• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Urdhri për të qëlluar në “21 Janar”, Prokuroria e Tiranës nis verifikimet e audiopërgjimeve

15:11 : 23/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Partia Socialiste me kreun e Grupit Taulant Balla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja njoftuan sot dorëzimin në SPAK të kallëzimit penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës në lidhje me përgjimet e reja për dosjen e 21 janarit.

“Sot do të kallëzojmë në spak ish-kryeminsitrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore….”, tha ministri i drejtësisë duke i bërë thirrje organit të akuzës që të nisë menjëherë hetimet.

Vetëm një orë pas deklaratës së ministrit Manja, ka qenë Prokuroria e Tiranës që ka reaguar në lidhje me audio përgjimin e publikuar për 21 janarin, ku 4 protestues humbën jetën në oborrin para Kryeministrisë gjatë tubimit të zhvilluar në vitin 2011.

Organi i akuzës bën me dije se kanë nisur verifikimet, për të cilat thotë se do të përfshihen në hetimet për dosjen e rihapur nga drejtësia në vitin 2021.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Lexo edhe:

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 i vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.V, F.M, A.N dhe H.D. Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja nga procedimi penal dhe dërgimi për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i çështjes së numërtuar 285/21, të viti 2012, i materialeve për të pandehurit N.P akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79 gërma “ë” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasit F.M dhe të pandehurit A.Ll, akuzuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer kundër dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, me pasojë vdekjen e shtetasve H.D e Z.V, si dhe plagosjen e shtetasve F.M, E.B dhe S.G.

Ndërkohë që, u vazhduan hetimet në kuadër të procedimit penal nr.285 të vitit 2011, me qëllim për të përcaktuar se cili është personi që kishte vrarë shtetasin A. N dhe plagosur shtetasit A. D, I.Q dhe I.P. Në funksion të hetimeve të zhvilluara nga ana e policisë gjyqësore u kryen të gjithë veprimet e nevojshme hetimore, por nuk u bë e mundur që të identifikohet se cilët janë personat që kanë vrarë shtetasit A.N dhe H.D, si dhe plagosur shtetasit F.M, S.G, E.B, A.D, I.Q dhe I.P. Në këto kushte, kur janë kryer të gjitha veprimet e mundshme hetimore dhe autori i veprës penale nuk njihet, me vendim të datës 28.02.2020, prej Prokurorëve të çështjes është vendosur që hetimet të pezullohen duke i kaluar aktet e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, për ndjekje të mëtejshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D.

Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”.

Etiketa: pergjimet e 21 janaritProkuroria e Tiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Behgjet Pacolli del nga Prokuroria e Tiranës pas 3 orësh

13:46 : 31/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ 18.000 dosje në duart e tre përmbaruesve privatë që iu është hequr licenca

21:10 : 22/10/2025
AKTUALITET

Rrëmbyen 68-vjeçarin për t’i marrë para, Prokuroria dërgon për gjykim 4 autorët dhe vajzën që e futi në kurth

09:31 : 16/10/2025
AKTUALITET

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

11:22 : 11/10/2025
AKTUALITET

I mori 25 mijë euro një biznesi nëpërmjet mashtrimit, Prokuroria kërkon 10 vite burg për hackerin nga Nigeria

09:14 : 25/09/2025
AKTUALITET

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit të imobiliarëve

12:04 : 28/08/2025
Para

Vrau vogëlushin, shtyhet seanca për Klodian Çalamanin, ja data për seancën e radhës

TË GJITHA

Ahmeti voton herët për të marrë pjesë në varrimin e Nanos: E kisha mik në ditë të vështira

11:17 : 02/11/2025

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025

Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, rrethohet zona

10:56 : 02/11/2025

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i heq liçencën CFO Pharma-s së Nadir Çaushollit

10:47 : 02/11/2025

Fier/ U ndalua duke drejtuar mjetin pa patentë, 21-vjeçares i kapen 10 pasaporta të falsifikuara

10:39 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

10:27 : 02/11/2025

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com