• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rënie e ndjeshme e çmimeve të gazit natyror në Evropë

09:21 : 04/01/2023
në BOTA

Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një nivel rekord vitin e kaluar. Dimri i butë u ka mundësuar vendeve të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë.

Çmimi i gazit natyror arriti në nivel rekord 364 dollarë për megavat-orë në gusht të vitit të kaluar. Por çmimet kanë rënë që atëherë, duke arritur në 77 dollarë për negavat-orë të hënën, një shifër 50 për qind më e ulët krahasuar me një muaj më parë dhe çmimi më i ulët që nga 21 shkurti i vitit 2022, tre ditë përpara fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Eksportet e gazit nga gjigandi rus i energjisë Gazprom drejt Bashkimit Evropian dhe Zvicrës ranë me 55% vitin e kaluar, thanë drejtuesit e kompanisë të hënën. Evropa ishte më parë tregu kryesor i eksportit për Gazprom-in, por furnizimet janë ulur në mënyrë drastike për shkak të sanksioneve të lidhura me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Vendet evropiane mbushën depozitat e tyre me rezerva të gazit dhe nisën fushata për të nxitur konsumatorët të kursejnë energji gjatë dimrit. Nivelet e depozitave të rezervave evropiane ishin në nivel 83 për qind të hënën, duke pakësuar nevojën për të blerë më shumë gaz për momentin.

BE-ja është përpjekur të gjejë burime të reja të gazit natyror në përpjekjet për të pakësuar varësinë e saj të madhe nga furnizimit me gaz natyror rus. Vendet e BE-së kanë miratuar gjithashtu një mekanizëm për të vendosur çmime tavan për gazin natyror, por analistët thonë se kjo ka të ngjarë të ketë një ndikim të kufizuar në uljen e kostos që paguajnë bizneset dhe familjet.

Lexo edhe:

Greqia dhe Bullgaria me marrëveshje për të ulur varësinë nga energjia ruse

Italia arrin marrëveshje me Algjerinë për furnizimin me gaz natyror

Ekspertët kanë paralajmëruar se ulja e temperaturave mund të shkaktojë sërish rritjen e çmimeve të gazit natyror. Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu mund të shkaktojë më shumë paqëndrueshmëri në tregun e gazit natyror.

“Ai mund të përpiqet të shkaktojë përçarje mes vendeve evropiane duke pakësuar më tej sasinë eksporteve të gazi natyror në disa zona të Evropës dhe duke e shtuara të në zona të caktuara të saj”, thotë Thierry Bros, analist francez i tregut të energjisë.

Evropa do të ndeshet me vështirësi në përpjekjet për për të mbushur depozitatat e rezervave këtë verë nëse nuk merr 30 miliardë metra kub gaz rus, thotë zoti Bros.

“Çmimet rrezikojnë të rriten përsëri”, thotë ai.

Evropa tani është më e përgatitur se në janar të vitit 2022, kur depozitat e rezervave i kishte të mbushura në nivel 54 për qind, shtoi analisti Bros.

Konkurrenca midis Evropës dhe Azisë për importet e gazit natyror të lëngshëm mund të çojë gjithashtu në rritjen e çmimeve, thotë Nicolas de Warren, president i shoqatës franceze të industrive që konsumojnë më shumë energji.

Marrë nga VOA

Etiketa: eropegaz natyror

Lajme të lidhura

BOTA

Greqia dhe Bullgaria me marrëveshje për të ulur varësinë nga energjia ruse

19:21 : 16/02/2023
BOTA

Italia arrin marrëveshje me Algjerinë për furnizimin me gaz natyror

19:21 : 23/01/2023
BOTA

TAP furnizon Europën me 10 miliardë metër kub gaz natyror

10:09 : 17/03/2022
Para
Donatella Hodo

U vetëvra në burgun italian, publikohet letra e fundit e 26-vjeçares shqiptare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Përfundon Bundesliga, Dortmundi rrëmben vendin në Champions në javën e fundit (Verdiktet)

17:49 : 17/05/2025

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025

Sonte finalja e madhe e Eurovizionit, ja kur performon Shqipëria

17:37 : 17/05/2025

Dy gola dhe një penallti e humbur, Mirlind Daku “rrëmben skenën” për Rubin Kazan

17:30 : 17/05/2025

Kushner, Rama, Vuçiç trekëndësh interesash në kurriz të publikes

17:17 : 17/05/2025

Një largim i konfirmuar nga Elbasani, 5 të tjerë janë lojtarë të lirë

17:07 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com