• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Skandali me heqjen nga shpërblimi për medaljen,Kovaçi-Qerimaj përfundon në prokurori

17:26 : 18/01/2023
në SPORT

Rreth dy muaj më parë trajneri i peshëngritjes, Zef Kovaçi, denoncoi një skandal, që konsistonte në heqjen e emrit të tij nga medalja e artë e Erkand Qerimajt në Kampionatin Europian që u mbajt vitin e kaluar në Tiranë.

Ndonëse për muaj me radhë trajneri kishte heshtur duke shpresuar në zgjidhjen e pretendimit të tij, kjo gjë nuk ndodhi. Më pas trajneri akuzoi publikisht për vjedhje, ndërsa të përfshirë në këtë aferë përmendi vetë sportistin Qerimaj, federatën, Ministrinë e Sportit, por gjithashtu edhe trajnerin Sokol Bishanaku, pasi pikërisht emri i këtij të fundit ishte vendosur në suksesin e Europianit dhe rrjedhimisht Bishanakut i kishin kaluar edhe paratë e shpërblimit (rreth 16 milionë lekë të vjetër).

Por Kovaçi, ashtu sikurse kishte bërë të ditur edhe më parë, ka vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, për të kërkuar të drejtën e tij. Kështu, përveç bërjes publike si rast, trajneri tashmë ka realizuar edhe hapat e parë ligjorë, teksa ka bërë edhe një denoncim në prokurorinë e Tiranës, gjë të cilën e pranon në prononcimin e tij për “Panorama Sport”:

“Ky është një skandal, dhe siç e kam thënë edhe më parë, nuk do të ndalem, por do të luftoj deri në fund. Unë tashmë kam bërë edhe denoncimin në prokurori ndaj Sokol Bishanakut, që është edhe personi, të cilit i kanë kaluar paratë. Kjo është një aferë korruptive, që siç e kam deklaruar, janë të përfshirë sportistë, federata, ministra, por edhe trajneri që është paraqitur në vend të emrit tim. Një vjedhje që i është bërë mundit, djersës dhe karrierës sime.

Ndërsa si fajtor denoncoj tashmë trajnerin Sokol Bishanaku. Emri tij dihet që është vendosur për t’i kaluar lekët, të cilat më pas t’i shkojnë Qerimajt. Në prokurori kam paraqitur të gjithë dokumentacionin që vërteton se deri në ditën e garës më 31 maj kam qenë unë trajneri i Erkand Qerimajt. Për këtë problem kam marrë shumë mesazhe dhe thirrje për të më takuar dhe për të gjetur një zgjidhje, pasi ata kërkonin që unë të ndalesha. Por e përsëris, pas asaj që ndodhi kjo nuk është më çështje lekësh dhe personat përgjegjës duhet të përgjigjen para ligjit.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

Kjo është një punë që unë e bëj për dinjitetin dhe emrin tim, por gjithashtu edhe për të gjithë trajnerët, në mënyrë që këta njerëz të maten mirë kur bëjnë të tilla shkelje. Tani jam në pritje të përgjigjes zyrtare nga prokuroria, por theksoj se në rast se gjërat do të zvarriten, unë do t’i drejtohem menjëherë më pas KAS-it në Lozanë”, deklaron trajneri Zef Kovaçi, me karrierë 39-vjeçare në peshëngritje.

Etiketa: KovacimedaljePeshengritjeprokuroriqerimaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

Prokurori e akuzoi për kanosje, avokati Ulian Barjami: E mori personale, unë nuk kërcënova askënd

20:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Mashtruesi që jetoi me dy emra/ Kush është “prokurori i rremë i SPAK-ut” që u arrestua në Sarandë

20:37 : 09/10/2025
Para

Skuka: Të ardhmen time e di Partizani, do të jap gjithçka për titullin!

TË GJITHA

Pengmarrja në Devoll/ Proda shkarkon drejtorin e Policisë Korçë, Erion Ahmeti: Nuk bëri detyrën

19:06 : 01/11/2025

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com