• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Kokaina në Fier, pas zyrtarit të PS arrestohen i biri dhe e fejuara e tij

09:56 : 25/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Viktor dhe Demilson Çervanaku

Viktor dhe Demilson Çervanaku

Detaje të reja janë zbuluar sot nga operacioni i përbashkët i DEA-s amerikane dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që nisi në portin e Tivarit në Mal të Zi dhe përfundoi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, duke çuar pas hekurave 15 persona.

Arrestimet u kryen pas zbulimit dhe sekuestrimit të rreth 600 thasëve (400 kg) me plehra kimikë, ku brenda tyre ka përmbajtje kokaine dhe fishekësh. Kjo ngarkesë ka hyrë nga Mali i Zi në Shqipëri, teksa fillimisht ishte nisur nga Kolumbia për në portin e Tivarit.

Droga u gjet në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull për PS, Viktor Çervanaku, i cili pas ndarjes së re administrative në 2015 ka kryer një sërë funksionesh publike dhe së fundmi mban një rol drejtues në Bashkinë e Tiranës.

Demilson Çervenaku
Denilson Çervenaku

Për ngjarjen reagoi edhe kryeplaku i fshatit Frakull i Madh, Fiqeret Muçaj i cili tha se 50 efektivë policie ishin angazhuar në aksion në Fier, ndërsa konfirmoi se Çervanaku mban rol drejtues në Bashkinë e Tiranës.

“Çervanakun nuk e njoh për të tillë, ka qenë kryetar komune. Është drejtor në bashkinë e Tiranës. Nuk është magazinë, e ka shtëpi” deklaroi Fiqeret Muçaj.

Lexo edhe:

EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimin për 10 të pandehurit

Mbyllen hetimet për kokainën e Frakullit, bosi i grupit kriminal ishte ish-zyrtari i PS

Ndërkohë, ditën e sotme është sqaruar se në pranga gjatë operacionit përveç Viktor Çervenakut,  ka rënë edhe djali i tij Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, e fejuara e këtij të fundit.

Sakaq në kërkim është shpallur shtetasi kolumbian Zaimir Rodriguez. Lënda narkotike me origjinë nga Kolumbia fshihej në thasët me pleh kimik, të cilët ishin porositur nga një kompani që rezulton e regjistruar në emër të Zenel Çervenakut.

Ndërkaq, sipas “News24” koka e organizimit të këtij trafiku është shtetasi Nikolin Gjolena, që tashmë ka përfunduar në pranga.

Shtëpia ku u gjet kokaina në Frakull të Madhe të Fierit
Shtëpia ku u gjet kokaina në Frakull të Madhe të Fierit

Më herët gjatë së enjtes në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 persona në Rrugën e Arbrit, të cilët qarkullonin me një automjet “Range Rover”, ku ishin të fshehura edhe 2 armë zjarri pistoleta.

Të arrestuarit janë Bledar Matoshi, 33 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; Kid Koshena, 28 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët.

Ndërkohë, në laboratorin që u zbulua në fshatin Fratar të Fierit janë kapur edhe 2 kallashnikov, një shotgan dhe një çifte.

TË ARRESTUARIT:

  1. Viktor Çervanaku
  2. Zenel Çervanaku
  3. Denilson Çervanaku
  4. Enxhi Ferhati
  5. Nikolin Gjolena
  6. Klajdi Vrioni (Kodra)
  7. Julian Malaj
  8. Redion Meshi
  9. Bledar Matoshi
  10. Marildo Rona

LEXO EDHE:

Operacioni i DEA, arrestohet zyrtari i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë

Kokaina në Fier/ Zbardhen emrat e të arrestuarve të parë

Droga në Fier, përgjimet qysh nga gushti kur u soll në shtëpinë e Çervenakut

Etiketa: Demilson ÇervanakuEnxhi FerhatiViktor ÇervanakuZaimir Rodriguez

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO jep dënimin për 10 të pandehurit

16:55 : 25/06/2024
AKTUALITET

Mbyllen hetimet për kokainën e Frakullit, bosi i grupit kriminal ishte ish-zyrtari i PS

12:06 : 08/12/2023
AKTUALITET

Kokaina në banesën e ish zyrtarit të PS/ Grupi qëlloi mbi policinë, si i iku patrullës kolumbiani

11:18 : 11/03/2023
AKTUALITET

Kokaina në Fier, përfundon peshimi

11:25 : 09/02/2023
AKTUALITET

Djali i zyrtarit të PS bënte plane si do shpenzonte paratë e fituara nga kokaina

21:11 : 30/11/2022
AKTUALITET

Djali dhe e fejuara gëzonin,Viktori në stres për drogën: Shihe si sytë e ballit ore!

21:02 : 30/11/2022
Para

Raporti i 'UN Women'/ Nis fushata për sensibilizimin kundër Dhunës ndaj Grave

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan: Të përfshihen dhe aleatë që nuk janë në BE

14:14 : 16/05/2025

“Paqja në Europë varet nga Ukraina”/ Zelenksy: Putin vazhdon të minojë diplomacinë

13:58 : 16/05/2025

“Europa dominoi fushatën”/ Rama në samit: Fitorja ime me 52% të votave ishte një Brexit i përmbysur

13:53 : 16/05/2025

Samitin në Tiranë/ Macron: Duhet të këmbëngulim për të siguruar paqen në Ukrainë

13:47 : 16/05/2025

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:39 : 16/05/2025

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com