• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së

16:44 : 24/12/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Me sloganin “Jo në emrin tim”, në Prishtinë është protestuar kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa. Protesta e së shtunës u organizua nga Partia Socialdemokrate (PSD). Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje për unitet për ta kundërshtuar këtë gjykatë.

“Lufta për liri është shenja që ky është shteti jonë. Damkosja e kësaj lufte është sulm mbi Kosovën e pavarur. Edhe 23 vjet pas çlirimit, çlirimi po ka kosto”, tha ai.

Ai e ka quajtur absurd dënimin e Salih Mustafës.

“Shikoni aktgjykimin e kësaj gjykate ku thotë që duhet të dënohet komandant Cali është nëse viktima është vrarë nga plumbat e ushtrisë serbe. Kjo është e pritshme kur gjykata nuk e ka qëllim drejtësinë, por e ka qëllim dënimin e UÇK-së. Procesi i Speciales na ka nxjerrë edhe një mësim. Liria mund të fitohet një herë, por duhet të mbrohet çdo ditë”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se duhet të veprohet tash dhe të mos priten dënime të tjera. Ai shtoi se  duhet të rrëzohet edhe dënimi ndaj Mustafës.

Lexo edhe:

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

Ish-komandanti i UÇK-së udhëton për në Hagë, ftohet nga Gjykata Speciale

“Ne nuk jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë gjykatë, e as fajësuar ata që e kanë votuar këtë gjykatë… Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Nën akuzë e kemi përndjekjen për liri, i kemi themeluesit e UÇK-së, e kemi shtabin e UÇK-së, komandantë të zonave operative, prandaj atyre që u thuhet se nuk po dënohet UÇK-ja, por individët, përgjigjuni thjesht se juve nuk ju intereson as UÇK-ja”, tha ai.

U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se aty gjykohen vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.

“Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Gjykon vetëm UÇK-në, duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha ai.

Protestuesit kanë protestuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e protestuesve janë parë edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Këtu përmendim: Hisen Berisha, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi.

Gjykata Speciale, me seli në Hagë, funksionon sipas ligjeve të Kosovës. Mustafa është dënuar për vrasje të paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar. Ai është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si ‘komandant Cali’, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetë ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat ndaj tij. Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Përveç Mustafës, të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe Shala dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte. Ata akuzohen për ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Këto vepra sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Gjykata Speciale e Kosovës është formuar pas publikimit të një raporti të Këshillit të Evropës më 2011, nën autorësi të senatorit zviceran, DickMarty.

Në atë raport janë përmendur krimet e pretenduara në Kosovë.

/REL/

Etiketa: gjykata specialePrishtine proteste

Lajme të lidhura

BOTA

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

19:37 : 10/04/2025
RAJONI

Ish-komandanti i UÇK-së udhëton për në Hagë, ftohet nga Gjykata Speciale

15:59 : 20/10/2024
RAJONI

Gjykata Speciale kthehet nga pushimet, rifillon gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

08:40 : 19/08/2024
RAJONI

Gjykata Speciale liron ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj

12:36 : 15/05/2024
AKTUALITET

“Protesta kundër Gjykatës Speciale, e sforcuar”, Çejku: Ishte edhe kundër Kurtit

22:04 : 29/11/2023
RAJONI

Si ndikuan dëshmitarët kontradiktorë në procesin e Thaçit dhe të pandehurve të tjerë?

09:33 : 06/11/2023
Para

Serbia kërcënon Albin Kurtin për barrikadat

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com