• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dhoma e Përfaqësuesve dështon sërish të zgjedhë kryetarin e ri

09:49 : 05/01/2023
në RAJONI

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e dytë nuk kanë arritur të zgjedhin Kevin McCarthy në postin e kryetarit.

Në votimet që u mbajtën të mërkurën McCarthy nuk hoqi dorë nga gara, por dështoi që të zgjidhej në rundin e katërt, të pestë dhe të gjashtë. Republikanët dhe demokratët nuk arritën as të pajtoheshin që të shtynin votimin për një natë tjetër, duke shkaktuar konfuzion.

Po ashtu, as të martën republikanët nuk arritën që në tri rundet e para të zgjidhnin kryetarin e ri, edhe pse ata kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ende nuk ka marrëveshje”, tha McCarthy teksa u largua nga një takim me republikanët. “Por, ka shumë përparim”, shtoi ai.

Megjithatë, gjatë votimeve nuk u panë shenja të përparimit. Gjatë rundeve të votimit, rezultati ishte pothuajse i njëjtë, me 20 ligjvënës konservatorë që refuzuan ta mbështesin McCarthyn. Atij i duhen 2018 vota për t’u zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve.

Lexo edhe:

SHBA| Dhoma e Përfaqësuesve miraton një plan afatshkurtër për financimin e qeverisë

Projekligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve

Gjatë votimeve të mërkurën mbrëma, mbështetja për McCarthyn ra në 201 vota, pasi disa republikanë zgjodhën që të mos votonin për të. Duke parë se nuk kanë marrëveshje, republikanët votuan që ta shtynin sërish për disa orë votimin teksa po tentojnë që të arrijnë ujdi për t’i dhënë fund kaosit të shkaktuar në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata dëshironin që të ktheheshin sërish për të votuar, por McCarthy kërkoi pushim deri të enjten.

“Mendoj se njerëzit duhet të punojnë edhe më pak. Nuk mendoj se votimet sonte do të bëjnë ndonjë dallim. Por, votimet në të ardhmen munden”, tha ai.

McCarthy, republikan nga Kalifornia, luftoi që të siguronte mbështetjen përmes takimeve të mbyllura me ligjvënësit republikanë.

Zgjedhja e kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve është kyçe, pasi pa u zgjedhur ai nuk mund të betohen anëtarët e rinj të Dhomës, të formohen komitete, të çohen përpara ligje e as të hetohet administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri duhen 218 vota nga 435 ligjvënës sa ka Dhoma.

McCarthy u bë kandidati i parë në 100 vjet që nuk arriti të zgjidhet kryetar i Dhomës në votimin e parë, pavarësisht se partia e tij ka shumicën.

Gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomë, 222-212.

Presidenti amerikan, Joe Biden, teksa po nisej për një ngjarje në Kentuki, tha se “e gjithë bota po shikon” se çfarë po ndodh në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Mendoj se është e turpshme që po zgjat kaq shumë”, tha Biden. “Nuk e kam idenë” se kush do të fitojë, shtoi presidenti amerikan.

McCarthy për dy muaj të tërë ka negociuar me disa përfaqësues republikanë për të marrë mbështetjen e tyre. Ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre në këmbim të votave, por McCarthy i ka refuzuar ato.

“Në dy muajt e fundit ne kemi punuar së bashku për të zhvilluar rregulla që fuqizojnë të gjithë anëtarët, por ne nuk fuqizojmë anëtarë të caktuar mbi të tjerët”, u tha McCarthy gazetarëve të martën.

Hera e fundit që Dhoma e Përfaqësuesve nuk zgjodhi kryetarin në votimin e parë ishte viti 1923, kur votimet zgjatën në nëntë runde votimi. Edhe atëbotë republikanët kishin shumicën në Dhomë./rel/

Etiketa: Dhoma e Përfaqësuesvekryetarin e riMcCarthy

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA| Dhoma e Përfaqësuesve miraton një plan afatshkurtër për financimin e qeverisë

08:06 : 12/03/2025
BOTA

Projekligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Përfaqësuesve

14:56 : 20/12/2024
BOTA

Trump me fuqi të plotë, Republikanët marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

22:32 : 13/11/2024
BOTA

SHBA/ Republikanët, një hap më pranë kontrollit të plotë të Kongresit

17:36 : 11/11/2024
BOTA

SHBA/ Republikanët fitojnë Senatin, në epërsi edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

15:47 : 06/11/2024
AKTUALITET

Demokratët e Lezhës votojnë sot për kryetarin e ri të degës, ja 3 kandidatët në garë

08:59 : 06/04/2024
Para

U vra nga "Kobra", babai i Visart Cengut: Kurrë s’besoja se kemi plumba për shqiptarë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com