• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ “Lazarati” i Beratit, 150 të shoqëruar nga Veriu, gratë merrnin 50 mijë lekë

08:51 : 11/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Plot 150 persona kanë mbushur qelitë e paraburgimit në Berat, aty ku mëngjesin e ditës së djeshme një operacion “top-secret” i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë zbuloi dhe asgjësoi një nga parcelat më të mëdha të kanabisit, që është gjetur në vend në vitet e fundit.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur nga burime pranë policisë sipërfaqja e mbjellë me bimë narkotike në total ka qenë 8 hektarë.

Punëtorët e arrestuar nga policia kanë korrur dhe paketuar rreth 6 hektarë ndërsa 2 hektarët e fundit të cilët po përgatiteshin për paketim u zbuluan dje nga agjentët e policisë. Policia gjithashtu ka sekuestruar 875 kg lënde narkotike (hashash), pjesa me e madhe e paketuar dhe e bërë gati për tregtim.

Kjo ka qenë edhe parcela e fundit e serave, ndërsa mësohet se gjithë sasia tjetër është tërhequr ditë më parë.

Në total 95 gra dhe 9 burra janë shoqëruar për të dëshmuar në drejtorinë e policisë Berat. Burrat ishin të punësuar për të ruajtur me armë ambientet e kultivimit të kanabisit.

Lexo edhe:

Zjarr në fshatin Drenovicë të Dimalit, flakët favorizohen nga era

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mat, arrestohen 3 persona, ndiqet penalisht dhe kryeplaku

Janë pyetur rreth 35 prej tyre ndërsa mësohet se 9 burra dhe dy gra janë arrestuar zyrtarisht. Të arrestuara janë nënë e bijë, Drita dhe Izmira Mema.

Sakaq, rezulton se në serat me kanabis ishin të punësuara vajza dhe gra nga mosha 15 deri 65 vjeçe.   Pas kontrollit të ushtruar nga policia në çantat e tyre u gjendën sasi të konsiderueshme lekësh pasi paguheshin deri në 50 mijë lekë për ditë pune.

Nga Prokuroria e Beratit konfirmojnë se të gjithë të arrestuarit janë nga zonat e veriut të Shqipërisë, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha, ndërsa në kërkim është shpallur një nga personat më të rëndësishëm të përfshirë në këtë aktivitet.

Po kështu është zbardhur edhe skema e funksionimit të fermës së hashashit, që ndodhej në mes të serave të tjera në tokat bujqësore të fshatit Drenovicë.

Sera ishte marrë me qira dhe gratë që punonin në të flinin prej muajsh brenda serës, ku ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshek me ajër dhe dushe për t’u larë. Ajo ishte ndarë në 4 pjesë, ku 95 gratë e punësuara, te cilat po hetohen në gjendje të lirë, pastronin çdo dite lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me furgon.

Punëtorët kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohë, por pjesa më e madhe kishte 20 ditë që punonin.  Mësohet se lënda narkotike e tharë vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.

Sipas policisë, kjo mënyrë funksionimi e fermës së hashashit e ka bërë të vështirë identifikimin e saj, pasi gratë nuk dilnin asnjëherë jashtë, ndërkohë që meshkujt iknin e vinin me mjetet e tyre private në zonë.

Edhe kjo nuk është dukur e dyshimtë pasi dihej që sera ishte marrë me qira dhe në disa raste, për të mos rënë në sy nga pronarët e tjerë të serave përreth, vileshin dhe ngarkoheshim për tregtim domate e perime të tjera, që kultivoheshin në një perimetër të caktuar brenda kësaj sere.

Mësohet se sera është në pronësi të shtetasit Xhimi Dyli, i cili po merret në pyetje nga policia për të bërë të mundur arrestimin e personave që ua kishte dhënë me qira. Policia ka shoqëruar edhe kryeplakun e fshatit Drenovicë, Sokol Kallmi pasi ky i fundit nuk kishte dhënë informacione mbi serat e kanabisit.

Policia ka sekuestruar dhe 2 pistoleta e një kallashnikov, por edhe një shumë të konsiderueshme parash.

Emrat e të arrestuarve të cilët ruanin ambientet me armë:

1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik

2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher

3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezhë

4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fushë Krujë Nikël.

5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher

6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë

7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovicë, pronari që kishte lënë me qira serat.

8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë

9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.

Disa nga gratë e shoqëruara:

-Fatmira Zaja

-Dëshire Hoxha

-Honke Farruku

-Besnike Tartari

-Hajrie Dika

-Flora Kodheli

-Lumturie Toshi

-Diana Meta

-Mimoza Doku

-Sadie Gjana

-Fatmire Tota

-Mihane Marku

-Afërdita Cani

-Behije Hasa

-Rrushie Cuku

-Fatmire Marku

-Valentina Disha

-Elida Disha

-Lule Luka

-Rudije Halili

-Mirushe Bardholi

-Enkeleda Bardholi

-Bukurie Bardholi

-Vera Sala

-Nurie Hysenaj

-Shyrete Hysenaj

-Laureta Stafa

-Blerina Likmetaj

-Dashurie Sinaj

-Afërdita Hasa

Etiketa: Aksion anti-kanabisDrenovicerojen e hashashitsekuestrohet hashashisera me kanabis

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në fshatin Drenovicë të Dimalit, flakët favorizohen nga era

18:01 : 18/08/2024
AKTUALITET

Zbulohen dy parcela me kanabis në Mat, arrestohen 3 persona, ndiqet penalisht dhe kryeplaku

11:39 : 24/08/2023
AKTUALITET

Sera e kanabisit “zhvesh” kupolën drejtuese të policisë në Berat, përjashtohen 7 oficerë

15:31 : 22/11/2022
AKTUALITET

Sera me kanabis në Berat i “ha kokën” të besuarit të Çuçit, shkarkohet Edmond Tarkaj

14:31 : 21/11/2022
AKTUALITET

Sera e kanabisit me “bekimin” e policisë, AMP kalon në “sitë” drejtorinë e Beratit

11:21 : 16/11/2022
AKTUALITET

Sera e kanabisit/ Shfryhet operacioni në Berat, lihen në burg 11 të arrestuarit

11:34 : 13/11/2022
Para

Paloka që në mëngjes ka një thirrje për shqiptarët: Çohuni nga kafet, dil protesto!

TË GJITHA

Kapet adoleshenti në Gjermani, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste

22:26 : 06/06/2025

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

22:23 : 06/06/2025

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com