• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çpo ndodh në Veri? Të shtëna me armë e shpërthime, reagon policia e Kosovës

17:28 : 06/12/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e kësaj të marte janë regjistruar disa incidente në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës së Veriut, por deri në këto momente nuk është raportuar për të lënduar.

Në sqarimin e policisë thuhet se dyshohet për shkrepje armësh e shpërthime dhe gjithashtu bëhet e ditur se protestuesit kanë hedhur në erë zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Sipas komunikatës për media, këto incidente kanë ndodhur pasi njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok dhe veriun e Mitrovicës me qëllim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

“Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri,  Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore”, thuhet në njoftim.

Katër komunat në veri – Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi – janë pa kryetarë qysh në fillim të nëntorit, kur ata kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Lexo edhe:

Kurti: Ja pse Serbia po shton sulmet terroriste në Veriun e Kosovës

Deputetja britanike: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar – i kundërshton këto zgjedhje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për, siç tha, “terror” ndaj serbëve.

Në një postim në Twitter, ai publikoi disa fotografi ku, siç tha, duken ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor na Mitrovicë të Veriut, “të shkatërruara nga forcat speciale” të Kosovës.

REL nuk e konfirmoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e atyre fotografive.

Përmes një komunikate për media, të publikuar më herët, Petkoviq tha se qëllim i Kurtit është që “me dhunë dhe me armë t’i rrëmbejë katër komunat në veri” dhe “në to të instalojë përfaqësues shqiptarë, përmes zgjedhjeve jolegale dhe jolegjitime”.

“Të gjithën e ka kurdisur dhe ia ka bërë regjinë Albin Kurti, derisa në Tiranë po mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor”, tha Petkoviq.

Komunikata e plotë e policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri,  Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Etiketa: konflikti kosove-serbite shtena e armeveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Ja pse Serbia po shton sulmet terroriste në Veriun e Kosovës

19:09 : 02/12/2024
BOTA

Deputetja britanike: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës

21:56 : 14/09/2024
RAJONI

Franca i bën thirrje Kosovës të mos bëjë ndonjë “veprim tjetër të njëanshëm” në veri

17:21 : 09/08/2024
RAJONI

Kush qëndron pas pompave të mbyllura të karburantit në veri të Kosovës?

12:51 : 20/07/2024
RAJONI

O’Brien: Veriu i Kosovës në mesin e rreziqeve për sigurinë në Ballkan

08:49 : 09/07/2024
RAJONI

QUINT dhe BE kritikojnë qeverinë e Kosovës për shpronësimin e tokave në veri

13:17 : 06/06/2024
Para

Çfarë ndodh me temperaturat ditën e mërkurë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com