shqetësohemi pa të drejtë, është e kujdesshme të kërkoni këshillën profesionale të mjekut për kujdesin shëndetësor, si p.sh nga mjeku juaj i përgjithshëm, kur këto dëmtime bëhen më të theksuara dhe të qëndrueshme. Ndërsa aktualisht nuk ka ende një kurë për Alzheimerin, zbulimi i hershëm do t’ju japë mundësi të planifikoni të ardhmen dhe një menaxhim më të mirë të këtij çrregullimi. / The Conversation – Bota.al