Dashi
Edhe pse ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj dite, ju sërish do ndiheni disi keq në disa momente. Saturni do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj në çift. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe nuk do ju dalin aspak të papritura të pakëndshme. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë më të qetë. Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërheqin pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi. Yjet do përkujdesen për ju në çdo moment. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje edhe ata që kanë pasur probleme të ndryshme do ndihen shumë herë më të qetë. Saturni dhe Jupiteri do bëhen bashke në planin profesional dhe do ju çojnë në drejtimin e duhur.
Demi
Mendojini me kujdes gjërat para se të veproni, pasi vetëm kështu nuk do keni probleme. Ju jeni inteligjentë dhe këtë fakt nuk e mohon dot askush. Nëse jeni në një lidhje do keni debate të forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Në shumë momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Ju beqarët ka gjasë t’i riktheheni një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kanë për të qenë tërësisht ndryshe. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për të ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jetë më i kënaqshëm se një javë më parë. Nuk do keni më shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe në punë do i keni gjërat shumë më të thjeshta dhe do arrini rezultate të larta.
Binjakët
Mos lejoni rutinën t’iu pushtojë sidomos ju të dashuruarve sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do iu ndodhe. Për beqaret Marsi do krijoje mundësi te njëpasnjëshme për takime. Jeta e tyre mund te ndryshojë njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë. Pak me shumë kujdes duhet të bëjnë diabetikët. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë.
Gaforrja
Ditë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku e probleme me stomakun. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.
Luani
Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos bëni asgjë të pamenduar mirë. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund të ndërlikohet më tepër. Ju beqarët do realizoni takime të papritura, por që do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni që edhe ëndrrat mund të realizohen. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, madje mund të ndiheni edhe më në formë se një javë më parë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.
Virgjëresha
Kjo do jetë një ditë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Nuk do i keni as shqetësimet nga stomaku. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
Peshorja
Shumica e dëshirave tuaja do realizohen dhe buzëqeshja do ju rikthehet pas kaq kohësh. Më në fund ju që keni një lidhje do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur kohët e fundit me partnerin. Përgatituni edhe për surpriza shumë të këndshme. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj jave. Dikush edhe mund të tallet me ju ndërkohë që ju do mendoni se ai iu pëlqen. Jupiteri do jetë ai që do iu ndihmojë në planin shëndetësor. Çdo gjë do shkojë mirë dhe nuk do vuani nga asgjë. Në planin financiar duhet të jeni gati për të përfituar nga situata e mirë që do krijojnë planetët. Të gjithë yjet do mblidhen së bashku dhe do iu bëjnë shumë të vendosur në planin profesional. Do i kaloni të gjitha sfidat dhe do arrini sukses.
Akrepi
Asgjë nuk do ju shkojë ashtu si e kishit menduar gjatë kësaj. Për ju të dashuruarit kjo periudhë herë pas here do këtë turbullira. Ndonjëherë debatet do jenë përtej të imagjinueshmes. Mundohuni të reflektoni para se të flisni dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ju beqarët më mirë të mos pranoni asnjë ftesë sepse më shumë do lëndoheni sesa do gëzoheni. Shëndeti do ketë probleme të vogla. Mos e ndërprisni menjëherë dietën që keni filluar prej kohësh sepse jo vetëm do shtoni shumë në peshë, por do keni edhe shqetësime. Financat do varen tërësisht nga ju kështu që kujdes me menaxhimin e tyre. Në punë merrni edhe mendimet e kolegëve para se të kryeni ndonjë projekt të madh.
Shigjetari
Planetët do ju ndihmojnë të kuptoni edhe më mirë aftësitë që keni. Për ju të dashuruarit nuk do ketë ditë problematike. Debatet dhe mosmarrëveshjet absurde do lihen pas krahëve dhe do mendoni në çdo moment të përjetoni emocione së bashku me partnerin. Ju beqarët do keni një takim të veçante të mërkurë ose të enjte. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Nuk do jeni më nervozë si më parë, përkundrazi qetësia do mbizotërojë dhe nuk do keni shqetësime aspak. Gjendja financiare do jetë e mirë ditët e para dhe të fundit. E mërkura dhe e enjtja do jenë delikate dhe mund të përballeni me shqetësime të vogla. Në punë do hidhni hapa para dhe do merrni vlerësime pa fund.
Bricjapi
Sot do ndiheni më të pavarura dhe do bëni gjithçka që do dëshironi. Të gjitha ëndrrat do mund t’iu realizohen. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë shumë më romantike nga sa ju e mendonit. Si ju ashtu edhe partneri do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. E enjtja dhe e shtuna do jenë ditët më me fat. Ju beqarët do lodheni pak duke e kërkuar dashurinë, por kur ta gjeni emocionet do jenë të jashtëzakonshme. Venusi do jete planeti që do ju mbështesë gjithë kohës. Mbrojtja juaj imunitare do jetë goxha e mirë gjithashtu. Aktiviteti fizik do ju bëjë të jeni edhe më në formë. Sektori i financave do jetë goxha i mirë, kështu që mund të përfitoni për të bere edhe disa investime afatgjata. Në punë mund të nisni projektet e reja sepse kjo javë do jetë e begatë dhe me fat.
Ujori
Duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të keni probleme nervore dhe probleme me stomakun. Ata që janë në një lidhje duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat dhe kanë për të pasur një javë shume te kënaqshme. Beqarëve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për të realizuar takime te veçanta sidomos ditën e mërkurë dhe te shtunë. Mirë është që t’i kushtojnë pak më tepër rëndësi paraqitjes. Financat do jenë të turbullta në çdo moment dhe nuk do dini çfarë të bëni për ta ndryshuar situatën. Në rastin më të keq kërkoni hua nga të afërmit. Në punë tregohuni me autoritarë atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci të gjitha problemet që do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive të supozuar.
Peshqit
Ditë e mbushur me surpriza nga më të ndryshmet pritet të vijë. Do adhuroni të provoni gjëra të reja dhe do punoni fort për t’ia dalë. Nëse keni një lidhje jeta juaj do të rigjallërohet dhe ju do të zbuloni kënaqësi të reja. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë javë plot ngjyra. Ju beqarët do luftoni shumë për të fituar betejën në dashuri. Edhe pse do lodheni pak do dilni fitimtarë. Përgatituni për ndryshime. Gjendja fizike në përgjithësi do jetë e mirë. Problemet mund të lidhen vetëm me pjesën nervore pasi do jeni paksa të stresuar. Financat nuk do kenë asnjë problem dhe të gjitha këto falë maturisë që keni treguar kohët e fundit. Mos bëni më shumë shpenzime sesa keni bërë. Në planin profesional, do ndikoheni nga Mërkuri, i cili do iu bëjë të pasigurt dhe dyshues.