• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fluturat”, historia e 21 grave shqiptare që jetuan në internim

00:00 : 13/11/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Regjizori shqiptar Bujar Alimani, po sjell për publikun shqiptaro-amerikan filmin e tij të fundit “Fluturat”, një dokumentar me historitë e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushjes. Regjisori Alimani thotë se synon të konkurojë në festivalin e filmit në Los Anxheles, që zhvillohet në pranverë të vitit të ardhshëm. Në një bisedë me kolegen Klementina Cenkollari, regjisori Bujar Alimani thotë se shteti shqiptar dështoi t’i kërkonte ndjesë publike shtresës së ish të përndjekurve, ndërsa jo vetëm politika, por edhe vetë artistët, kanë bërë pak të mos harruar pasojat e diktaturës.

Filmi dokumentar “Fluturat” i cili sjell historinë, rrëfimet dhe përjetimet e 21 grave që kanë lindur e janë rritur në kampet e internimit në Gradishtë të Lushjes, do të shfaqet këtë fundjavë në Universitetin e Harvardit.

Regjisori Bujar Alimani i ka takuar në Shqipëri, SHBA, Francë, Itali e Kanada këto gra, që ai ka quajtur “Fluturat”, duke sjellë përmes historive të tyre, historinë e mijëra shqiptarëve që vuajtën nën regjimin komunist.

“Në këtë dokumentar kam provuar për herë të parë, atë prekjen e pulsit të së vërtetës. Historitë ishin kaq troditëse, kaq të vërteta, por kaq të mbushura me emocion dhe paralelisht të mbushura me kaq dritë nga njerëz që tanimë ia kanë dalë, e kanë kaluar atë pjesë e jetojnë në të gjithë botën me shumë dinjitet”.

Regjisori Alimani thotë për Zërin e Amerikës se beson se filmi ndihmon në sensibilizimin e ndërgjegjës kombëtare mbi regjimin komunist, ndërsa për të huajt, për t’u njohur me këtë pjesë të hidhur të atij realiteti.

Lexo edhe:

“Po presim Ramën”, Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë në ‘RAI 3’

Ekipi i Netflix sulmohet nga dy peshkaqenë tigër gjatë xhirimit të një dokumentari

“Të merresh me ndërgjegjen kombëtare në radhë të parë tenden dhe më pas të bashkëatdhetarëve të tu, është një gjë jashtëzakonisht e madhe. Nëse shqiptarët do të gjejnë copëza të vetëvetes, copëza të bashkëvuajtësve në sistemin komunist totalitar, të tjerët do njohin një copë Shqipërie që nuk e kanë njohur, një copë Shqipërie që ka qenë e mjegulluar, nën errësirë, ose nën etiketën se Shqipëria ka qenë në komunizëm nga 1945 deri 1990, por se çfarë ka ndodhur brenda këtij segmenti, është shumë e vështirë që një i huaj të hyjë”.

Në Lushnje, në Myzeqe dhe fshatrat përreth, u dërguan rreth 90 për qind e të gjithë të internuarve politikë në shkallë vendi. Disa prej grave u kthyen në Gradishtë për herë të parë, që nga rënia e sistemit komunist, për xhirimin e filmit. Megjithatë, regjisori thotë se rrëfimet në dokumentar kanë qetësuar disi ndërgjegjet e tyre të lënduara nga ato që kanë kaluar.

Zëri i Amerikës: Mendoni ju se është bërë sa duhet për këtë kategori, që është dënuar vetëm sepse mendonte ndryshe?

“Jo nuk mendoj. Mendoj se është bërë shumë shumë pak. Mendoj se ata kanë marrë vetëm thërrime, përderisa i mungoi një ndjesë, nga Parlamenti i Shqipërisë. Publikisht, shteti shqiptar duhet t’i kishte kërkuar të falur gjithë kësaj shtrese, për të gjithë ato që ka bërë shteti i mëparshëm, Kjo nuk u krye kurrë. Janë krijuar disa institute, disa formacione të cilat përpiqen të bëjnë gjëra, por nuk mendoj se shteti shqiptar dhe Shqipëria kanë bërë shumë për këtë pjesë. Këtu nuk flitet për gjëra materiale, që ia morën vazhdimisht dhe sistematiksiht për 45 vjet. Këtu flitet për ndjesë morale. Flitet për një rivendosje të gjerave atje ku duhen. Akoma edhe arti nuk ka bërë aq sa duhet”.

Krahas qindra burgimeve dhe pushkatimeve me gjyq e pa gjyq, diktatura internoi mijëra persona të të gjithë moshave për shkak të mosbindjes së tyre ndaj regjimit komunist. Teksa gjykon se as arti nuk ka bërë sa duhet që shoqëria të mos harrojë pasojat e sistemit, regjisori Alimani zbulon se ka po punon për një projekt tjetër për këtë temë.

“Mendova se duhet të nxitoj që të xhirojë prindërit e tyre, këtë pjesë të moshës së fundit, e cila është në fakt dëshmia, dëshmitarët më të gjallë të atyre që kanë pësuar këto familje. Me 20 prej tyre, xhirimet i kam bërë në Shqipëri, Nju Jork dhe Ohajo, do mund të ndërtoj një pjesë të dytë me të moshuarit e internimeve dhe persekutimeve. Këtu synon dhe sjellja e tyre, edhe udhëtimi i të gjithëve së bashku në Muzeun e Viktimave të Komunizmit në Uashington”.

Etiketa: Bujar alimanidokumentarinternim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po presim Ramën”, Ranucci tregon pse nuk u transmetua pjesa e dytë e reportazhit për Shqipërinë në ‘RAI 3’

12:12 : 29/04/2024
BOTA

Ekipi i Netflix sulmohet nga dy peshkaqenë tigër gjatë xhirimit të një dokumentari

09:27 : 19/06/2023
SHOW BIZ

Barack Obama fiton Emmy-n e tij të parë për rrëfimin në dokumentarët e Netflix

10:30 : 04/09/2022
Foto marrë nga "Instagram"
SHOW BIZ

Dafina Zeqiri po realizon një dokumentar për 15 vjetorin e karrierës

09:27 : 13/06/2022
Instagram Post
SHOW BIZ

Jennifer Lopez do të sjellë një dokumentar për jetën e saj pas kamerave

14:47 : 19/05/2022
SHOW BIZ

Regjisori dhe aktori i njohur në mes të luftës në Ukrainë për të xhiruar një dokumentar

09:13 : 25/02/2022
Para

VIDEO/ Do vrisnin krerët e Beogradit, shkatërrohet banda “Vraçarci”, 17 në pranga

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PAMJET/ Tirana në “shtetrrethim”, boshatisen rrugët

17:26 : 15/05/2025

“Mandati i dytë nuk lëviz” / Shehaj: Ja pse nuk mund të bënim koalicion me partitë e reja

17:21 : 15/05/2025

Finalja e Europa League/ 80 mijë tifozë udhëtojnë në Bilbao, çmimet e hoteleve rriten me 900%

17:17 : 15/05/2025

Avioni luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

17:05 : 15/05/2025

53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, arrestohet/ DETAJE – VIDEO

17:04 : 15/05/2025

Çudira shqiptare/ 49 kandidatë për deputetë s’i besojnë as vetes, dalin me 0 vota!

16:54 : 15/05/2025

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com