• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Reuters” për tensionet në veri të Kosovës: Rrugët janë ende të bllokuara

23:41 : 28/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI

“Reuters” i ka kushtuar një artikull tensioneve në veri të Kosovës, duke shpjeguar të gjithë situatën e krijuar. Aty përmenden tre pikat kufitare që janë bllokuar, ku më e fundit i përket mëngjesit të sotëm, dhe arsyet të cilat çuan në përparimin e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.

BE-ja dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për ndërveprimin e menjëhershëm, në lidhje me përshkallëzimin e provokimeve dhe kërcënimeve.Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka deklaruar se mbështet dialogun midis të gjitha palëve për të zbutur tensionet.

Sipas Reuters Kremlini mohoi pretendimet e Kosovës se Rusia po ndikonte në Serbi destabilizimin e Kosovës, duke deklaruar se Serbia thjesht po mbronte të drejtat e serbëve etnikë.

Tashmë ish-polici serb i Kosovës, arrestimi i të cilit shkaktoi protesta të dhunshme nga minoriteti serb i Kosovës, do të lirohet nga paraburgimi dhe do të vendoset në arrest shtëpiak pas një kërkese nga prokuroria.

Një vendim i gjykatës i cili zemëroi zyrtarët e qeverisë së Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu.

Lexo edhe:

Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

Pantiç ishte një nga shumë serbët që u larguan nga policia dhe institucionet e tjera pasi Prishtina tha se do të zbatonte një ligj që u kërkon serbëve të heqin targat e makinave të lëshuara nga Serbia që datojnë para kryengritjes guerile të viteve 1998-99 që çoi në pavarësinë e Kosovës.

Reuters shkruan se serbët në veri të Kosovës besojnë se janë ende pjesë e Serbisë dhe i rezistojnë çdo lëvizjeje që ata i shohin si antiserbe.

Dy pika kufitare midis Serbisë dhe Kosovës u mbyllën më 10 dhjetor dhe një e treta, më e madhja për mallrat rrugore (Merdare) u mbyll sot. Një situatë e cila shkaktoi probleme tek kosovarët që vijnë nga vendet Europiane, për pushime në vendin e tyre.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla deklaroi ditën e djeshme se Serbia po synon të destabilizojë Kosovën. Ndërsa Serbia ka deklaruar se thjesht dëshiron të mbrojë pakicën e saj atje.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në veri të Kosovës refuzojnë të njohin qeverinë në Prishtinë apo statusin e Kosovës si një vend më vete. Ata kanë mbështetjen e shumë serbëve në Serbi dhe qeverisë së saj.

Kosova me shumicë shqiptare shpalli pavarësinë me mbështetjen e Perëndimit, pas një lufte të viteve 1998-99 në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur qytetarët shqiptarë etnikë.

Etiketa: KFORkufiMisioni i NATO-s në Kosovëtensioneveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

11:59 : 08/10/2025
BOTA

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025
AKTUALITET

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025
RAJONI

KFOR: Nuk janë identifikuar shkelje me dronë që rrezikojnë sigurinë në Kosovë

17:28 : 26/09/2025
RAJONI

Dronë serbë në veri të Kosovës, Policia njofton KFOR-in

13:59 : 26/09/2025
RAJONI

KFOR ndalon fluturimet mbi KEK

16:55 : 19/09/2025
Para

Dy gola në debutim, para tij vetëm Henry! Kush është "diamanti" i ri te Monaco

TË GJITHA

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Kemi ardhur për fitore, as barazim e as humbje

17:12 : 10/10/2025

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025

Avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurimit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Do marrim masa

16:36 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com