• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sërish naftë kontrabandë/ Sekuestrohen 62.000 litra, pranga ekuipazhit të dy anijeve

11:34 : 14/01/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Vetëm katër muaj pas zbulimit të anijes “Queen Majeda” që sipas hetimeve tentoi të fustë kontrabandë në vend 2275 ton naftë, një tjetër rast i ngjashëm është zbuluar dy ditë më parë.

Këtë herë, tregtimi është tentuar të bëhet në det të hapur, megjithatë qëllimi u ndërpre nga operacioni “Geni”, i kryer nga policia shqiptare në bashkëpunim me GDF italiane.

62.000 litra naftë të kontrabanduara janë sekuestruar, janë bllokuar dy peshkarexha dhe 13 persona janë arrestuar, 10 prej të cilëve shtetas të huaj.

Anija që solli naftën kontrabandë në ujërat shqiptare ishte libiane.

Lexo edhe:

U lirua sot nga burgu, Fredi Beleri pritet në Himarë me brohoritje dhe fishekzjarre

“Shqipëria i dukej si Libia”/ Fjodora Fjora tregon pse u nda nga i dashuri libanez: Iku!

Aksioni

Detajet e aksionit i dha në një konferencë për mediat Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, krah partnerëve italianë.

Ai tha se “bazuar në inteligjencën informative të siguruar nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, se në hapësirën detare mund të kryhej veprimtaria e paligjshme e kontrabandimit të naftës për në Shqipëri, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ‘Geni’. Bazuar në këto informacione të siguruara nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, lindi nevoja e përfshirjes në operacion edhe të një avioni të GDF-së, e Barit të Italisë”.

Në operacion u përfshinë shërbimet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, në bashkëpunim me shërbimet e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, DVP Durrës, Delta Forcë, shërbimet e Nuklit Detar të GDF-së në Durrës, shërbimet e QNOD-së dhe roja bregdetare.

U bë i mundur identifikimi i dy anijeve të peshkimit të cilat dyshohet se po realizonin këtë veprimtari të kundërligjshme, në det. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 2 anijet e peshkimit, konkretisht anijen shqiptare “Geni” dhe anijen libane “ABOBAKR 124”, të cilat në përfundim të veprimeve të para hetimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 62.000 litra naftë pa dokumentacionin përkatës.

Operacioni policor dhe veprimet hetimore kanë zgjatur 48 orë, në det dhe në tokë. Gjatë operacionit u bllokuan 2 anijet dhe u arrestuan pjesëtarët e ekuipazheve të tyre.

Katër të arrestuar, pjesë e ekuipazhit të anijes shqiptare

Katër persona, pjesë e ekuipazhit të anijes shqiptare u arrestuan.

Në vijim të veprimeve hetimore, sqaron policia, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 12 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i  pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes “Geni”:

  • Elton Qyevani, 31 vjeç
  • Klajdi Kapxhiu, 30 vjeç
  • Selim Gaba, 65 vjeç
  • M. E., 50 vjeç, shtetas i huaj

Këta persona janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërsa 9 të arrestuarit e tjerë ishin në bordin e anijes libiane.

Po në vijim të veprimeve, sipas bluve, më datë 13 janar 2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të huaj, pjesëtareve të ekuipazhit të anijes libiane “Abobakr 124”, e cila dyshohet se ka furnizuar me naftë të kontrabanduar anijen shqiptare:

  • Muhamed Arafe, 48 vjeç
  • Ahmed Zantawi, 34 vjeç
  • Ahmet Abdurrabu, 32 vjeç
  • Said Nwegi, 38 vjeç
  • Muhamed Mahmut, 61 vjeç
  • Eshref Kahlife, 34 vjeç
  • Islam Ashkar, 34 vjeç
  • Ali Hadad, 43 vjeç
  • Adil Badawi, 55 vjeç

Këta persona janë arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabande” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”.

Rast i përsëritur

Me rritjen e çmimit të karburanteve, duket se janë shtuar edhe përpjekjet për kontrabandë.

Në 12 shtator 2022, anija cisternë “Queen Majeda”, e cila ishte nisur nga Porti i Benghazit në Libi, drejt Portit të Durrësit, u bllokua nga policia shqiptare, që njoftoi bllokimin e 2275 ton naftë kontrabandë. Katër muaj pas ndalimit të anijes, vetëm një pjesë e ekuipazhit ndodhet prapa hekurave, ndërsa hetimet deri më tani, kanë dështuar të zbulojnë nëse ka dhe aktorë të tjerë në këtë aferë. Sipas një vendimi të Gjykatës së Durrës, publikuar në media, anija e nisur nga Libia kishte qëllim shitjen e naftës te subjekti shqiptar “Kastrati sh.a.” në pronësi të Shefqet Kastratit.

Më herët, Më 23 korrik 2022, policia finalizoi operacionin “Diesel”, gjatë të cilit u ndalua në det një motopeshkatore në të cilën ishin kamufluar në ambiente të përshtatura 80.000 litra naftë që synohej të kontrabandohej.

Ndërsa më 7 shtator në një tjetër operacion të koduar “Diesel 2”, policia ndaloi gjatë lundrimit një motopeshkatore në të cilën gjeti rreth 25.000 litra naftë pa dokumentacion, që dyshohet se do kontrabandohej në tregun vendas dhe arrestoi 2 vëllezërit nga Kavaja, 43-vjeçarin me iniciale Sh.C. dhe 41 vjeçarin me iniciale R.C..

Etiketa: Abobakr 124Genilibianafte kontrabande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U lirua sot nga burgu, Fredi Beleri pritet në Himarë me brohoritje dhe fishekzjarre

19:57 : 02/09/2024
SHOW BIZ

“Shqipëria i dukej si Libia”/ Fjodora Fjora tregon pse u nda nga i dashuri libanez: Iku!

11:35 : 19/10/2023
AKTUALITET

Naftë kontrabanë në Durrës, Apeli liron nga burgu kapitenin rus Smaznov

18:48 : 06/07/2023
AKTUALITET

Naftë kontrabandë nga Libia, kapen 3 peshkarexha në Durrës

13:19 : 01/06/2023
AKTUALITET

2.2 mln dollarë naftë kontrabandë, lirohet ekuipazhi i anijes “Queen Majeda”

17:00 : 20/03/2023
AKTUALITET

Nafta kontrabandë e kapur në Durrës, arrestohet kapiteni rus i anijes

09:22 : 02/03/2023
Para

“Napoli yjor, plus 10”/ Mediat “elozhe” bluve, Milan e Inter të dënuar për të fituar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025

Bonucci po mendon punën si trajner, tregon klubin ku ëndërron të punoj

14:20 : 18/05/2025

Shkeli protokollin, Papa Leon XIV përqafon vëllain e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit

14:11 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com