• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zbulohen dokumente sekrete në një ish-zyrë të presidentit Biden

Një zbulim shumë interesant dhe shpërthyes në një ish- zyrë të demokratit Joe Biden. Biden ka mbajtur dokumente të klasifikuar në këtë zyrë. Republikanët gëzohen, po ashtu edhe Trump.

15:30 : 10/01/2023
në BOTA
Biden si zëvendëspresident me presidentin, Barack Obama, nëntor 2015

Biden si zëvendëspresident me presidentin, Barack Obama, nëntor 2015

Këto dokumente janë gjetur në zyrën e presidentit aktual amerikan në Qendrën Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global në Uashington në nëntor 2022. Kjo u raportua, ndër të tjera, nga transmetuesit televizivë amerikanë CBS dhe CNN, duke cituar Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje (sipas orës lokale atje). Në këtë institut që i përket Universitetit të Pensilvanisë, Joe Biden ka përdorur një zyrë prej vitit 2017, pas kohës ku ishte zëvendëspresidenti i Barack Obamës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, dokumentet u zbuluan në një dollap të mbyllur, në kohën kur avokatët personalë të Bidenit po pastronin gjërat e mbetura në këtë zyrë. Dokumentet u dorëzuan menjëherë në Arkivin Kombëtar dhe Departamenti i Drejtësisë ku po bëhet hetimi, tha këshilltari special i presidentit, Richard Sauber.

Dokumente me nivelin më të lartë të sekretit

Sipas rrjetit televiziv CNN, në këtë zyrë janë gjetur rreth një duzinë dokumente, duke përfshirë edhe dokumente me nivelin më të lartë të konfidencialitetit. Por është e paqartë se cila ishte përmbajtja e dokumenteve dhe deri në çfarë mase Biden e dinte se ato ishin në dollap.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

USA | Joe Biden im Weißen Haus

Paralelet me “rastin Trump”?

Zbulimi është veçanërisht interesant edhe për shkak të ngjashmërisë me gjërat që ka bërë ish-presidenti Donal Trump dhe për të cilat është akuzuar rëndë nga kundërshtarët dhe autoritetet. Aktualisht po zhvillohen akoma hetime ndaj ish-presidentit Donald Trump për marrjen e dokumenteve sekrete të qeverisë dhe dërgimin e tyre në pronën e tij private, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Nëse dëshmohen deri në fund këto akuza, Trump duhet të akuzohet për vepër penale.

FBI kontrolloi pronën e tij në Florida në gusht 2022 dhe konfiskoi dokumente të ndryshme të klasifikuara, disa me nivelin më të lartë të sekretit. Është ende e paqartë nëse Trump mund të akuzohet përfundimisht apo jo.

Sipas vëzhguesve, nuk është për t’u habitur që në rastin aktual Shtëpia e Bardhë këmbëngul se i ka gjetur vetë dhe se vetë i ka dërguar dokumentet në Arkivin Kombëtar.Synimi është që ky rast të paraqitet krejtësisht ndryshe nga rasti i Trump me dokumentet sekrete të konfiskuara.

USA Untersuchung des Capitol Riot

Gëzimi i republikanëve

Megjithatë, informacionet për gjetjen e dokumenteve të klasifikuara në zyrat e Bidenit janë një shans i mirë për Trumpin dhe republikanët. “Kur do të bastisë FBI-ja në shtëpitë e shumta të Joe Biden, e ndoshta edhe në Shtëpinë e Bardhë?”, shkroi Trump në Truth Social, një rrjet ku ai është bashkëthemelues.

Republikanët gjithashtu vunë në dyshim kohën e zbulimit të dokumenteve. “Oh vërtet? Si është e mundur që ata e zbuluan këtë tani, pas kaq shumë vitesh?”, citohet të ketë thënë kryetari i sapozgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy. Kolegu i partisë së tij Byron Donalds shprehu një pikëpamje të ngjashme: “Pse këto dokumente u gjetën tani gjashtë vjet më vonë?”

Joe Biden nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me dokumentet gjatë një vizite në Meksikë të hënën. Ai ndodhet në Mexico City për Samitin e Amerikës së Veriut, i cili fillon të martën./DW

Etiketa: Barack Obamadokumente me nivelin më të lartë të konfidencialitetitdokumente sekretedonald trumpJoe Biden

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOTA

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
Para
Charles Michel, Jens Stoltenberg dhe Ursula Von der Leyen

NATO dhe BE zotohen për bashkëpunim më të ngushtë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com