• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lulëzon tregtia e armëve, Europa lindore furnizon Ukrainën

21:31 : 24/11/2022
në BOTA

Lufta në Ukrainë ka ndikuar kryesisht për të keq në ekonominë e Evropës. Por, një sektor po lulëzon në heshtje. Prodhuesit në Evropën Lindore po prodhojnë armë dhe municione me një ritëm të paparë që nga Lufta e Ftohtë.

Shumë qeveri në rajon ndonëse të kujdesshme ndaj udhëheqësit të tyre të vjetër sovjetik, Rusisë, janë të etur për të ndihmuar Kievin që t’iu rezistojë forcave ruse. Kompanitë e armëve po shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar nga lufta.

Firma shtetërore polake “PGZ” prodhon gjithçka, nga dronët tek automjetet e blinduara. Shefi i saj, Sebastian Chwalek thotë se pothuajse janë dyfishuar planet e tij të investimeve gjatë dekadës së ardhshme:

“Ne jemi duke u zhvilluar, duke zgjeruar aftësitë tona. Ne po përgatitemi për dërgesa të shtuara jo vetëm në tregun polak, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi shumë diskutime me klientë potencialë nga vendet e treta që dëshirojnë të pajisin ushtritë e tyre me armatime polake”, tha zoti Chwalek.

“PGZ-ja” thotë se ka dorëzuar të gjitha llojet e pajisjeve në Ukrainë, duke përfshirë mortaja, armë të vogla dhe municione. Ajo pret që të ardhurat e vitit 2022 të tejkalojnë objektivin e paraluftës prej gati 1.5 miliardë dollarësh. Një histori e ngjashme po ndodh edhe në Republikën Çeke.

Lexo edhe:

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

Vendi ka furnizuar Ukrainën me armë në vlerë prej 2.1 miliardë dollarëve ndërsa eksportet e armëve janë duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1989. Kështu thotë zëvendësministri i Mbrojtjes, Tomas Kopecny.

“Për industrinë çeke të mbrojtjes, konflikti në Ukrainë dhe ndihma që industria u ofron forcave të tyre, është qartësisht një shtysë që nuk e kemi parë në 30 vitet e fundit. Nuk është vetëm se ky vit do të jetë një rekord absolut në eksportin e materialit ushtarak, por ka të bëjë edhe me cilësinë”, tha ministri Kopecny.

Industria e armëve në Evropën Lindore lulëzoi fillimisht nën komunizëm, duke prodhuar armë për bllokun sovjetik. Lufta në Ukrainë ka bërë që këto fabrika të rrisin punën sërish, por kësaj radhe jo më në shërbim të Kremlinit. /VOA

Etiketa: europakonflikUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ukraina: Rreth 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

17:26 : 07/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
Para

Porti/ Shkullaku: Fjalimi idiot i Ramës tregoi se është në hall të madh

TË GJITHA

Skandali i vjedhjes/ Shqipëria pa IPARD prej 2 vitesh, bujqësia në pritje të fondeve

13:03 : 15/11/2025

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
Foto ilustruese

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com