• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

DW: Bosnje-Hercegovina, vend kandidat i BE-së falë gjeopolitikës

Bosnje-Hercegovina pret prej vitesh që të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Tani BE për arsye gjeopolitike dha dritën e gjelbër. Cili është qëndrimi i politikanëve gjermanë?

11:33 : 19/12/2022
në RAJONI
Parlamenti boshnjak

Parlamenti boshnjak

Ka një kohë të gjatë që në politikën europiane, Bosnje-Hercegovina nuk luan më ndonjë rol. Tmerri i luftës së Bosnjes dhe gjenocidi në Srebrenicë janë harruar në masë të madhe dhe zbehur. Ky vend ndodhet prej kohësh në një paralizë politike, kartelet politike etno-nacionaliste të tre etnive, boshnjake, serbe dhe kroate pengojnë gati të gjitha reformat, njerëzit e braktisin vendin me shumicë. Në këto kushte as nuk mendohej më për integrimin europian sipas premtimit të para dy dekadave.

Por tani B-H është vend kandidat i BE. Në samitin e Brukselit, krerët e shteteve dhe qeverive europiane vendosën për këtë, gjashtë vjet pas ky vend aplikoi për anëtarësimin në BE, por nuk zbatoi asnjë nga reformat e kërkuara. Megjithatë pa asnjë dallim politikanët gjermanë e vlerësojnë pozitivisht këtë vendim, “si një sinjal shumë pozitiv për njerëzit në Bosnje-Hercegovinë” dhe një hap “që duhej të bëhej prej kohësh”. DW iu drejtua me pyetje ndër të tjera Boris Mijatovic (Të Gjelbrit), Adis Ahmetovic dhe Jasmina Hostert (SPD) si edhe Thomas Hackerit (FDP) – katër politikanë që angazhohen për këtë rajon.

Arsye gjeopolitike

Asnjë nga politikanët nuk është i mendimit se dhënia e statusit kandidat është rezultat i progresit të zhvillimit institucional dhe demokratik të këtij vendi. Si arsye shikohet dimensioni gjeopolitik dhe shqetësimi për stabilitetin dhe sigurinë në Europë. “Lufta agresore kundër së drejtës ndërkombëtare që nisi Rusia në Ukrainë ka sjellë dinamika të reja në politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit në BE, të cilat pa këtë luftë nuk do të kishin këtë ritëm”, thotë Thomas Hacker, raportues i FDP-së për vendet e Ballkanit. “Tek kjo dinamikë bën pjesë pa dyshim edhe statusi i vendit kandidat për Bosnje-Hercegovinën.”

Lexo edhe:

Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

Analiza e DW: Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

Edhe politikani i gjelbër, Boris Mijatovis është i mendimit se “kemi të bëjmë me një situatë gjeopolitike serioze, që u krijua dhe ashpërsua pas sulmit të Federatës Rusë ndaj një fqinji sovran.” Nëse BE nuk e bën realitet premtimin e saj, atëherë boshllëku do të mbushet nga vende të tjera si “Rusia, Kina apo të tjerë”, tha Mijatovic për DW. Deputeti socialdemokrat i Bundestagut, Adis Ahmetovic thotë se Ballkani Perëndimor duhet të “konsiderohet një rajon me rëndësi gjeopolitike dhe integrimi në BE duhet të çohet përpara.” Ahmetovic paralajmëron, se Ballkani nuk duhet të bëhet një portë e hapur për konfliktin tjetër në Europë.

Motivim për politikën e brendshme

Në të njëjtën kohë dhënia e statusit kandidat mund të kthehet në një impuls të madh për të zhvilluar më tej demokracinë dhe shtetin ligjor në vend, theksojnë politikanët gjermanë. “Lidershipi politik i vendit duhet ta përdorë këtë vendim tani për të zbatuar reformat e nevojshme”, thekson politikani liberal, Thomas Hacker. “Statusi i vendit kandidat duhet të bëhet motivim për përpjekje edhe më të mëdha.”

Këtë e shpreson edhe Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt. Për DW ai tha se “ky është një shans unik për Bosnje-Hercegovinën. Statusi kandidat është një hap vendimtar për afrimin me BE dhe një të ardhme si vend anëtar i BE.” Por Schmidt paralajmëron, se ky vend duhet të jetësojë premtimin për t’u kthyer në një vend multietnik prosperues dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit e vet. Politikani gjerman i CSU, Schmidt premton një angazhim më të madh të BE. Edhe deputetja e Bundestagut, socialdemokratja Jasmina Hostert është e mendimit që BE duhet të angazhohet më shumë në Bosnje-Hercegovinë. “Përpjekjet për reforma merren në konsideratë nga BE dhe ajo e mbështet Bosnje-Hercegovinën në tejkalimin e krizave që kemi në Europë.” Por tani është koha që fjalët të bëhen vepra. “Pas 20 vitesh perspektivë është koha për më shumë se hapja e një horizonti.”/DW

Etiketa: Bosnje Hercegovinagjeopolitikevend kandidat i BE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Financial Times: Loja gjeopolitike pas investimit në Sazan

17:24 : 03/02/2025
AKTUALITET

Analiza e DW: Ballkani më shpejt në BE prej tensioneve gjeopolitike?

08:15 : 31/10/2024
RAJONI

Von der Leyen konfirmon rekomandimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjës

10:56 : 12/03/2024
RAJONI

Shtuni: Kosova dhe Bosnja, të cenueshme nga radikalizimi

13:04 : 04/03/2024
BOTA

Cilat janë shqetësimet e fuqisë blerëse në Zvicër?

19:42 : 30/01/2024
BOTA

10 zhvillimet gjeopolitike që do të prekin botën në 2024

15:46 : 17/01/2024
Para

Çfarë po ndodh? Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 23 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 22/06/2025

Hakmarrje tani, më vonë ose kurrë: Cilat mund të jenë lëvizjet e Iranit pas sulmit nga SHBA?

22:51 : 22/06/2025

Shqiptari kapet duke shitur doza kokaine në Itali/ Burgu i falet, dëbohet drejt Tiranës

22:42 : 22/06/2025

Sulmi ndaj Iranit/ Ambasadori rus në OKB: SHBA-të kanë hapur një “kuti të Pandorës”

22:29 : 22/06/2025

VIDEO/ E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit

22:19 : 22/06/2025

Shqiptari nga Irani: Lideri iranian ka thënë se bomba bërthamore është haram!

22:00 : 22/06/2025

SHBA “prodhon” 1000 milionerë të rinj çdo ditë

21:48 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com