• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Eksperti i sigurisë: Raporti i AKSHI-t për identifikimin e sistemeve dhe monitorimin në avancë është profesional

19:17 : 11/01/2023
në NDRYSHE

Lajmet mbi hakerimin dhe sulmet kibernetike ndaj sistemeve online në Shqipëri kohët e fundit kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve në media. Ekspertët e fushës bëhen gjithashtu aktorë kryesorë, që duhen dëgjuar në analizën e tyre profesioniste, të bazuar mbi fakte e analiza konkrete, për të hedhur dritë mbi ngjarjet, por edhe mbi keqinformimet e keqinterpretimet që nxisin panik tek qytetarët.

I ftuar së fundmi në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth situatës së krijuar në Shqipëri, pikërisht prej sulmeve të hakerave, Lavdrim Lita, Ekspert Sigurie në Qendrën George C. Marshall Albania, ka theksuar se sulmet janë të koordinuara, të sponsorizuara nga shteti i Iranit, në bashkëpunim edhe me organizata që veprojnë në Rusi.

“Sigurisht, sulmet janë të pavarura, sepse kanë filluar me sistemet e AKSH-it, sistemet e Policisë, sistemet e SHISH-it dhe tani janë zgjeruar edhe në sektorin privat, ku bankat dhe telekomunikacioni kanë qenë në syrin e sulmit. Dalja e këtyre provave ditën e djeshme, pas dy javësh heshtjeje, përkonte edhe me skandalin e pastrueses në shtëpinë e një zyrtareje. Këto kanë ndodhur për të krijuar një pështjellim, për të destabilizuar Shqipërinë, të paktën deri në 14 maj, kur janë edhe zgjedhjet lokale. Dhe këto sulme ne duhet t’i shikojmë si pjesë e zgjeruar e një sulmi që i bëhet Shqipërisë nga aktorë të vendeve të treta”.

Më tej eksperti ka sqaruar se sulmet është e veshtirë të parandalohen, qoftë edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, sepse: “Sulmuesit përdorin një teknikë që quhet Teknika Sleeping, ku ata infektojnë sistemet 2-3 vite më herët dhe i aktivizojnë kur kanë interes të krijojnë destabilizim. Pra, këto sulme mund të jenë bërë në kohë paqeje, në një kohë 5 vjeçare dhe sistemet nuk kanë raportuar, firewall-et e tyre nuk kanë detektuar infektimin dhe ata që e krijojnë sulmin, në këtë rast Organizata Iraniane dhe Ruse, kanë aktivizuar këto viruse, sepse kanë interes politik dhe strategjik për shkak të luftës në Ukrainë, për shkak të strehimit të opozitës iraniane në vendin tonë… dhe komunikimi i djeshëm ishte për të përhapur pështjellim, duke thënë “shikoni ku i kanë çuar lekët qeveritarët që i marrin edhe nga MEKU, që sulmi të kishte këtë target.”

Sipas ekspertit, deri më sot, përveç AKSHI-t i cili ka qenë transparent në botimin e një raporti pas atij të FBI-së, të Microsoft-it, asnjë institucion tjetër nuk ka botuar një raport për ndërhyrjet kibernetike në sistemet tona, çka nuk e ka bërë Policia e Shtetit, as Shërbimi Informativ. Lita ngre zërin për një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve publike e private, çka mund të arrihet, sipas tij, përmes shpalljes së Gjendjes së Emergjencës Kibernetike, të cilën AKCESK-u (Agjensia për Sigurinë Kibernetike dhe Certifikimin Elektronik) e ka të detyrueshëm kur shikon se gjendja po agravohet dhe gjërat mund të dalin jashtë kontrollit.

Lexo edhe:

Gjendja civile në kolaps! Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ Miliona euro investime, por siguria sërish në rrezik

“Ne kemi parë kohët e fundit se bashkëpunimi ruso-iranian është shumë intensiv dhe i thellë dhe përfshin shumë fusha, jo vetëm në aspektin ushtarak, në furnizimin e Rusisë me inteligjencë dhe nga ana e Iranit, me raketa e drone, por kemi parë se ata kanë koordinim edhe në luftën kibernetike të NATO-s. Sigurisht, Shqipëria duke qenë një vend i vogël dhe me burime njerëzore të kufizuara, nuk mund të përballojë e vetme të gjithë investimin disavjeçar dhe miliarda euro të Iranit për të goditur një vend dhe ne duhet ta ngremë si qeveri edhe si shtet në nivel të aleancës së NATO-s të kemi një mbrojtje më të madhe, edhe të kemi një koordinim për të pasur dhe një kundërsulm, sepse këto gjëra, nëse bëhen shumë të mëdha dhe serioze, mund të krijojnë konflikte sociale dhe ky është qëllimi mesa duket”, vazhdoi Lita, duke shtuar se sulmet po ndodhin edhe në vende të tjera të rajonit.

“Kanë ndodhur në Malin e Zi, jo në këto nivele, sepse Rusia edhe pse Mal i Zi është pjesë e Ballkanit dhe pjesë e NATO-s, ka interesa më të mëdha atje. Përsa i përket Shqipërisë, armiku jonë i padeklaruar që na ka shpallur luftë kibernetike është Irani në bashkëpunim me Rusinë që ofron infrastrukturën për të goditur sistemet tona. Të bëra të qarta këto edhe nga investigimi i FBI-së, Microsoft-it dhe Raporti i AKSHI-it, i cili ishte profesional për të identifikuar sistemet e për të monitoruar në avancë, nëse këto sisteme do të riaktivizohen, por nga gushti i këtij viti ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për të përballuar këtë sulm, i cili sipas mendimit tim do të vazhdojë deri në 14 Maj.”

Etiketa: akshisiguria kibernetike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendja civile në kolaps! Mirlinda Karçanaj e AKSHI-t lë qytetarët pa pasaporta dhe pa martuar

11:06 : 26/06/2025
AKTUALITET

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë/ Miliona euro investime, por siguria sërish në rrezik

08:20 : 25/06/2025
AKTUALITET

Sistemi i Thesarit/ AKSHI “gostit” me 7 mln euro HORIZON-in e Ermal Beqirit dhe Communication Progress

17:49 : 10/06/2025
AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

AKSHI heq dorë nga tenderi i kamerave në dogana/ Prapaskenat me kompaninë e sanksionuar

15:35 : 29/04/2025
Para

Tregtonin lëndë narkotike, arrestohen tre shqiptarë në Greqi

TË GJITHA

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025

Abuzimi me paketat e ofertave/ “ONE” në kolaps! Klientët: Po na zhvat, s’kemi internet

18:35 : 27/06/2025

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

18:33 : 27/06/2025

Arbenita nuk do asnjë ‘gjurmë’ të Feros, ndryshon mbiemrin e vajzës së tyre

18:33 : 27/06/2025

Vora zyrtarizon blerjen e radhës, firmos me ish-futbollistin e Rijekës

18:29 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com