• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Testi për licencën, QSHA zbardh datat për kandidatët që duan bluzën e bardhë

15:28 : 06/01/2023
në AKTUALITET, SOCIALE

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka zbardhur kalendarin me datat e provimeve për nëntë profesione të shëndetësisë, të cilët do të testohen përgjatë një muaji, duke nisur nga 16 janari deri në 16 shkurt.

Hartuar sipas emrave që kanë sjellë urdhrat e farmacistëve, mjekëve e infermierëve, janë datat për secilin profesion, ndërsa në javën e ardhshme pritet të bëhen publikë emrat referuar këtij kalendari datash. Të interesuarit, përpara se të paraqiten për të dhënë provimin, duhet të konsiderojnë disa rregulla. Së pari, komunikimi, qoftë verbal në ambientet e provimit apo me celular, është rreptësisht i ndaluar, sikundër edhe konsumi i duhanit apo ushqimeve të tjera.

Po ashtu, ndërrimi i vendit apo lëvizja gjatë provimit është penalizuese për kandidatin. Kujtojmë që ky provim jepet kundrejt një vlere të caktuar, 10 mijë lekë për herë të parë dhe 2500 për secilën herë të pjesëmarrjes. Një skualifikim gjatë provimit apo edhe mosrespektim i orarit të caktuar penalizon kandidatin. Ai jo vetëm që nuk merr pjesë në test, rrjedhimisht nuk merr licencë dhe për një vit, deri në datën e provimit të radhës, nuk mund të kërkojë vend pune.

Paketa e dokumenteve gjithashtu është e rëndësishme, bashkë me maskën mbrojtëse, e cila është futur rishtazi, pasi u hoq një herë si detyrim. Një kartë ID ose pasaportë me një kopje të saj dhe fatura origjinale me vulë për pagesën e tarifës së provimit për llogari të QSHA janë të detyrueshme për t’u futur në sallë. “Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, nënvizon QSHA në njoftimin për kandidatët.

Pesëdhjetë pikë për të marrë licencën

Lexo edhe:

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

Trump nuk ndalet, tarifon Kinën me 145%

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në sezonin e radhës, i cili do të zhvillohet në nisje të vitit të ardhshëm, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve, nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët, saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën e profilit ku aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Në rastet kur një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk do të vlerësohet si i kryer. Pjesë e sezonit të testimeve do të bëhen edhe shumë kandidatë, të cilët kanë hyrë në testime gjatë sezoneve të shkuara, por që nuk kanë arritur dot të sigurojnë pikët minimale që duhen për të qenë kalues. Këta kandidatë do të duhet të shlyejnë një tarifë më të lartë se sa kandidatët që testohen për herë të parë.

Etiketa: licensaprovimeQendra e Shërbimeve Arsimoretarife

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
BOTA

Trump nuk ndalet, tarifon Kinën me 145%

20:36 : 10/04/2025
AKTUALITET

Baste të paligjshme, kush i menaxhon lokalet “333” dhe “CR7” që kanë mbushur Tiranën

18:27 : 28/03/2025
BOTA

Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

18:26 : 14/03/2025
AKTUALITET

Akuzohet për mashtrim, gjykata i refuzon Idajet Beqiri kthimin e licencës së avokatit

15:59 : 11/02/2025
AKTUALITET

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

13:18 : 14/01/2025
Para

Luizi shpreh dashurinë për Kiarën: Më rregullon ditën, ëmbëlsirë/ Video

TË GJITHA

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

20:26 : 13/05/2025

Vota nga Diaspora i jep PS mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com