• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Peleshi ndryshon mendje: Do blihen dy mjete ajrore për shuarjen e zjarreve

13:03 : 19/12/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Shqipëria nuk ka asnjë avion që të përdoret kundër zjarreve dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi në korrik në Komisionin e Sigurisë se qeveria ku ai bën pjesë se një investim i tillë është i panevojshëm, pasi një mjet i tillë fluturues kushton 50 mln euro.

Por 2 muaj më pas Peleshi do të fliste ndryshe ndërsa paralajmëroi se Shqipëria do të krijojë një flotë të plotë të helikopterëve.

Dhe ditën e sotme Ministri Peleshi në përfundim të mbledhjes së Qeverisë lajmëroi se është miratuar marrëveshja për blerjen e dy helikopterëve që do të përdoren për rastet e zjarreve në vend.

Ai tha se qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen ndërqeveritare me Italinë për ngritjen e sistemit të mbrojtjes civile dhe pritet të ratifikohen në janar nga parlamenti shqiptar. Ai theksoi se nga kredia prej 30 milionë eurosh do të financohen qendrat e mbrojtjes civile, sallat operacionale në të gjithë territorin, baza logjistike, blerja e mjeteve zjarrfikëse dhe dy mjete ajrore, për të cilat Peleshi nuk e tha vlerën.

“Parashikon sistemin e mbrojtjes civile dhe është i shtrirë në të gjithë territorin dhe të gjitha nivelet e institucionet. Sistemi merr financim e mbështetje nga kjo kredi prej 30 mln euro. Do të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile në Tiranë dhe më pas në të gjitha prefekturat e vendit. Sallat operacionale të pajisura me kompjutera dhe të lidhura në rrjet. Pranë këtyre 4 qendrave do të ndërtohen dhe struktura për kërkim-shpëtimin, për zjarr, përmbytje, tërmet e orteqe. Parashikohet blerja e automjeteve zjarrfikës dhe logjistika për përmbytje, aksidentet rrugore dhe kërkim-shpëtim. Pjesë e kredisë është parashikuar edhe blerja e dy mjeteve ajrore sidomos për zjarret, për periudhën e vështirë të verës. Kamp trajnimi për zjarrfikësit, forcat emergjente dhe forcat e armatosura dhe me laboratorë simulimi. Me këtë financim, kompletojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes civile në vendin tonë. Nuk them vlerën për mjetet ajrore, por brenda kësaj kredie mund të akomodojnë këto mjete”, tha ministri.

Lexo edhe:

PS nuk miratoi shkarkimin e Peleshit, Bardhi: Kryevartës i Taulant Ballës

PS rrëzoi kërkesën për shkarkimin e Peleshit/ Berisha: S’dinë rregullore, marrin vetëm urdhra

Sipas Peleshit, sfidë mbetet mirëmbajtja e helikopterëve, pasi nuk mund të kryhet brenda vendit. Ai njoftoi gjithashtu prishjen e kontratës me Italinë për shërbimin e mjeteve ajrore dhe kalimin e saj agjencisë së NATO-s.

“Sfida jonë është që kur investohet për mjete ajrore të reja është mirëmbajtja. Brenda vendit nuk kemi kompani të specializuara për helikopterët. Na duhet të blejmë këtë shërbim jashtë dhe kostot e transportit janë të mëdha dhe jo të gjitha kontratat performojnë si duhet dhe futemi në kalvare vonesash si rasti i helikopterit në Itali që u bënë 2 vjet dhe ajo kontratë nuk e performon dhe jemi në ndërprerje të kontratës me Italinë. Kemi filluar bisedimet me agjencinë e NATO-s sapo helikopteri të çlirohet nga kontrata me Italinë do të dërgohet në agjencinë e NATO-s për t’u kryer shërbimi nga ana e tyre”.

Etiketa: helikopterëNiko Peleshivendim qeverie

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS nuk miratoi shkarkimin e Peleshit, Bardhi: Kryevartës i Taulant Ballës

11:47 : 30/10/2025
AKTUALITET

PS rrëzoi kërkesën për shkarkimin e Peleshit/ Berisha: S’dinë rregullore, marrin vetëm urdhra

11:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Peleshit, Ivi Kaso: Synojmë rikthimin e autoritetit dhe dinjitetit institucional

10:29 : 30/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025
Para

Ambasada e SHBA-ve thirrje qytetarëve: Kujdes nëse udhëtoni në këtë shtet

TË GJITHA

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama i “shpërbleu” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025

Kapet në flagrancë trafikanti i viçave nga Maqedoni e Veriut: Kam lidhje me policinë, 200 mijë lekë koka

21:15 : 30/10/2025

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com