• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rastësi “e çuditshme”, kryefinancierja e Samir Manes punësohet te Alabari i Durrësit

13:03 : 19/11/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në mes të zhurmës politike dhe publike për projektin e Portit të Jahteve në Durrës, biznesmeni saudit, Mohamed el Alabar ka nisur rekrutimin e bashkëpunëtorëve të tij për kompaninë në Shqipëri.

Në Dhjetor të vitit 2021, kompania “North East Real Estate”, me seli në Dubai, bleu për 100 mijë lekë të vjetra aksionet e “Symphony Real Estate Development”, një shoqëri off-shore nga ishujt Kajman, që kishte fituar pak më herët statusin e investitorit strategjik nga kryeministri Edi Rama për ndërtimin e Marinës së Jahteve në Durrës.

Pas këtij transaksioni, emri i kompanisë investitor strategjik ndryshohet në “Eagle Hills Real Estate”.

Në tetor 2022, kompania regjistron Alabari si një prej pronarëve përfitues, ndërkohë që vendos edhe një numër telefoni për kontakt me palët e treta.

Lexo edhe:

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

Kryemadhi: Njerëzit e Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, kunati po shet apartamente te Porti i Durrësit

Numri i kontaktit i përket financieres durrsake, Elisabeta Hajrullai. Ekspertja e financës ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të biznesmenit shqiptar, Samir Mane.

Në foto: Dokumentat e Qendrës Kombëtare të Biznesit të kompanisë “Eagle Hills” dhe numri i kontaktit

Sipas të dhënave publike, Hajrullai ka punuar për të paktën 15 vite në kompanitë e Manes, ku ka mbajtur role kyçe në administrimin e parave të sipërmarrësit më të pasur shqiptar.

Pas një bashkëpunimi jetëgjatë, financierja vendos të largohet nga Mane, për t’iu bashkuar kompanisë së Alabarit.

Ndoshta është një zgjedhje profesionale e financieres.

Por, në një situatë, ku opozita, por jo vetëm, ngrenë dyshimet se pas projektit të Alabarit, në fakt fshihen interesa të biznesmenëve vendas, lëvizja e Hajrullait nga Samir Mane tek sipërmarrësit saudit, nuk duket aq rastësore.

Nga Samiri tek Alabari

Në dokumentat zyrtare të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania investitor strategjik e Portit të Durrësit ka vendosur si kontakt numrin 06xxxxx199.

“Boldnews.al” kreu verifikimet të mëtejshme në qendrën e biznesit dhe rezultoi se i njëjti numër gjendet i regjistruar tek “Personi fizik” Elisabeta Hajrullai, me objekt “Formim profesional per hoteleri turizem dhe trajnime”.

Në foto: Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit për “Personin Fizik” Elisabeta Hajrullai

Ky biznes është krijuar në vitin 2019 dhe, në shkurt të vitit 2022, ka vendosur statusin “Pezulluar”.

Në vijim të verifikimeve në burime të hapura, “Boldnews.al” gjeti të dhëna të vetëdeklaruara nga financierja Hajrullai në rrjetin “LinkedIN”.

Aktiviteti i saj profesional lidhet tërësisht me kompanitë e Samir Manes.

Në vitin 2006, Elisabeta Hajrullai është punësuar si financiere në shoqërinë “Euromax”, e cila kontrollonte një rrjet supermarketesh në pronësi të Manes.

Në foto: Informacione të publikuara nga financierja Elisabeta Hajrullai në rrjetin ‘LinkedIN”

Më tej, ajo ka mbajtur pozicione të financieres dhe kryefinancieres në kompanitë e tjera të Samir Manes, “Tirana East Gate-TEG”, “MANE TCI” dhe “Albchrome”.

Të dhënat që gjenden në rrjetin social profesional, përputhen edhe me informacionet që rrodhën vitin e kaluar për pagat e shqiptarëve.

Në atë listë, në kraj të emrit të Elisabeta Hajrullait, qëndron shënimi “Drejtore Departamenti” në kompaninë “Albchrome”, e cila në atë kohë ishte në pronësi të Samir Manes. Paga mujore e Hajrullait ishte 382 mijë lekë të reja.

Në foto: Në “Listën e Pagave” të publikuara në vitin 2021, Elisabeta Hajrullai rezulton “Drejtore Departamenti” në shoqërinë “Albchrome”

Pra, nuk ka asnjë dyshim që financierja Elisabeta Hajrullai ka qenë një prej bashkëpunëtorëvë më të ngushtë të Manes dhe, me shumë mundësi, edhe një prej më të besuarave, përsa kohë ka pasur në tavolinën e saj të punës bilancet dhe lëvizjet financiare të miliarderit shqiptar.

Kush fshihet pas Marinës së Durrësit

Qeveria thotë që investitori strategjik është biznesmeni i njohur saudit, Mohamed El Alabar dhe kompanitë e tij të fuqishme të ndërtimit nga Dubai.

Ndërsa, opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile e konsiderojnë Marinën e Jahteve një projekt mafioz, që do të përdoret për pastrim parash nga narko-trafikantët dhe biznesmenët –  oligarkë shqiptarë.

Në mungesë të informacioneve të plotë, e vërteta mund të qëndrojë diku në mes të këtyre qëndrimeve.

Biznesmeni saudit, Mohamed Alabar, ka vendosur emrin e tij në kompaninë e regjistruar në Shqipëri, “Eagle Hill Real Estate”, e cila ka fituar të drejtën për të zhvilluar projektin 2 miliardë euro.

Por, Alabari rezulton të jetë aksioner i vetëm 40 përqind të kompanisë mëmë, “North East Real Estate” me seli në Dubai, ndërkohë që nuk është përfshirë asnjë prej shoqërive të tij të mirënjohura ndërtuese, si edhe nuk dihet ende se kush zotëron 60 përqind të aksioneve.

Në foto: Biznesmeni saudit, Alabar, rezulton pronar me 40 përqind të aksioneve tek kompania shqiptare, “Eagle Hill Real Estate Development”

Pra, të paktën deri më tani, kanë vend dyshimet e opozitës për pronarët e panjohur. Por, edhe dyshimet për përfshirjen e oligarkëve shqiptarë, nuk duket se janë edhe aq pa bazë.

Fakti që kryefinancierja jetëgjatë e Samir Manes, tashmë është e punësuar tek Alabari i Portit të Durrësit, forcon bindjen e skeptikëve se projekti i Marinës së Jahteve në Durrës fsheh interesat ekonomike të atyre që konsiderohen i “oligarkë” shqiptarë.

Etiketa: Elisabeta HajrullaiMohamed el Alabarporti i durresitsamir mane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Analisti amerikan: Projekti i Ballukut për portin e ri, cënon planet në luftën kundër drogës

11:29 : 17/04/2025
AKTUALITET

Kryemadhi: Njerëzit e Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, kunati po shet apartamente te Porti i Durrësit

22:38 : 27/03/2025
AKTUALITET

Futën mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro, arrestohen dy drejtuesit e autobusit në Portin e Durrës

14:02 : 26/03/2025
AKTUALITET

Përmirësimi i motit/ Rikthehen lundrimet në të dyja anët e Adriatikut

14:52 : 25/03/2025
AKTUALITET

Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit

18:47 : 04/03/2025
AKTUALITET

SPAK aksion në Portin e Durrësit/ Hetim kontratës së Ballukut dhe Vengut për kontenierët

12:20 : 22/01/2025
Para

Elanga për Ronaldon: Ai mbetet një burim frymëzimi

TË GJITHA

Papa i ri kritikoi administratën Trump më pak se një muaj më parë

08:57 : 09/05/2025

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025

Baret nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 : 09/05/2025

U zgjodh Papa i ri i Vatikanit, 10 gjëra që duhet të dini rreth Robert Prevost

08:42 : 09/05/2025

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08:34 : 09/05/2025

Lëvizja “Bashkë” mbyll fushatën, Qori: Qytetarët do dinë të bëjnë ndryshimin, janë të zhgënjyer

08:32 : 09/05/2025

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

08:31 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com