• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjenerata Z: Në fillim udhëtimet, më pas puna

20:11 : 24/12/2022
në BOTA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lindurit mes viteve 1997-2012 njihen si gjenerata Z. Një pjesë e kësaj gjenerate është tashmë në moshë madhore. Por në planet e tyre nuk bëjnë pjesë elementët e një jete familjare, si një punë e qëndrueshme, apo blerja e shtëpisë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Karina Bafradzhian bisedoi me disa të rinj të këtij brezi për të mësuar më shumë për prirjet e tyre.

Lieblein 23 vjeç i përket gjeneratës Z, ose sikurse njihen ndryshe “zoomers”.

Në vitin 2021, teksa ishte ende studente, ajo i harxhoi të gjitha shpenzimet në një udhëtim në Europë. Nuk është penduar aspak për këtë, madje sot ajo po u flet mijëra ndjekësve në TikTok duke i nxitur të bëjnë të njëjtën gjë.

“Mund t’i mbledh prapë aq para sa harxhova, por nuk do jem kurrë edhe një herë 20 vjeç në një udhëtim”.

Lieblein u diplomua së fundmi dhe tani po punon si inxhiniere kompjuterike. Megjithatë përparësia e saj nuk është karriera, por udhëtimi.

Lexo edhe:

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, zbuloni ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

“Udhëtimi në 19 vende të ndryshme të Europës e ka ndryshuar botëkuptimin tim. Kisha firmosur një kontratë për të punuar çdo ditë dhe shumë orë. Por ndryshova mendje. E lashë atë punë dhe kam nisur një punë tjetër që më mundëson një balancë më të mirë mes të punuarit dhe të jetuarit. Shpresoj që të punoj nga shtëpia”.

Edhe studentja 22 vjeçare Cameon Wade shpreson që të mund të ndërthurë punën me udhëtimet. Studentja e kinematografisë beson se internet ka ndryshuar idenë tradicionale se që të punosh, duhet të shkosh në zyrë.

“Interneti është një aspekt shumë i rëndësishëm për gjeneratën tonë. Ne mund të komunikojmë me shumë njerëz duke qenë në shtëpi”.

Këta të rinj thonë se për ta ka rëndësi t’i kushtojnë kohë vetes dhe të ndërthurin aspekte të rëndësishme të jetës së tyre.

“Prindërit më thonin se nuk duhej ta lija punën që kisha, edhe pse e urreja. Më thonin se duhej të shtrëngoja dhëmbët e ta mbaja vendin e punës, sepse do vinte një ditë, që do kisha pozicionin që doja. Por gjenerata jonë nuk do të humbasë kohë. Nuk duam të jemi besnikë ndaj një kompanie, që nuk plotëson interesat tona”.

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, gjenerata Z përfaqëson brezin më të arsimuar në historinë amerikane, teksa 57% e kësaj gjenerate shkon në kolegj, apo universitet.

Sociologët bien dakord se fakti që të rinjtë nuk duan një përvojë pune tradicionale nuk i bën ata më pak produktivë. Ekspertët thonë se eksperiencat në rininë e tyre mund t’i ndihmojnë në të ardhmen.

“Studimet tregojnë se njerëzit që shpenzojnë për të krijuar përvoja janë më të lumtur se ata që shpenzojnë për të mira materiale”.

Ekspertët thonë se deri në vitin 2025, punëtorët e gjeneratës Z do të përbëjnë mbi një të katërtën e fuqisë punëtore në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA

Etiketa: planeudhetime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2025, zbuloni ku renditen Shqipëria dhe Kosova

11:09 : 08/01/2025
BOTA

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

18:50 : 27/12/2024
AKTUALITET

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Të mos bllokohen rrugët

14:21 : 21/12/2024
AKTUALITET

Deputetët nuk kursehen për luksin, shpenzuan 400 mijë euro në 8 muaj për udhëtime jashtë vendit

15:35 : 04/12/2024
BOTA

“Politika ndez fitilin”/ Analiza e REL: Plane apo përralla për destabilizim në Maqedoninë e Veriut?

11:50 : 03/12/2024
AKTUALITET

Festat e nëntorit/ Mbizotërojnë udhëtimet jashtë vendit, administrata “arratiset” drejt Turqisë

17:32 : 28/11/2024
Para

Ish-drejtuesi i Policisë: Rama në krahun e atyre që mund të kenë vrarë Martinajn

TË GJITHA

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com