• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW/ Së shpejti dërgimi i tankeve luftarake Leopard në Ukrainë? Zbardhet skema

12:18 : 23/01/2023
në BOTA

Pas debatit për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock është shprehur, se Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake, Leopard nga shtete të treta.

Ka disa ditë që Gjermania debaton për dërgimin e tankeve luftarake, Leopard në Ukrainë. Në një intervistë në televizionin francez, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock u shpreh, se Gjermania nuk do të bllokojë dërgimin e tankeve luftarake nga shtete të treta. “Në këtrë moment pyetja nuk është shtruar ende, por nëse pyetemi, ne nuk do të pengojmë”, tha Baerbock të dielën për televizionin LCI.

Politikanja e gjelbër iu përgjigj pyetjes, se si do të vepronte Gjermania nëse Polonia do t’i ofronte Ukrainës tanket Leopard. Në këtë rast duhej një leje e qeverisë gjermane. Ndërkohë që të dielën kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi, se “ne nuk do të shohim duarkryq, se si përgjaket Ukraina. Ukraina dhe Europa do ta fitojnë këtë luftë, me ose pa Gjermaninë. “Nëse nuk kemi një ujdi të shpejtë me Gjermaninë, Polonia dhe vendet e tjera do të krijojnë ‘një koalicion të vogël’. Këto vende do të dërgojnë tanket Leopard në Ukrainë edhe pa miratimin gjerman.”

Pistorius: Dërgimi i tankeve Leopard vendoset në zyrën e kancelarit

Vendimi, nëse Gjermania do të dërgojë tanket Leopard, sipas të dhënave të ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius është ende i hapur. “Por procesi i vendimmarrjes po lëviz, dhe këtë ne duhet ta presim”, tha Pistorius në televizionin e parë gjerman, ARD. Gjithkush e kupton, se në çfarë gjendjeje është Ukraina, dhe për këtë do të ketë “shpejt një vendim, sido që të jetë.” Sipas Pistorius kjo varet nga shumë faktorë dhe “vendoset në zyrën e kancelarit.”

Lexo edhe:

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

Nga opozita gjermane e CDU/CSU ka pasur kritika për qëndrimin hezitues të kancelarit, por edhe nga partnerët e koalicionit, Të Gjelbër dhe FDP. Kreu i partisë konservatore, CDU, Friedrich Merz tha se ai priste që në festimet e përbashkët të Marrëveshjes së Elysée-së, Scholz së bashku me Macron do të bënin një deklaratë të përbashkët për dërgimin e tankeve luftarake. Kreu i të Gjelbërve, Omid Nouripour u shpreh, se duhet një vendim i shpejtë. Kryetarja e komisionit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), e cilësoi stilin e komunikimit të kancelarit në këtë çështje një “katastrofë”.

Etiketa: lufteTanketUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
BOTA

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
Para

Parashikimi i motit për ditët në vijim, ulen temperaturat

TË GJITHA

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com