• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e 6 Dhjetorit/PD i përgjigjet akuzave të PS: Evropa do jetë me shqiptarët!

19:03 : 19/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe socialistëve për datën e protestës së propozuar në Kryesi nga kryedemokrati Sali Berisha (6 Dhjetor), që përkon me ditën kur në Tiranë do të zbarkojnë krerët më të lartë të BE për samitin e radhës me Ballkanin Perëndimor, Partia Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht sot.

Në një njoftim për mediat PD shprehet se populli po thirret në një protest kombëtare sepse dikush duhet t’i dalë për Zot vendit të shkatërruar nga keqqeverisja e Edi Ramës dhe jo për t’i nxirë imazhin para lidërve të BE-së.

“Protesta e 6 dhjetorit, e shqiptarëve të vjedhur, të varfëruar dhe të përzënë nga vendi i tyre, nuk është kundër miqve të Shqipërisë, partnerëve strategjikë, aleatëve natyralë, përkundrazi është për mbrojtjen e vlerave europiane”, nënvizon PD.

Ndërkohë vetë kreu i selisë blu, Sali Berisha teksa propozoi datën 6 dhjetor në mbledhjen e djeshme tha: “Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit”.

“Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër”, deklaroi ndër të tjera kreu i PD.

Lexo edhe:

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

REAGIMI I PD:

Sa qesharake kur dëgjon ‘gugallen e rrugëve të vjedhura’, sipas së cilës Edi Rama paska mbështetur për 10 vjet Berishën dhe familjen e tij.

Apo që fut në një thes dreqin e korrupsionit, që ka në bark, dhe protestën, si e drejtë europiane dhe universale.

Përmes gugalles së tij, që është dhe sekserja e cdo afere të pisët në infrastrukturën e vendit, me cmimet e rrugëve të cilat përafrohen me autostradat që mund të shtroheshin vetëm në Hënë, Rama kërkon të mbulojë me shpifje dhe trillime vjedhjet skandaloze, me kriminelë që sot janë në kërkim nga drejtësia si Zoto, Mërtiri dhe Gugallja.

Për të vjedhur Portin e Durrësit, Rama ka vendosur të përdorë të njëjtën skemë si për inceneratorët, dhe në vend të Zotos, për të fshehur paratë e vjedhura në kompani offshore, ka përzgjedhur ortakun e vëllezërve Karric.

Protesta e 6 dhjetorit, e shqiptarëve të vjedhur, të varfëruar dhe të përzënë nga vendi i tyre, nuk është kundër miqve të Shqipërisë, partnerëve strategjikë, aleatëve natyralë, përkundrazi është për mbrojtjen e vlerave europiane.

Eshtë një thirrje që ata të mbështesin popullin shqiptar në përballjen me një lukuni kleptokratësh me në krye Ramën, që ka vendosur në Shqipëri monizmin e plotë, ka vithisur vendin në fund të tabelave për të drejtat e njeriut, dhe zbatimin e ligjit, katër shkallë nën Vietnamin komunist.

Një thirrje kundër atyre që vjedhin çdo ditë, me banditë në kërkim, shpresën, të ardhmen, pasuritë dhe taksat e shqiptarëve.

Partia Demokratike e thërret popullin në proteste sepse dikush duhet t’i dalë zot Shqipërisë në rrezik.

Ne jemi të sigurtë se Europa, si në të gjitha udhëkryqet tona, do të jetë me Shqiperine dhe popullin e kërcënuar të saj.

Stabiliteti është në interesin tonë, dinjiteti në vlerat tona, dhe të dyja bashkë i ndajmë me Europën dhe na ndajnë nga Putini i vogel dhe veglat e tij.

Etiketa: Partia Demokratikeprotesta e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS rrëzon kërkesat e PD për hetim mbi McGonigal dhe 11 majin, pranon debat për Onkologjikun

13:42 : 17/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet interpelanca me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

10:37 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD thërret nesër Kryesinë, në fokus zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit

16:11 : 03/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Qëndrimi i Ramës në parlament diktohet nga kartelet e drogës

13:07 : 23/09/2025
AKTUALITET

Durrësi nën ujë/ PD: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna ndër vite nga institucionet e BE-së?

11:57 : 13/09/2025
AKTUALITET

PD lajmëron mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit

17:41 : 08/09/2025
Para

Këngëtari i njohur zbulon se është bërë baba për herë të parë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com