• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtëpia e barit në Shijak/ “E mbaj unë burgun”, 46-vjeçari “qep” gojën, i vëllai fshihet në Itali

13:17 : 25/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

“E mbaj unë burgun!”. Këto janë të vetmet fjalë që Fredi Krasniqi, i arrestuar pas zbulimit të një “shtëpie bari” në Shijak, ka thënë para togave të zeza në seancën gjyqësore të zhvilluar sot në  Gjykatën e Durrësit.

Duke refuzuar të flasë më tepër para autoriteteve, 46-vjeçari ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të dorëzojë vëllain e tij Selman Krasniqi (i shpallur në kërkim) dhe anëtarët e tjerë të grupit që kishin shndërruar dy katet e fundit të vilës 4-katëshe në fermë kanabisi.

E teksa për Fredi Krasniqin është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, për vallin e tij Selmanin, autoritetet shqiptare do t’i kërkojnë atyre italiane vendndodhjen dhe arrestimin e tij.

Sipas sistemit TIMS, 43-vjeçari rezulton të jetë në Itali, por policia dyshon se përveç tij në këtë aktivitet të paligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë që me gjasë kanë lidhje me grupet kriminale të zonës.

Sakaq, aktiviteti i ngritur nga dy vëllezërit rezulton se është ngritur kohëve të fundit, me energjinë që sigurohej direkt nga kabina elektrike që ndodhej larg shtëpisë.

Lexo edhe:

Zbulohet një “shtëpi ba*i” në Angli, arrestohet një shqiptar, sekuestrohen d*ogë dhe para

Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

Për këtë arsye është hapur një kanal për të mbuluar linjën, duke bërë që të implikohen edhe persona të tjerë. Sa i përket energjisë elektrike në banesë ajo ishte normale dhe paguheshin faturat normalisht.

Ndërkohë, në vilën 4 katëshe në fshatin Sallmone u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.

Në banesë janë gjetur 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat i janë dërguar laboratorit të kriminalistikës për të zbuluar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me fokus  mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të kultivimit të bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura, me anë të llambave dhe në terrene të hapura, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë zhvilluar operacione kontrolli, në terren, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në përmbushje të detyrave të përcaktuara në këtë plan masash dhe në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara më parë,  bazuar në inteligjencën informative, se në një ambient (banesë), në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave dhe se mbahej i fshehur një arsenal armësh, i poseduar nga grupe kriminale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shijak, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Krahët e krimit”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, në fshatin Sallmone, u zbulua  ambient (banesë 4-katëshe) i dyshuar në pronësi të vëllezërve F. K. dhe S. K.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se kati i tretë dhe i katërt i kësaj banese, ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, bazuar në inteligjencën informative, se në këtë banesë mbahej i fshehur edhe një arsenal armësh, është ushtruar kontroll i imtësishëm në të gjitha ambientet e kësaj banese.

Si rezultat, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi S. K., 43 vjeç, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Nga hetimet e kryera deri tani, si dhe bazuar në inteligjencën informative,  dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient (banesë), mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për të dokumentuar me prova ligjore, autorësinë e vërtetë të pronësisë dhe të posedimit të armëve të zjarrit, si dhe të financimit të kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Etiketa: e kthejnë në “shtëpi bari”Fredi krasniqiSelman Krasniqishtepi bari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet një “shtëpi ba*i” në Angli, arrestohet një shqiptar, sekuestrohen d*ogë dhe para

19:41 : 04/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Spanja për “shtëpi bari”, arrestohet në Gjirokastër 39-vjeçari

11:41 : 25/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Arrestohet çifti shqiptar në Spanjë, kapen me 809 rrënjë në “shtëpi bari”, i “tradhtoi” era

20:49 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shtëpia e barit” në Fier, prokuroria nis hetimet për pronarin dhe punonjësin e OSHEE

13:56 : 29/05/2025
AKTUALITET

Zbulohet “shtëpi bari” në Fier, arrestohet pronari i banesës dhe punonjësi i OSHEE

09:42 : 26/05/2025
AKTUALITET

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Vis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, nuk jam arratisur

11:55 : 24/05/2025
Para

Tanket Leopard 2: Çfarë janë dhe si mund t'i ndihmojnë Ukrainës?

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com