• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Super-karteli/ Furnizonin 1/3 e BE me kokainë, 49 në pranga, 8 bosat kapen në Dubai

12:59 : 28/11/2022
në AKTUALITET, BOTA, LAJMI I FUNDIT

Një ‘super-kartel’ droge që kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë është shkatërruar nga një aksion i përbashkët i policisë angleze, Gardëës Civile spanjolle dhe Europolit.

Operacioni policor i koduar si “Drita e shkretëtirës”, po cilësohet si historik nga autoritetet spanjolle dhe britanike, pasi ka çuar pas hekurave 49 persona në vende të ndryshme, përfshirë Francën dhe Dubain.
Operacioni i madh ndërkombëtar çoi në sekuestrimin e 30 tonëve kokainë si dhe supermakina të bandës, vila luksoze dhe grumbuj parash në bastisjet që u zhvilluan të koordinuara.

Policia spanjolle ka bërë me dije se lideri i organizatës është një “shtetas britanik”, i cili u largua nga baza e tij e mëparshme në Costa del Sol për t’u fshehur në Dubai, ku është vendosur Grupi i Krimit të Organizuar “Kinahan”, pas një tentative rrëmbimi.

Më pas “lordi i drogës” u arrestua në Dubai. Një tjetër britanik ndërkohë u arrestua në Costa del Sol, sipas një burimi të policisë spanjolle, ndërsa oficerët bastisën një sërë vilash në Marbella, Madrid dhe Barcelonë.

“Kupolat e drogës të konsideruara si objektivat më me vlerë nga Europoli ishin bashkuar për të formuar atë që njihej si një “super kartel” që kontrollonte rreth një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë. Shkalla e importit të kokainës në Evropë nën kontrollin dhe komandën e të dyshuarve ishte masive dhe mbi 30 ton drogë u sekuestruan nga forcat e rendit gjatë hetimeve”, njoftoi agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së, Europol.

Lexo edhe:

EMRAT+VIDEO/ Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Tiranë, 15 në pranga

“Çunat duan 100-200 kg”, vëllezërit Beqiraj zbulojnë linjën e kokainës Francë-Zvicër

Europol nënvizoi se Dubai kishte arrestuar dy të dyshuar të rëndësishëm që janë të lidhur me Holandën, dy të tjerë të lidhur me Spanjën dhe dy të tjerë të lidhur me Francën.

“Një nga të dyshuarit holandezë është një peshk jashtëzakonisht i madh”, tha një burim i Europol për gazetën franceze AFP në kushte anonimiteti.

Dhjetë persona u arrestuan në Belgjikë, gjashtë në Francë dhe 13 në Spanjë. 14 persona të tjerë u arrestuan në vitin 2021 në Holandë si pjesë e të njëjtit operacion.

Një nga të arrestuarit në Dubai mendohet të jetë një shtetas panamez që furnizonte kokainën.

Një zëdhënës tha: “Ai dyshohet se është përgjegjës për futjen e drogës në portin e Manzanillo në Panama, i cili gjithashtu kishte lidhje me baronët e tjerë të drogës në Dubai”.

Policia spanjolle tha se më shumë se 500,000 euro u konfiskuan gjatë një bastisjeje në një seri vilash luksoze në Spanjë, së bashku me tre armë, makina dhe ora luksoze.

Garda Civile thotë se disa nga automjetet kishin vlerë rreth 300,000 euro secila. Pamjet e publikuara nga Garda Civile sot treguan oficerë të armatosur rëndë që hynë me forcë në pallate ku bënë disa nga arrestimet dhe morën të dyshuarit në pranga.

Në Spanjë, Garda Civile tha se operacioni i tyre, i quajtur Operacioni Faukas, kishte filluar me sekuestrimin e 700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias në mars 2020.

Një zëdhënës i policisë spanjolle tha: “Gjatë hetimit, oficerët zbuluan se një organizatë kriminale po kontrabandonte kontejnerë me kokainë përmes porteve të Barcelonës, Valencias dhe Algeciras”.

“Ata zbuluan gjithashtu se një biznes kompleks i pasurive të paluajtshme ishte organizuar në Costa del Sol për të pastruar të ardhurat nga fitimet e marra nga kontrabanda e drogës. Udhëheqësi i kësaj organizate u identifikua si një britanik i lidhur me Costa del Sol, i cili duhej të linte Spanjën dhe të shkonte në Dubai pasi ishte subjekt i një tentative rrëmbimi. Nga Dubai ai vazhdoi të drejtonte dhe koordinonte aktivitetet kriminale të organizatës, duke mbajtur në të njëjtën kohë kontakte të trafikut të drogës dhe interesa biznesi me pjesën tjetër të bosëve të drogës me bazë në këtë qytet të emiratit”, thuhet më tej në njoftim.

Screenshot 2022-11-28 123527
Screenshot 2022-11-28 123648
Screenshot 2022-11-28 123659
Screenshot 2022-11-28 123542
Screenshot 2022-11-28 123601
Screenshot 2022-11-28 123611
Screenshot 2022-11-28 123628
Screenshot 2022-11-28 123638

Bastisjet dhe arrestimet ndodhën në të gjithë Evropën dhe në Dubai midis 8 dhe 19 nëntorit.

“Organizata kriminale me bazë në Spanjë kishte dy struktura të diferencuara, pjesa që kishte për detyrë nxjerrjen e drogës në portet detare dhe tjetra përgjegjëse për pastrimin e parave nëpërmjet firmave të pasurive të paluajtshme. Pjesa e parë ishte e vendosur midis provincave të Barcelonës dhe Malaga-s dhe kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në Portin e Barcelonës”, sqarohet në vijim.

Struktura që pastronte paratë përbëhej nga dy bullgarë, njëri prej të cilëve ishte një objektiv me vlerë të lartë për Europolin, dhe tre persona me origjinë spanjolle, duke përfshirë një punonjës porti të Barcelonës, i cili ishte përgjegjës për hyrjen dhe daljen e automjeteve.

“Pjesa tjetër ishte e përbërë nga persona të cilëve u kishte besuar lideri kryesor i organizatës kriminale. Ai bazohej në Costa del Sol, qendra nervore për aktivitetet e saj financiare ku ata kishin blerë prona me vlerë më shumë se 24 milionë euro dhe kishin pastruar paratë e tyre të drogës”, shtohet më tej.

Etiketa: 49 te arrestuargoditet banda e kokaines

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT+VIDEO/ Goditet rrjeti i shpërndarësve të drogës në Tiranë, 15 në pranga

12:15 : 10/11/2022
AKTUALITET

“Çunat duan 100-200 kg”, vëllezërit Beqiraj zbulojnë linjën e kokainës Francë-Zvicër

22:27 : 09/10/2022
BOTA

Shkatërrohet banda e trafikut të kokai*ës, arrestohen 27 persona

23:15 : 19/10/2021
Para

Si festohet në kullën e Isa Boletinit festa e flamurit? Flet stërnipi i tij

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com