• Kontakt
Monday, September 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret në PD/ Tjetër mbështetje publike për Alimehmetin

15:29 : 03/11/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në një analizë të gjatë të postuar në profilin e tij në Facebook, avokati i i njohur, njëherësh aktivist i shquar i Shoqërisë Civile, Altin Goxhaj ka shpjeguar arsyet pse ai do të mbështesë kandidaturën e mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti në primaret e PD për bashkinë e Tiranës.

Goxhaj nënvizon se Alimehmeti preferohet nga të gjithë pa dallime politike, pasi figura e tij është krejt e kundërta e kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe përcjell në radhë të parë humanizëm e pozitivitet, dy element që i kanë munguar qytetarit të parë të Tiranës.

Më tej theksohet se mjeku i njohur nuk vjen nga bota e biznesit apo lidhjeve me oligarkët dhe fakti që është i papërlyer në pazare politike, përveç angazhimit të tij si simpatizant në PD, rrit pëlqimin e tij në elektorat.

Postimi i Goxhajt në FB:

JA PSE E DUAN PA DALLIME POLITIKE TË GJITHË QYTETARËT E TIRANËS KAQ SHUMË ILIR ALIMEHMETIN!

Lexo edhe:

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

Qëndrim mbështetës publik i Lëvizja AntiSoros Për Shqipërinë

Ilir Alimehmeti është 100% krejt e kundërta e Zdromsit që po vret Tiranën, në çdo kuptim të fjalës sepse tek Erion Veliaj nuk gjen as edhe minielementin më të vogël pozitiv, madje çdo gjë tek ai është 100% e keqe! Ne na duhet krejt e kundërta e tij!

Ndaj dhe ne gjejmë tek Doktor Iliri më të mirën e vetes sonë, një shqiptar i thjeshtë dhe i ndershëm, i realizuar 100% në profesionin e tij, i shkolluar me rezultate të jashtëzakonshme në universitetet më të mira botërore të mjekësisë (Mahstrit, Erasmus) dhe sidomos shëndetin publik, që gjithshka e ka ndërtuar me forcat e veta me punë dhe përkushtim, i shqetësuar për interesin publik dhe në fushën e shëndetësisë është një nga autoritetet më të rëndësishme akademike shqiptare në botë me 94 publikime të vërteta (pa plagjiatura) në revistat akademike mjekësore botërore (shih ResearchGate).

Askush nuk mund ta akuzojë kurrë për asgjë, përkundrazi i pafundëm numri i atyre që e njohin që tregojnë pozitivitetin e një njeriu të thjeshtë që nuk ka reshtur të tregojë njerëzillëkun dhe humanizmin e tij.

Ai nuk erdhi në këtë ditë si produkt i ndonjë axhende soros, pazaresh oligarkësh, plani biznesi, projekt ambasadash apo karriere të sponsorizuar nga establishmenti politik!

Atë e solli si Kandidat të vetëm fitues të Opozitës vetë dallga e kohës së PLANdemisë dhe Shpopullimit që po jetojmë!

Pa asnjë axhendë apo pagesë, Mjeku Alimehmeti konsumoi me qindra e qindra orë televizive duke mos reshtur asnjë ditë së pushuari për të bërë detyrën patriotike të mjekut të shqiptarëve por edhe të intelektualit të shqetësuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shkelura nga Diktaturas e PLANdemisë! Por në një mënyrë apo tjetër ai mund të konsiderohet edhe Psikologu i Qetësimit dhe Relaksimit të miliona shqiptarëve në kohën e Terrorit dhe Ankthit Popullor të stimuluar të Establishmentit Lokal dhe Global.

Nëse pyet çdo gazetar pavarësisht ngjyrave të tij apo të borderosë që firmos, pozitiviteti i tyre ndaj Alimehmetit lidhet me respektin e thellë për të si njeri dhe si profesionist ç’ka është një ndër avantazhet më të mëdha që mund të ketë pasur ndonjë kandidat zgjedhjesh ndonjëherë!

Ne na duhet një KryeQytetar Bio për Qytetin, përtej pazareve dhe kompromiseve, dallavereve dhe pisllëqeve të Politikës Fajtore që po zhbën Shqipërinë dhe Tiranën, me një karrierë dëshmitare të ndershmërisë dhe kualitetit të tij!

Ai sot është i vetmi Kandidat Politik që gëzon mbështetje përtej elektoratit militant të një partie: që nga elektorati gri që voton e deri tek ai që nuk voton fare (mbi 40%) e deri tek elektorati i majtë i pakënaqur! Është i vetmi që i jep Opozitës fitore!

Kjo është arsyeja se pse ka një ortek kaq të madh të vlerësimit të tij pozitiv pavarësisht nëse komentuesit janë socialist apo demokrat, gri apo skeptik, në mirëqenie apo varfëri, nëse janë “tironca” apo “tiransa”, nëse janë nga Veriu apo nga Jugu, janë ende këtu apo kanë ikur rrugëve të botës, nëse janë me Berishën apo me Lylin, nëse janë burra apo gra, nëse janë të rinj apo të moshuar!

Ilir Alimehmeti është shkaku se pse Mafia Soros në pushtet dhe metastazat e saj në Opozitë nuk flenë më gjumë! Sepse Alimehmeti është i vetmi në këtë aktualitet që e shkatërron me vota djathtas, gri dhe të majta Veliajn si kurrë më parë dikush ka pasur mbështetje publike në këtë Qytet prej 100 vjetësh!

Sepse tek Njeriu i Thjeshtë i Qytetit ne gjejmë më të mirën tonë në ditën tonë më të keqe kur po humbim dhe shpresën e fundit për të ndejtur në Shqipëri, sepse Ilir ALimehmeti na jep shpresë që ne në 16 Maj 2023 të bërtasim “FITORE! TIRANA ËSHTË E JONA!”

Etiketa: altin goxhajBashkia e TiranesIlir AlimehmetiPartia DemokratikePrimaret ne PDzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Alimehmeti nuk do të garojë për bashkinë e Tiranës”, Berisha ngarkon grup për negociata me partitë opozitare

13:12 : 26/09/2025
PREZANTOHET PARKU OLIMPIK - Kryeministri Edi Rama dhe Kandidati i PS per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, gjate prezantimit te projektit per ndertimin e Parkut Olimpik dhe Kopshtit Zoologjik./r/n/r/nPRESENTATION OF OLIMPYC PARK - Prime Minister Edi Rama and Candidate of Socialist Party for the mayor of Tirana Erion Veliaj, during presentation of the project for the construction of Olympic Park and Zoo.
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, qeveria mblidhet sot për vendimin final

08:26 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kryebashkiak i Tiranës për 1 vit? Alimehmeti: Programi im është 4-vjeçar

15:22 : 24/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Rama përdori këshilltarët bashkiakë, çlirimi i Tiranës do të ndodhë kur ta largojmë

20:09 : 23/09/2025
Para

Kurti për targat: Beogradi po ushtron terror ndaj serbëve të Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/09/2025

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams, tërhiqet nga gara për mandat të dytë

22:53 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi, PAS ka një epërsi të qartë me 43% kundrejt 29% të opozitës pro-ruse

22:30 : 28/09/2025

FOTO/ Ushtria izraelite shkatërron një ndërtesë të lartë në Gaza

22:10 : 28/09/2025

Gjenerali serb Pavkoviç i dënuar për krime lufte në Kosovë lirohet nga burgu

21:50 : 28/09/2025

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com