• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Alarmi për bombë në avionin e linjës Katovicë-Athinë, pasagjerët rrëfejnë tmerrin

21:00 : 22/01/2023
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Alarmi për bombë në bordin e një avioni Boeing të “Ryanair” që ishte nisur nga Katovica e Polonisë me 192 pasagjerë në bord dhe kishte për destinacion Athinën, ka tronditur mbrëmjen e sotme Greqinë.

Të gjithë ishin të shqetësuar për fatin e udhëtarëve, teksa ushtria greke autorizoi një avion luftarak F-16 për ngritje në ajër, i cili e monitoroi avionin e pasagjerëve deri në momentin e uljes.

Sipas mediave greke që i referohen burimeve nga aeroporti, në orën 19:20 kanë përfunduar me sukses kontrollet në avion. Në vendngjarje kanë shkuar forca të zjarrfikëses, një departament special i TEEM dhe forca të shumta policie.

Lidhur me ngjarjen, Shtabi i Policisë Helenike ka lëshuar edhe një njoftim përkatës ku thuhet se “në kuadër të hetimit të informacionit, në lidhje me ekzistencën e një mjeti shpërthyes në një avion të një kompanie që po kryente fluturim nga një vend i huaj për në Athinë, avioni , pas një vendimi të Komitetit të Sigurisë së Aeroportit, i shoqëruar me avionë luftarakë, u ul i sigurt pasditen e sotme (22-01-2023) në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës. Më pas është bërë kontroll tek të gjithë pasagjerët, si dhe në avion, nga shërbimet kompetente të Policisë Greke, pa dalë ndonjë gjë e dyshimtë”.

Sakaq, pasagjerët në avion dhe të afërmit e tyre që pritën me zemër të ngrirë jashtë pistës rrëfyen për mediat momentet e ankthit që përjetuan.

Lexo edhe:

Rezulton i rremë alarmi për bombë në kolegjin “Turgut Ozal”

Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik

Ata kanë treguar se askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte deri në momentin kur panë zjarrfikëset në pistën e aeroportit “Eleftherios Venizelos” dhe kuptuan se diçka nuk shkonte.

“Nuk kishim asnjë informacion, vetëm kur zbritëm pamë zjarrfikëset në pistë. Na çuan në një korridor tjetër dhe jo në atë ku zakonisht shkojmë për të zbritur. U prit rreth një orë dhe ne qëndruam brenda në avion. Pasagjerët dolën gradualisht 60, 60”, tha një pasagjer duke folur për neësit.gr.

“Pas kësaj erdhën disa qen dhe filluan të nuhasin bagazhet. Ne nuk i pamë F16-të. Na kishin bashkuar të gjithëve dhe kaluam kontrollin e bagazheve me makineri speciale. Ne i çuam bagazhet në pistë. Kur hapëm celularët, mësuam se çfarë po ndodhte nga të afërmit tanë. Nuk kishte asnjë informacion”, shtoi ai.

Ndërkohë, një nënë e cila nxitoi drejt aeroportit “Eleftherios Venizelos” pas lajmit për ekzistencën e një bombe, foli për mënyrën sesi i biri e përjetoi ngjarjen.

“Atyre nuk u është thënë asgjë për të ruajtur sigurinë. Nuk u thanë për një bombë, por e lexuan. Nga dritaret, djali im nuk i pa F16-at . Ata qëndruan në aeroplan për një orë kur arritën në “Eleftherios Venizelos” dhe më pas i pritëm të dilnin. Duhej të zbrisnin një nga një dhe t’i kontrollonin, pastaj të shihnin bagazhet”, rrëfeu ajo.

Etiketa: alarm per bombe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezulton i rremë alarmi për bombë në kolegjin “Turgut Ozal”

14:36 : 21/02/2025
SHOW BIZ

Alarm për bombë në club-in ku do të këndonte Mozzik

22:03 : 29/09/2024
BOTA

Alarm për bombë në Moskë, evakuohet spitali

13:03 : 25/03/2024
RAJONI

Alarm për bombë në Greqi, mbyllet përkohësisht stacioni i trenit

20:11 : 14/03/2024
SHOW BIZ

Alarmi për bombë në koncertin e Ylli Limanit, reagon ashpër këngëtari

11:07 : 28/11/2023
RAJONI

Beograd – Alarm për bombë në një shkollë, evakuohen nxënësit

12:21 : 14/11/2023
Para

Tragjike në Tiranë/ Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë i moshuari

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com