• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabelat financiare të Portit të Durrësit, si ato të inceneratorëve

22:30 : 22/11/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Ola Xama

Projekti “Durrës Yacht Marina” mori në parim votat për miratim nga komisionet parlamentare. Edhe në këtë rast Komisioni për Ekonominë dhe Financat nuk zhgënjeu. Asnjë nga deputetët nuk kërkoi korrigjimin aritmetik të planit financiar që ka dorëzuar kompania “Eagle Hills Real Estate Development”.

Njësoj si komisioni, të mirëqëna i kanë marrë tabelat e dorëzuara nga partneri privat edhe grupi negociator, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Këshilli i Ministrave dhe stafi i tyre.

Në planin financiar kompania premton të angazhojë se do të investojë para të vetat 79.7 milion euro dhe 79.7 milion kredi nga bankat, por rezultati aritmetik i mbledhjes së këtyre dy shifrave i ka rezultuar 159.3 milion euro dhe jo 159.4.

Një tjetër gabim shihet te kosto mesatare në vit e të ardhurave nga marina turistike. Në biznes-plan thuhet se mesatarja është 1.7 milion euro në vit për 20 vjet, por po ashtu në një faqe tjetër të ardhurat nga marina parashikohet të jenë 34.9 milion euro dhe mbledhja e tyre projektohet të nisë në fazën e dytë, pra do të jetë e shtrirë në 13 vjet e jo 20. Mesatarja në vit e 13 vjetëve është 2.68 milion euro dhe jo 1.7 sa del në tabela.

Lexo edhe:

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Diferenca më e madhe shihet te tabela e flukseve të parasë. Grafiku që shpjegon rrjedhën e parasë në Planin e Biznesit të Shtojcës 1, llogarit që në 7 vitet e para të vijnë 697 milion euro të ardhura dhe po e njëjta tabelë në Shtojcën 4 që është Masterplani – Plani i Biznesit tregon se të ardhurat në 7 vitet e para do të jenë 645 milion euro, pra 52 milion euro mospërputhje.

Gabimet në Masterplanin e dorëzuar, i cili së shpejti do të jetë pjesë e kontratës që do të marrë edhe bekimin e Kuvendit janë edhe të tipit konceptual. P.Sh. në tekst thuhet se kompania do të arkëtojë të ardhura para taksave, në një kohë që në termat e kontabilitetit në Shqipëri nuk ka të ardhura para taksave, por fitim para taksave.

Po ashtu rëndom shihen edhe fjali të marra copy-paste nga strategjitë e turizmit të qeverisë se “Zhvillimi i Shqipërisë si destinacion turistik kërkon bashkërendimin e punës të të gjithë aktorëve, publikë, privatë në të gjithë nivelet”. Ndërsa në një paragraf tjetër thuhet se projekti do të ketë efekte të mira sociale pasi “Vendasit në bashkëpunim me turistët, duke u përzier me prejardhjen e tyre krijojnë kulturë kozmopolite në zonë”.

Për të certefikuar këtë bilanc si nga ana financiare dhe nga ajo juridike, qeveria ka paguar edhe 300 mijë euro për konsulentin e jashtëm!

Etiketa: Ola xamaporti i durresit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

08:39 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
AKTUALITET

Stuhia në Durrës/ Trageti këput litarët, hekurat bien mbi anijet e tjera (VIDEO)

14:38 : 30/08/2025
AKTUALITET

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

15:41 : 25/08/2025
AKTUALITET

Emigrantët kthehen në shtëpi për pushime, fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit

12:23 : 11/08/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
Para

Berisha thirrje në rrjetet sociale: Të gjithë në mbështetje të universiteteve

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com