• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqiptarët i marrin me BMW sa dalin nga kampi”, Britania harxhon 3.7 mln £ me taksi

08:53 : 08/11/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Franca dhe Britania e Madhe janë në kufijtë e arritjes së një marrëveshje për bllokimin që në nisje të gomoneve me emigrantë të paligjshëm, por mediat në ishull vijojnë të bëjnë bilancin e kostove që rëndojnë mbi buxhetin e Home Office, si pasojë e trajtimit të mbi 40 mijë azilkërkuesve që kanë mbërritur nga Kanali.

Sipas DailyMail, Home Office po shpenzon miliona paund vetëm për taksi që transportojnë emigrantët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me disa prej shoferëve që pretendojnë se u është thënë t’i lëshojnë pasagjerët në stacione hekurudhore pa asnjë protokoll ruajtje apo sigurie.

Sipas një analize të kontratave publike janë paguar më shumë se 3.7 milionë paund vetëm vitin e kaluar për taksi, furgona dhe autobusë për të lëvizur azilkërkuesit, emigrantët e paligjshëm dhe të miturit e pashoqëruar.

Një marrëveshje me një ofrues transporti raportohet të jetë me vlerë 3.3 milion paund dhe mbulon transportin urgjent për ‘hyrësit klandestinë’ kur numri i njerëzve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi kalojnë Kanalin është më shumë se sa mund të përballojnë objektet lokale.

Kontrata e parë thotë ekzaktësisht kështu: “Ka një interes publik sepse emigrantët janë të ekspozuar për t’u parë në Dover Tughaven dhe grupet e protestës mblidhen atje rregullisht. Shërbimi i transportit emergjent do të sigurojë një shpërndarje të shpejtë të numrit të emigrantëve… duke reduktuar rrezikun e mbipopullimit dhe incidenteve të mundshme”.

Lexo edhe:

Humb jetën refugjati shqiptar në Angli

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

Kontrata mbulon gjithashtu lëvizjen e azilkërkuesve nga qendrat e përpunimit si Manston në hotele, transferimin e njerëzve midis qendrave të karantinës dhe marrjen e të miturve të pashoqëruar në strehimore.

Disa shoferë thanë se u ishte kërkuar që t’i linin emigrantët jashtë stacioneve hekurudhore në Londrën qendrore për t’i lejuar ata të shkonin në destinacione të ndryshme.

Një punonjës i taksive tha për The Times se ai u pagua rreth 150 paund për të çuar tre të rinj nga Manston në stacionin Kings Cross në Londër muajin e kaluar.

Një shofer tjetër, i quajtur Rizëan, pretendoi se ishte udhëzuar të linte emigrantët e paligjshëm në stacionet e Londrës.

“Më kanë thënë njerëz me shenjë identifikimi të Home Office…‘Thjesht hidhini ata në Londër, askush nuk kujdeset, është mirë, stacioni King’s Cross është OK, ose stacioni Victoria“, tha ai për radio LBC.

“Në disa raste ka pasur afganë në pjesën e pasme të makinës sime dhe ne kemi një gjuhë të përbashkët. . . ata më treguan dokumentet, thuhej se më kanë refuzuar, nuk kam asnjë bazë të jem në këtë vend ose çfarëdo tjetër, por ata lihen të lirë”, ka zbuluar ai.

Taksisti Rizwan i ka thënë medias britanike se përveç afganëve kishte nxjerrë shumë shqiptarë nga kampi i Manston.

“Nëse duan të shkojnë në hotel ose duan të zhduken, kjo u takon atyre. Ajo që ka ndodhur është se unë i kam zbritur dhe menjëherë i ka marrë nga dikush me një BMW luksoze dhe ata janë larguar”, tha ai.

Lajmi vjen pas raportimeve se azilkërkuesit po braktiseshin në stacionin qendror të Londrës, “Victoria Station” të martën mbrëma.

Njëmbëdhjetë burra u dërguan me autobus në kryeqytet si pjesë e një grupi më të madh dhe u lanë të hutuar në rrugët e qytetit.

Një zëdhënës i Policisë Britanike të Transportit tha se oficerët iu përgjigjën raporteve të një grupi azilkërkuesish që ‘kërkonin ndihmë’ në stacionin “Victoria” në orën 22:33.

“Mirëqenia e atyre që janë në kujdesin tonë është e një rëndësie të madhe dhe njerëzit lirohen nga Manston vetëm kur ne kemi garanci se ata kanë strehim për të shkuar. Ne mund t’i dorëzojmë individët ku mund të strehohen nga miqtë dhe familja, dhe për këtë arsye dhe transporti u sigurohet njerëzve që largohen nga Manston”, tha një zëdhënës i Home Office.

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: emigrantet me gomoneshqiptari ne angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humb jetën refugjati shqiptar në Angli

18:53 : 18/11/2023
AKTUALITET

“Paguaj 3000 £ me ne dhe nuk vdes”, shqiptarët nisin pazarin në Tik Tok pas mbytjes së anijes me emigrantë

09:40 : 13/08/2023
AKTUALITET

Si u vra shqiptari në Angli brenda “shtëpisë së barit” – Detaje

19:03 : 11/08/2023
AKTUALITET

Me gomone drejt Anglisë! Torturat dhe sakrificat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme më të mirë

17:18 : 11/05/2023
AKTUALITET

Trafikonte emigrantë drejt Anglisë, 49-vjeçari shqiptar rrezikon 6 vite burg në Belgjikë

15:01 : 04/05/2023
AKTUALITET

Do i deportonin vëllain, shqiptari në Angli kërcënon me vetëvrasje

20:35 : 27/04/2023
Para

Situata e tensionuar në veri të Kosovës, Kurti takohet me liderët e opozitës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com