• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Call-center kokaine 24/7”/Fituan 2 mln paund, 50 vite burg për 5 shqiptarët (EMRAT)

09:35 : 29/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një gjykatë në Mançester të Britanisë së Madhe ka dënuar me 50 vite burg në total një grup prej 5 shqiptarësh, të cilët drejtonin një “call-center” që funksiononte për të marrë telefonata nga klientë që blinin kokainë në disa zona përreth qytetit.

Ata e organizonin grupin e tyre, nëpërmjet një qendre thirrjesh të vendosur në një banesë, ku me anë të një telefoni celular, klientët mund të porosisnin lëndën narkotike. Një celular i veçantë përdorej më pas për të dërguar korrierët për të shpërndarë drogën.

Operacioni i shpërndarjes së drogës kishte si bazë Preston dhe Chorley dhe funksiononte 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë. Prej këtij “call-centeri droge” vlerësohet që 5 shqiptarët të kenë furnizuar me dhjetëra kilogramë kokainë zonën, me fitime që vlerësohet të arrijnë në rreth 2 milionë paund.

Grupi u shpërbë pas një hetimi të gjatë dhe kompleks nga “Lancashire Constabulary”. Pesë anëtarët kryesorë u burgosën pasi u shpallën fajtor dhe dënuan për furnizimin me drogë e cilësuar si e klasit A, pas një gjyqi që nisi në fillim të këtij viti.

“Koka” e grupit sipas mediave britanike ishte 35-vjeçari Bekim Hasmegaj, banues në Marchwood Close, Blackrod. Ai u dënua me 10 vite burg, ndërsa 25-vjeçari Albi Hoxhaj, i cili punonte në qendrën e thirrjeve u burgos për 5 vite e 10 muaj.

Lexo edhe:

Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet shqiptari në Romë/ VIDEO

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

Ndërkohë, 33-vjeçari Klevis Prenci, banues në Lee Lane, Horwich u burgos me katër vjet e dy muaj. Ai u dënua më herët me burgim prej tre vitesh e nëntë muajsh për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimi.

Prenci konsiderohej si njeriu kyç në grupin e shpërndarjes pasi ishte përgjegjës për ndarjen e drogës në porcione, mbledhjen e parave dhe furnizimin e korrierëve.

Sa i përket 37-vjeçarit Altin Nikolli nga Anglebank, Horwich, ai u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burg. Ai ishte i përfshirë në stafin e “call-center”. Ai merrej me strehimin dhe kujdesin për korrierët e rinj.

Aurel Hila, 39 vjeç, luajti një rol më të vogël për bandën. Ai u largua nga Britania dhe u dënua në mungesë për pesë vjet.

Ndërkaq, pesë anëtarë të tjerë të grupit që vepronin si korrierë ishin dënuar më parë me 14 vjet e dy muaj gjithsej për posedim të drogës me qëllime përfitimi.

Afati total i burgut për grupin është 48 vjet e 2 muaj. Gjatë hetimeve, prokurorët e përshkruan operacionin si “i ngjashëm me një kompani taksish” me linja telefonike që funksionojnë 24/7.

Rosalind Scott-Bell e përshkroi ndërmarrjen “si një biznes familjar”, duke shtuar: “Është e qartë se furnizimi i drogës ishte i shkëlqyeshëm dhe i shpejtë”. Detektivja Fiona Jackson, nga Policia e Lancashire , tha: “Këto dënime të rëndësishme vijnë si rezultat i një hetimi kompleks nga oficerët dhe stafi ynë dhe unë do të doja t’i falënderoja ata për profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhur në rrëzimin e këtij grupi të krimit të organizuar. Ne do të vazhdojmë të ndjekim pa pushim ata që janë të përfshirë në krimin e organizuar, duke ndërprerë dhe çmontuar operacionet e tyre”.

“Ne do të sigurojmë që personat e përfshirë në krim të rëndë dhe të organizuar të mos përfitojnë financiarisht nga aktivitetet e tyre duke sulmuar financat e tyre, duke e bërë më të vështirë lëvizjen, fshehjen dhe përdorimin e produkteve të krimit”, shtoi ajo.

Etiketa: arrestohet shqiptariArrestohet shqiptari ne Anglishqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me thikë, “Molotov” dhe kërcënime për borxhin e drogës, arrestohet shqiptari në Romë/ VIDEO

12:58 : 06/11/2025
AKTUALITET

Itali – Udhëtonte me kamion i armatosur me një “Beretta” të fshehur në të brendshme, arrestohet shqiptari

10:49 : 05/11/2025
AKTUALITET

22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, i bëhet gjyq rekord dhe dënohet me burg

10:17 : 04/11/2025
AKTUALITET

I vodhi pronarit grek 130 mijë euro dhe u arratis! Shqiptari kapet pas një viti në Itali

10:03 : 25/10/2025
AKTUALITET

E kishte kthyer shtëpinë në laborator kokaine, arrestohet shqiptari në Itali. I gjenden 70 mijë euro cash

11:06 : 23/10/2025
AKTUALITET

U arratis nga burgu grek, arrestohet pas gati 1 muaj në kërkim 27-vjeçari shqiptar/ EMRI

12:15 : 15/10/2025
Para
Foto marrë nga Instagrami

Milaim Zeka: Mallkimi më i madh për një shqiptar, kur vendos të ikë nga vendi i vet

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com