• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

“S’ka kompromis me krimin”, Sveçla: Bandat kriminale ngritën barrikadat në Veri

20:04 : 20/12/2022
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Ministri i Punëve të Brendshme te Kosoves, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, se në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmban barrikadat që kanë bllokuar qytetarët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës tash e 11 ditë.

Sveçla ka thënë se “e vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim”×

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale me partnerët tanë për heqjen e barrikadave pa asnjë eskalim të mundshëm në ndërkohë këta po i armatosin bandat brenda barrikadave”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ai më tej ka thënë se Rakiq dhe bandat kriminale në verI “nuk kanë mbështetje nga qytetarët serbë në aktet e tyre kriminale prandaj tentojnë t’i frikësojnë me trillime për vrasje e për lista të paqena”.

“Nuk ka kompromis me krimin. Kushdo që në cilëndo formë ka cënuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë. Kriminelët dhe qytetarët nuk janë në të njejtën anë. Asesi nuk mund të kushtëzohet liria e lëvizjes dhe zhvillimi i të gjithë qytetarëve me lirinë e kriminelëve që me aktet e tyre terroriste kanë rrezikuar para se gjithash të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë ai.

Lexo edhe:

Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe, të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

Sulmi në Banjskë, të gjithë pjesëmarrësit në listën e INTERPOL-it

Më tej, Sveçla ka thënë se “Policia e Kosovës është një dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës si dhe në shërbim të ligjit që ju kërkon llogaridhënie shkelësve të tij”.

Reagimi i ministrit Sveçla vjen pas deklaratave të sotme të Rakiqit, se “për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës receta është shumë e thjeshtë: lirimi i serbëve të arrestuar dhe tërheqja e të gjitha njësive të policisë së Kosovës nga veriu. Ai gjithashtu nga barrikada në Rudar është marrë edhe me propagandë dhe insinuata duke thënë se kërkesa e tyre përfshin edhe “heqjen e listave sekrete dhe disa listave për vrasjen e serbëve”.

E për heqjen e këtyre barrikadave, kryeministri Albin Kurti gjatë të hënës ka thënë se do të angazhohet KFOR-i derisa ka shtuar se të njëjtit kanë kërkuar edhe pak kohë.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Lidhur me situatën atje dhe heqjen e barrikadave, Telegrafi ka pyetur KFOR-in nëse pritet të ndërmerret ndonjë veprim për heqjen e tyre gjatë këtyre ditëve.

Në përgjigjen e tyre thuhet se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

“KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë, duke përfshirë edhe me trupa shtesë dhe shtim të patrullimeve në veri të Kosovës këtë javë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafin.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në veri të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor. /Telegrafi

Etiketa: Tensionet në veri të KosovësXhelal Sveçla

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe, të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

15:28 : 10/12/2024
RAJONI

Sulmi në Banjskë, të gjithë pjesëmarrësit në listën e INTERPOL-it

21:07 : 16/02/2024
RAJONI

Sveçla: Armatimi i konfiskuar në veri, sinjal për nivelin e përgatitjeve të sulmeve nga Serbia

14:34 : 16/10/2023
AKTUALITET

Evakuimi i shqiptarëve nga Izraeli, mes tyre edhe vajza e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës

08:49 : 09/10/2023
BOTA

Vrasja e policit/ Svelça: Kemi gjetur dokumente ruse, Rusia dhe Serbia janë në të njëjtën linjë

23:40 : 30/09/2023
RAJONI

Sveçla: Mbi 80 terroristë ishin në Banjskë

09:22 : 30/09/2023
Para

VIDEO/ 4 mln njerëz në rrugë, pritje e çmendur për Kupën e Botës në Buenos Aires

TË GJITHA

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com