• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Importet e zarzavateve u rritën me 44% këtë vit, shifër rekord në 2 dekadat e fundit

08:39 : 09/11/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Importet e zarzavateve u rritën në mënyrë të pazakontë këtë vit, ndryshe nga të gjitha grupet e tjera të importit duke përfshirë edhe ushqimet.

Kriza e çmimeve të larta pas luftës në Ukrainë ka ndikuar negativisht importet e përgjithshme të mallrave në sasi, të cilat këtë vit kanë shënuar ulje, përveç zarzavateve.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se sasia e importeve totale shënoi rënie vjetore me 5.8% në janar-shtator. Edhe ushqimet si një nga grupet kryesore të artikujve të importit u reduktuan me 2.7% në sasi përveç zarzavateve, importet e të cilave janë rritur me rreth 40%, ritmi më i lartë i rritjes që nga viti 2006 (shih grafikun bashkëngjitur).

Gjatë 9 mujorit janë importuar mbi 34 mijë tonë zarzavate ose 43.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga 99 grupet kryesore të mallrave, zarzavatet rezultuan me rritjen më të madhe të importeve duke shënuar rekord historik, në një kohë që klima e vendit tonë siguron mbjellje me dy sezone qarqet me bujqësi intensive në vend (Berat, Lushnjë, Fier, Divjakë).

Prodhuesit në zonën e Fierit dhe Beratit e shpjeguan këtë ecuri të importeve me reduktimin e prodhimit vendas, sidomos në sera. Shumica e prodhimit në serat shqiptare ka kontrata me eksportuesit dhe e dorëzojnë mallin në magazinat e tyre.

Lexo edhe:

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

Eksportet e zarzavateve në të njëjtën periudhe janë rritur me 7 për qind. Kjo rritje është nxitur nga investimet e mëdha të grumbulluesve në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit dhe rritja e kërkesës nga jashtë këtë vit. Eksportet në rritje me një prodhim në rënie kanë nxitur importet e zarzavateve të cilat këtë vit arritën kulmin, duke zëvendësuar mungesat në tregun e brendshëm të prodhimit vendas.

Të dhënat mujore të importeve të zarzavateve 2022 të krahasuara me vitin 2021 tregojnë se muajt e pranverës janar, shkurt dhe mars importet e zarzavateve janë rritur më shume. Në muajt e parë të vitit 2022 fermerët shqiptarë hezituan të mbillnin në sezonin e parë për shkak të humbjeve që pësuan me mbjelljet e vitit 2021.

Më vonë pas luftës në Ukrainë e cila i rriti ndjeshëm edhe kostot edhe çmimet e zarzavateve, fermerët rriten mbjelljet në fillim të verës, por gjithsesi importet mbetën të larta edhe nga qershori në shtator.

Që nga viti 2006-deri në 2021 importet e zarzavateve kishin luhatje dhe shumicën e viteve erdhën me ulje si rrjedhojë e rritjes së prodhimit vendas në fusha dhe sera. Vitet me rritje zakonisht te importeve përfaqësojnë sezone me ndryshime klimaterike të pazakonte si përmbytje ose thatësira, të cilat kanë dëmtuar prodhimin vendas dhe konsumi është zëvendësuar me import.

Sektori i bujqësie po kalon vështirësi të shumëfishta që po vijnë nga kostot e larta të inputeve dhe mungesës së fuqisë punëtore. Kostot e larta të sezonit të kaluar nga rritja e çmimeve të plehrave kimike nga një njëra anë dhe heqja e kompensimit të TVSH-së tek grumbulluesit e përkeqësoi më tej situatën.

Të dhënat mbi rritjen ekonomike në tremujorin e parë të vitit tregojnë se ekonomia e vendit u rrit me 4.1%, ndërsa sektori i bujqësisë mbeti në vend me një ndryshim vjetor të PBB -së me vetëm 0.1%.

Etiketa: eksportefrutatKriza e cmimeveperime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

12:46 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nga promotor i rritjes ekonomike, eksportet kthehen në frenues të ekonomisë

12:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Hendeku i shifrave mes Kosovës dhe Shqipërisë zbulon rritjen artificiale të eksporteve

09:14 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Ishin të prishura”/ Grosisti nga Lushnja nuk i paguan miliona lekë fermerit nga Peqini

09:27 : 20/09/2025
AKTUALITET

Bllokimi i 8 ton domateve nga Shqipëria në Kroaci, fermerët në Dimal drejt falimentimit: Tregu nuk na i merr

19:33 : 15/09/2025
AKTUALITET

Pesticidet “helmojnë” fermerët, prodhuesit e frutave e perimeve thonë se po dëmtohen që të gjithë nga abuzuesit

16:15 : 12/09/2025
Para

Buxheti 2023 dhe paketa e re fiskale, ja çfarë do të diskutohet sot në Kuvend

TË GJITHA

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci i bindur: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025

As socialistët nuk janë të bindur për kandidaturën e Manastilirut/ Braçe: Emri nuk më thotë asgjë!

21:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com