• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

48-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

10:39 : 29/12/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një 48-vjeçare nga Fiershegani ka ndërruar jetë këtë të Mërkurë në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh.C., banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim të policisë, që erdhi vetëm pas raportimit të rastit nga media.

Dinamika mbetet e paqartë. Sipas disa raportimeve mediatike, gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, ka pasur përplasje me punonjës të bashkisë. Po ashtu, është raportuar se 45-vjeçares e cila jetonte me të atin, i ishte hequr ndihma ekonomike dhe për këtë arsye kishte shkuar në bashki. Megjithatë, Bashkia e Lushnjes e mohon. Në një njoftim që vjen pas raportimeve mediatike dhe reagimit sipërfaqësor të Policisë lokale lidhur me ngjarjen, Bashkia pretendon se nuk ka pasur përplasje mes Shpresa Canit dhe punonjësve të institucionit. Po ashtu, shprehet se Cani nuk trajtohej fare me ndihmë financiare, por me pension invaliditeti (KEMP).

Në foto: Shpresa Cani

“Sa i përket ngjarjes, sqarojme se të mërkurën rreth orës 11:00 pranë Zyres së Informacionit është paraqitur shtetesja Shpresa Cani e cila kerkoi takim me Kryetaren e Bashkise Eriselda Sefa. Pak minuta më vonë Kryetarja e Bashkise priti në zyrë të interesuarën e cila ishte e përfshirëqë nga viti 2007 në kategorine PAK si Invalide e plote nga KMCAP me diagnoze Drepanocitoze Hemozigote (semundje gjaku), me pagese mujore 11 915 lekë. Shtetesja Shpresa Cani deklaroi që jetonte vetëm me babain dhe kërkoi nga Bashkia që përvec trajtimit me KEMP nga KMCAP, të gjendej një mundesi për ndihme shtesë për të dhe babain e saj edhe nga ky institucion.

Pasi degjoi shqetësimin e Zonjës Cani, Kryebashkiakja Sefa therriti Drejtoreshen e Shërbimit Social pranë bashkisë Lushnje për të parë mundësinë e ndihmes shtesë nga buxheti bashkiak, përvec pagesës se invaliditetit. Pati një dakortësi që në janar të shihej mundësia për ta futur në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak, mirëpo në një moment Zonja Cani është ndjerë keq. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe shefi i Komisariatit Lushnjë, z.Edvin Ndreu. Ambulanca mbërriti brenda pak minutash në ambjentet e Bashkisë duke transportuar pacienten drejt Spitalit dhe pak caste më vonë mbërritën edhe efektivet e komisariatit Lushnjë”, thuhet në një njoftim të bashkisë.

Lexo edhe:

Më shumë se gjysma e bashkive në hetim nga SPAK

Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa thirret në SPAK

“Në ambjentet e bashkisë Lushnje dhe aq më pak në zyrën e kryebashkiakes, nuk ka pasur asnjë debat mes Zonjës Cani dhe përfaqësuesve të bashkisë”, thuhet më tej në njoftim.

Familjarë të së ndjerës thanë se në dijeninë e tyre, 48-vjeçarja ka ndërruar jete si pasojë e infarktit, por shtuan se presin përgjigjen përfundimtare nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Megjithatë, versionet që japin për arsyen se pse shkoi në bashki janë kontradiktore. “Unë e kam mbesë. Më thanë që i ka rënë infarkt tek bashkia po si i ka rënë nuk e di gjë. Ajo do bënte letrat e KEMP-it, por aty i ra infarkti”, tha tezja e viktimës.

“Ne u habitëm kur na erdhi haberi ka vdekur Shpresa. Ishte vetëm kur iku tek bashkia. Banonte me vllain kunatën. Kur na thanë vdiq aty unë u çmenda, me iku mbesa e re. Policia nuk ka ardhur. Nuk kishte fëmijë, nuk u martua”, u shpreh një grua, e afërm e saj.

“Iku me këmbët e veta dhe erdhi me arkivol. Tek bashkia shkoi për letrat e ndihmës ekonomike. Nga se vuante? Anemike ishte! Kishte disa shqetësime, merrte vazhdimisht gjak, ishte talasemike”, tha një e afërm tjetër.

Etiketa: bashkia lushnjeEriselda SefaShpresa Cani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më shumë se gjysma e bashkive në hetim nga SPAK

20:13 : 03/02/2025
AKTUALITET

Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa thirret në SPAK

14:12 : 14/01/2025
AKTUALITET

Lejuan 37 ndërtime të paligjshme në Lushnje, dënohen 4 inspektorët e IKMT, 2 policë dhe 6 të tjerë

09:14 : 28/03/2024
AKTUALITET

Mbyllet numërimi në Lushnje, ja rezultati

10:32 : 15/05/2023
AKTUALITET

Numërohen kutitë e para, kryeson kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Lushnjë

02:19 : 15/05/2023
AKTUALITET

VIDEO skandaloze/ Morën koshat e derdhën plehrat në rrugë, ndodh çmenduria në Lushnjë

13:07 : 18/02/2023
Para

E papritur! Efektivi i policisë humb jetën në banesën e tij, ja dyshimet e para!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com