• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shumë televizione, por vetëm pak realizojnë fitim në pasqyrat financiare

23:25 : 26/11/2022
në AKTUALITET

Tregu i reklamave në Shqipëri mbetet relativisht i ulët. Për më tepër, shpenzimet e marketingut janë të parat që shkurtohen nga bizneset sa herë që ka krizë apo rënie të të ardhurave.

Ky treg i vogël nuk i ka penguar investimet në televizione që sa vijnë e shtohen, sidomos ato të fokusuara tek informacioni. Investimi fillestar nuk është i ulët, ai kërkon disa miliona euro, për shkak të teknologjisë së nevojshme.

Të dhënat e bilanceve tregojnë se fitimi nuk është arsyeja kryesore që tërheq sipërmarrësit në këtë biznes. Vetëm televizionet e mëdha kanë rezultate financiare të qëndrueshme. Pjesa më e madhe kanë të ardhura dhe fitime minimale. Normat e fitimit variojnë nga 2% në 13%.

“Televizioni Klan”, më i madhi sipas të ardhurave, raportoi një qarkullim total vjetor prej 2 miliardë lekësh (17 milionë euro), me rritje 42.3% me bazë vjetore, i ndikuar nga shitja e licencës për transmetimin e eventeve sportive “La Liga” në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Fitimet e “TV Klan” në vitin 2021 ishin 230 milionë lekë, me rënie prej rreth 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte 11.3%.

Lexo edhe:

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

Gazetari Tomorri: Në Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitore strategjike

“Për sa i përket zërit të shpenzimeve kemi gjithashtu rritje, kryesisht shpenzime të personelit me rreth 20%, si rrjedhojë e rekrutimit të punonjësve për hapjen e kanalit ‘Klan News’. Në rritje kanë pasur ndikim edhe shpenzime të tjera të aktivitetit, kryesisht ato për blerjen e patentave për eventet sportive dhe filma me rreth 98%”, thuhet në raportin e aktivitetit.

“Top Channel” po rezulton me fitime të larta, ndërsa më parë kishte rezultat minimal. Në vitin 2021, fitimi para taksave ishte 204 milionë lekë, me rritje pothuajse 10% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte gati 13%, duke rezultuar një ndër televizionet më fitimprurëse në vend. “Top Channel” raportoi të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh (13.2 milionë euro), me rritje 16% me bazë vjetore, duke u renditur në të dytin më të madh në vend.

“ABC News” ka kaluar në të tretin privat më të madh në vend në vitin 2021, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet. Të ardhurat ishin 405 milionë lekë (3.4 milionë euro), pas një rritje të fortë prej 160%.

Pas dy vitesh radhazi me humbje, deklaroi fitime prej 102 milionë lekësh, me normën më të lartë të fitimit në këtë segment, prej 25%. Televizioni ndryshoi pronësi rreth dy vite më parë, së bashku me fokusin, duke u kthyer nga informativ në të përgjithshëm.

Së fundmi, televizioni ka ndërruar pronarët indirektë. Sipas regjistrit të pronarëve Përfitues, më 24 tetor 2022, “A.B.C Management” që është aksioneri i ABC News, ka ndryshuar pronarin përfitues nga ‘ETFTHYMIA GKOUMA’ tek ‘CHRISTIAN MARIA STRIK’, me shtetësi holandeze.

“News 24”, që në 2020-n ishte televizioni i katërt më i madh ka mbetur në të njëjtin pozicion. Në vitin 2021, të ardhurat e tij ishin rreth 3.3 milionë euro. Fitimi ishte 69 milionë lekë, me një normë prej 17.3%.

“A2” është ngjitur në vend të pestë, me të ardhura 391 milionë lekë (3.3 milionë euro), pas një rritje me 24.2% të të ardhurave. Televizioni raportoi fitim minimal prej 6 milionë lekësh, me një normë prej 1.5%.

Në vend të gjashtë ka kaluar “Vizion Plus”, që pa rënie të të ardhurave në vitin 2021 me 5%, në 362 milionë lekë (3 milionë euro). Edhe ky televizion kishte fitime minimale prej 2 milionë lekësh, me normë fitimi 0.44%.

“Euronews”, i hapur vitet e fundit, renditet në televizionin e gjashtë më të madh në vend, me rritje të qarkullimit vjetor me 33%, në 2.4 milionë euro. Televizioni vijon të jetë me humbje për të tretin vit radhazi (-27 milionë lekë).

“Digit-Alb” është platforma më e madhe e televizioneve me pagesë në vend. Të ardhurat e “Digit-Alb” ranë me 9.3% në vitin 2021, duke arritur në 4.2 miliardë lekë.

Ndërsa për herë të parë, aktiviteti rezultoi me humbje prej 727 milionë lekësh. Sipas bilancit, humbjet erdhën si rrjedhojë e të ardhurave më të ulëta dhe shtimit të ndjeshëm të shpenzimeve për lëndën e parë dhe materiale të konsumueshme.

“Tring Tv”, platforma e dytë më e madhe e televizioneve me pagesë, raportoi 1.36 miliardë lekë të ardhura, me rritje prej rreth 5%. Fitimet u rritën ndjeshëm në 130 milionë lekë./ MONITOR

Etiketa: Monitortelevizione kombetaretelevizionettop-channeltv klan

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

Gazetari Tomorri: Në Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitore strategjike

17:07 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama sulmon mediat: Këneta televizive thotë se populli voton nga frika PS-në

16:53 : 04/05/2025
AKTUALITET

Mediat televizive kthehen në “zgjatim” të propagandës partiake gjatë fushatës

08:42 : 29/04/2025
AKTUALITET

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

22:48 : 26/04/2025
Para

Parashikimi i motit për ditën e diel, 27 nëntor 2022

TË GJITHA

Dashuri me shikim të parë dhe ndarje, korriku i paparashikueshëm për shenjat!

14:06 : 27/06/2025

Shpërthen bombola e gazit në banesë në Shëngjin! Plagoset një grua

13:57 : 27/06/2025

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025

Humb jetën nga mbidoza e heroinës 33-vjeçari në Elbasan

13:44 : 27/06/2025

Turisti italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit, dyshimet

13:40 : 27/06/2025

Lulëzojnë bizneset e parasë elektronike, 270 mijë shqiptarë me portofol elektronik

13:40 : 27/06/2025

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com