• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sali Mustafa dënohet më 26 vjet heqje lirie për krime lufte

21:35 : 16/12/2022
në RAJONI

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte me seli në Hagë e shpalli fajtor dhe e dënoi me 26 vjet heqje lirie Sali Mustafën një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën akuzat për krime lufte.

Aktgjykimi i sotëm paraqet edhe vendimin e parë të kësaj gjykate.

Salih Mustafa, u shpall fajtor nën akuzat për vrasje dhe torturë në një qendër paraburgimi në Kosovë, ku prokurorët thonë se të burgosurit, kryesisht shqiptarë të Kosovës që ishin kundërshtarë politikë të UÇK-së, rriheshin dhe torturoheshin çdo ditë

Trupi gjykues tha se Sali Mustafa ka marrë pjesë personalisht në rrahjen dhe torturimin e të paktën dy të burgosurve dhe i lejoi vartësit e tij të keqtrajtonin një tjetër aq rëndë sa ai vdiq më vonë.

Sipas akuzës, krimet dyshohet të jenë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash të komunës së Prishtinës.

Lexo edhe:

Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

Më 13 shtator prokurorët në Hagë kërkuan që zoti Mustafa të dënohet me 35 vjet heqje lirie, nën pretendimet se kishte drejtuar një “dhomë torture” gjatë luftës së viteve 1998-99.

Sali Mustafa, 50 vjeçar, i ka mohuar akuzat dhe avokatët e tij thanë se dëshmitarët e prokurorisë i kanë shpikur rrëfimet e tyre.

Procesi kundër zotit Mustafa filloi në shtator të vitit 2021 në Gjykatën e Posaçme të Kosovës më seli në Hagë. Ai u arrestua në shtator të vitit 2020 nën akuzat për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Aktualisht në Hagë ndodhen edhe ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët u arrestuan në nëntor të vitit 2020

Gjykata e Posaçme që njihet me emrin Dhomat e Specializuara, u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Ngritja e gjykatës së posaçme si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Më shumë se 13 mijë veta besohet se janë vrarë gjatë kryengritjes së viteve 1998-99 në Kosovë, kur ajo ishte ende nën administrimin serb nën presidentin e atëhershëm Slobodan Millosheviç. Lufta mori fund më ndërhyrjen e NATO-s dhe Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Beogradi i mbështetur nga Moska vazhdon ta kundërshtojë shtetësinë e saj./VOA

Etiketa: krime lufteSali Mustafa

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Millosh Plleskoviç dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

12:18 : 31/07/2025
RAJONI

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

12:59 : 17/07/2025
RAJONI

Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Kaçanik

11:21 : 30/06/2025
BOTA

Ish-zyrtari i administratës Biden pranon dështimin në Gaza: Izraeli kreu krime lufte!

20:12 : 03/06/2025
BOTA

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

19:37 : 10/04/2025
RAJONI

Aktakuzë ndaj tre personave për krime lufte në Kosovë

17:18 : 21/03/2025
Para

Virusi RSV në qarkullim? Mjekët: Po prek fëmijët, temperatura zgjat deri në 10 ditë

TË GJITHA

Ndjekje si në filma, shqiptarit i gjenden 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro në Itali

20:46 : 13/08/2025

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025

Romë, shqiptari kapet duke vjedhur restorantin me karrocë verash

20:28 : 13/08/2025

Superkupa e Evropës/ PSG dhe Tottenham publikojnë formacionet zyrtare

20:23 : 13/08/2025

“Situata është shumë e rëndë ”, banori i Nartës: Gjithçka po digjet

20:18 : 13/08/2025

Lech Poznań “ia hedh” me 50 mijë euro gjobë për banerin shovinist ndaj Kosovës

20:11 : 13/08/2025

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com