• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

KFOR-i konfirmon se ka marrë letër nga Serbia: Po e shqyrtojmë

09:37 : 17/12/2022
në RAJONI

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se kanë pranuar një letër nga Serbia, e cila kërkon kthimin e një numri pjesëtarësh të forcave të saj të sigurisë në Kosovë.

“Aktualisht letra është duke u shqyrtuar”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it në të cilën nënvizohet se kjo forcë “vazhdon të jetë jashtëzakonisht syçelë dhe plotësisht e përgatitur të përmbushe mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Ky njoftim u bë disa orë pasi ministri serb i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç, u tha medieve serbe se u është dorëzuar zyrtarisht forcave të KFOR-it kërkesa për kthimin e një numri forcash serbe të sigurisë në Kosovë.

Presidenti Serb, Aleksander Vuçiç, tha të enjten se do të kërkohet kthimi i “disa qindra, deri në njëmijë forcave serbe të sigurisë në Kosovë”, ndonëse shprehu bindjen se KFOR-i nuk do ta pranojë këtë kërkesë.

Beogradi i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vitit 1999 në të cilën parashihej kthimi i një numri të personelit ushtarak dhe policor jugosllav për të kryer disa funksione si “ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimin/pastrimi i fushave të minuara; mbajtjen e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtjen e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare”.

Lexo edhe:

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Kosova në atë kohë cilësohej pjesë e asaj që kishte mbetur nga ish Jugosllavia. Nëntë vjet pas miratimit të Rezolutës 1244, Kosova shpalli pavarësinë e saj që njihet nga vendet kryesore perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia.

Rezoluta përcaktoi edhe mandatin e forcave paqeruajtëse të NATO-s që kujdesen për sigurinë e Kosovës, të cilat nuk dhanë të premten më shumë hollësi rreth kërkesës serbe që pasoi tensionet e fundit në veriun e Kosovës, ku për të shtatën ditë me radhë grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët kryesore.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të mërkurën pas një takimi me presidentin serb Vuçiç se Shtetet e Bashkuara refuzojnë një kthim të tillë, duke nënvizuar se “kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit”.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën që forcat serbe të sigurisë të kthehen në Kosovë, por theksoi se, kjo është çështje politike që kërkon zgjidhje politike.

Nga diplomatët evropianë ishte ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila e cilësoi kërkesën serbe plotësisht të papranueshme.

Paralajmërimi i Beogradit, që është përsëritur disa herë ditëve të fundit nga zyrtarë serbë, nga autoritetet në Kosovës është cilësuar si një kërcënim më agresion.

Një pjesë e opozitës në Serbi tha gjatë javës se një kërkesë e tillë është e parealizueshme dhe po përdoret për nevoja të brendshme të pushtetit serb.

Milija Bishevac nga nisma qytetare për Zubin Potokun, tha se kërkesa e Serbisë për kthim të trupave në Kosovë tingëllon e pakuptimtë.

“Vet presidenti Vuçiç ka thënë se kjo nuk është e arritshme dhe do të marrë përgjigje negative, atëherë përse e bën një kërkesë të tillë? Përse t’i kthehemi Rezolutës 1244 kur kemi parasysh faktin se të gjitha marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara pikërisht nga kjo qeveri në dhjetë vjetët e fundit, janë në kundërshtim me këtë rezolutë”, tha Bishevac.

Ai i bëri këto komente gjatë një debati me temën “Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës – cila është zgjidhja e qëndrueshme?”, të organizuar Qendra Mediale në Çagllavicë afër Prishtinës në të cilin u tha se situata aktuale në marrëdhëniet Kosovë – Serbi është më e ndërlikuar në vitet e fundit.

“Është e qartë se nuk ka kapacitete demokratike as nga njëra palë, as nga tjetra. Të dy palët, Serbia dhe Kosova, serbët (e Kosovës) po i përdorin si mjet për qërim hesapesh mbi situatat që nuk janë zgjidhur deri më tani”, tha politikani lokal serb Momçillo Trajkoviç.

Autoritetet në Kosovë thanë se situata në veriun e vendit vazhdon të jetë e pandryshuar dhe rrugët po mbahen të bllokuara. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që KFOR-i të zhbllokojë rrugët në veri, ndërsa diplomatët perëndimorë kanë thënë ditëve të fundit se preferojnë rrugët diplomatike për zgjidhjen e situatës në veri dhe bllokadat duhet të hiqen nga ata që i kanë vendosur./VOA

Etiketa: KFORnatoserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbët shënojnë Vidovdanin në Gazimestan, Kurti: Ka rrezik për incidente

11:14 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
RAJONI

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar!

21:56 : 27/06/2025
BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
RAJONI

Deputeti gjerman: BE të njohë Kosovën dhe ta anëtarësojë në KiE

17:30 : 27/06/2025
Para

Moti i keq/ Bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, pjesë e autostradës Milot-Thumanë

TË GJITHA

Shkrumbohen nga zjarri 4 rulota në Tiranë

12:52 : 28/06/2025

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com