• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja nuk i heq mandatin Olta Xhaçkës, ia rikthen çështjen parlamentit

21:45 : 23/01/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kushtetuesja vendos kundër PD-së për dy paditë e depozituara që kërkonin shkarkimin e Olta Xhaçkës si deputete, por pranon kërkesën për rikthimin e çështjes në Kuvend, duke e detyruar institucionin që ta depozitojë sërish në këtë gjykatë.

Këtë të Hënë, Kushtetuesja njoftoi se ka vendosur me shumicë votash që gjykimi për shkarkimin e Xhaçkës duhet të pushohet, me argumentin se për këtë çështje do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

“Për kërkimin e dytë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë kërkim do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu, Kushtetuesja e rikthen çështjen në Kuvend, duke vlerësuar se është ky institucioni që duhet të bëjë detyrimisht kërkesë për konstatimin e pavlefshmërisë së mandatit të Xhaçkës.

Përfaqësuesi ligjor i grupit “Alibeaj”, Marash Logu, u shpreh se vendimi i sotëm “është një lajm i mirë se Shqipëria nuk do të bëhet vendi i parë në botë, ku deputetët dhe ministrat shpallen investitorë strategjikë”.

Lexo edhe:

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

“Gjykata Kushtetuese vendosi pranimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (1/10 së deputetëve), duke shpallur antikushtetuese mbrojtjen politike që mazhoranca synoi t’i bënte deputetes dhe ministres së saj. Tashmë Kuvendi është i detyruar që t’ia dërgojë çështjen Gjykatës Kushtetuese, ku me fakte e argumente do të provohet se Olta Xhaçka, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar nga pasuria publike”, shkruan ai në një postim në FB.

Më 18 Janar, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi dy kërkesat nga deputetët demokratë lidhur me çështjen e vlefshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Njëra kërkesë u paraqit nga grupimi “Alibeaj” dhe tjetra nga PD e drejtuar nga Sali Berisha. Në thelb të dyja kërkesat argumentonin se, Xhaçkës duhet t’i hiqet mandati, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, ka marrë përfitime mbi pasuri shtetërore. Një kompani e tij, e cila do të ndërtojë një hotel në zonën e Dhërmiut, në një pronësi tërësisht private, ka fituar statusin e investitorit strategjik e për pasojë edhe të drejtën e shfrytëzimit të një sipërfaqe plazhi në bregdetin e jugut. Sipas kërkesave, përfitimet e Gaçit konsiderohen si përfitime dhe të vetë ministres.

Përfaqësuesit ligjorë të Xhaçkës, argumentuan se ky status “nuk nënkupton ushtrimin e ndonjë veprimtarie fitimprurëse me organet e pushtetit qëndror dhe vendor, por vetëm asistencë administrative gjatë fazave të zhvillimit të projektit, asistencë kjo në kuptimin e mbikëqyrjes dhe ndihmës në kryerjen procedurave të ndryshme administrative gjatë fazave të zhvillimit të projektit”.

Gjithçka lidhet me një vendim të 29 marsit 2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, një strukturë qeveritare e drejtuar nga kryeministri, për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë “AG.TCC” shpk, në pronësi të bashkëshortit të Xhaçkës, sipërmarrësit Artan Gaçi. Kompania e përfitoi statusin pasi paraqiti projektin për ndërtimin e një hoteli disa katësh, me 5 yje, në bregdetin e Dhërmiut, me një vlerë prej 5.5 milionë eurosh.

Tre muaj më vonë, më 25 qershor 2021 një shtetase amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton, 31 vjeç, banuese në Tiranë krijon shoqërinë “AGTCC Hotel Management”, shpk, me objekt veprimtarie “shërbim hoteleri turizëm”. Ndërsa 5 ditë më vonë, kjo kompani lidh një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e Gaçit “AG.TCC” shpk, sipas së cilës administrimi i të gjitha përfitimeve nga statusi i investitorit strategjik, i kalon kompanisë së Sutton, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e vëllait të ministres. Kjo marrëveshje, reflektohet më 15 korrik 2021 në një tjetër vendim të Komitetit të Investimeve strategjike, duke e konsideruar ndër të tjera shoqërinë “AGTCC Hotel Management”, shpk, si “brand ndërkombëtar”. Më 2 mars 2022, qeveria miraton vendimin me anë të të cilit i njeh të drejtën e përdorimit të brigjeve dhe zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit të hotelit shoqërisë “AGTCC Hotel Management”, në emër të Sutton.

Të dy grupimet e deputetëve demokratë e cilësuan çështjen si një gur prove për paanësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Deputeti Gazmend Bardhi shkroi përpara fillimit të seancës në FB se “vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe investitore strategjike. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”.

Ndërsa pas përfundimit të seancës për kërkesën e paraqitur prej tyre, deputeti Agron Shehaj tha se “ne besojmë se Gjykata Kushtetuese, ka krijuar një precedent, standard, atë që të heqë mandatin e deputetëve nëse këta përfitojnë nga prona publike. Jemi të bindur që ka vetëm një mundësi përballë këtij abuzimi dhe akti korruptiv, përndryshe do të ishte realisht një dëm shumë i madh për besueshmërinë e kësaj gjykate nëse me vendimin e saj do ta nxirrte të larë deputeten Xhaçka”.

Etiketa: Gjykata Kushtetueseolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

18:54 : 31/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

14:50 : 31/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

20:40 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja i kthen bashkëpunëtores së ngushtë të Klod Allajbeut telefonin e sekuestruar nga SPAK

18:50 : 29/07/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
Para

Akuzat për përdhu*nim ndaj Dani Alves, flet ish-gruaja: Ju them me siguri që...

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com