• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ U konfiskua dje, ja si dhjetëra efektivë mësynë te “Colombo” me vlerë 1 mln €

11:15 : 02/11/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Durrësit njoftoi ditën e djeshme sekuestrimin e hotelit “Colombo”, një pasuri në pronësi të shtetasit Pëllumb Tuda, me vlerë plot 1 milion euro.

Godina u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi Tuda dyshohet se e ka ndërtuar me para të siguruara nga aktiviteti i tij kriminal që lidhet me prostitucionin dhe trafikun e drogës.

Personazhit në fjalë në 2020 me urdhër të prokurorisë i ishin konfiskuar edhe dy pallate në ndërtim dhe një lokal me vlerë tregu 2 milionë euro.

Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror dhe gjykata thotë se tashmë rezulton e provuar që pasuria e tij është vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

51-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar për “trafikimi të lëndëve narkotike” dhe “shfrytëzim prostitucioni”, ndërsa në korrik të vitit 2014 sapo doli nga burgu me leje plagosi dy persona në Durrës.

Lexo edhe:

Si u vodh tenderi 1 milionë euro i ilaçeve në ministrinë e Shëndetësisë

“Paratë e krimit”, 29-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro në Tiranë (EMRI)

Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakierja në diskon në pronësi të tij sepse ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion, dhe pas refuzimit të saj, vajza ishte rrahur barbarisht.

Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet nga operacioni i Policisë së Durrësit në “Hotel Colombo” pak ditë më parë.

Në video mund të shihet një numër i madhe efektivesh dhe agjentësh të policisë që hyjnë në dyert e lokalit që ndodhet në të njëjtën godinë.

Kush është Pëllumb Tuda?

Pëllumb Tuda nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij.

Tuda është pronar i hotel dhe diskos “Colombo” në Durrës, ku ai plagosi punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte, prona që tashmë janë sekuestruar.

Ndërkohë, ai është arrestuar disa herë për plagosje, por nuk është dënuar nga gjykata. Tuda është akuzuar 5 vite më parë nga banakierja e tij. Kjo e fundit deklaroi se ai donte ta shfrytëzonte për prostitucion dhe në momentin që ajo e kundërshtoi e rrahu barbarisht.

Vajza me iniciale M.P shkoi në polici me hematoma në sy, duke denoncuar punëdhënësin e saj.

“Kur nuk pranova i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më rrahu me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk i bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”, dëshmoi ajo para policisë.

Plagosja në “Kolombo” në vitin 2014

Nga një shqyrtimi i Gjykatës së Lartë të kërkesës së një prej të arrestuarve në vitin 2014 për ngjarjen e rëndë në lokalin e Pëllumb Tudës: “Më 04.07.2014, rreth orës 02:00, Shpëtim Meta ka shkuar tek lokali “Kolombo”, por nuk është lejuar të hyjë brenda nga roja i lokalit, Besnik Ruçi, i cili ka konstatuar se ishte i armatosur.

Për këtë arsye ata kanë debatuar me njeri-tjetrin, Shpëtimi e ka kërcënuar me armë, duke qëlluar përtokë, ndërsa roja e ka qëlluar me grusht në fytyrë duke e rrëzuar.

Më pas shtetasi Shpëtim Meta është larguar me automjetin e tij. Për këtë ngjarje roja ka vënë në dijeni pronarin e lokalit Pëllumb Tuda, i cili në atë moment është afruar tek hyrja e lokalit.

Shtetasi Shpëtim Meta ishte kthyer pas rreth 10 minutash me automjetin e tij dhe kishte  filluar të qëllonte me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besnik Ruci. Po kështu me pistoletë ka gjuajtur edhe pronari Pëllumb Tuda.

Shtetasi Pëllumb Tuda ia ka dhënë pistoletën shtetasit Ivan Tuda (nipit të tij) dhe më pas ky i fundit ia ka dhënë shtetases Lumturi Tuda për ta fshehur armën. Policia më pas kishte sekuestruar armën e krimit”.

Etiketa: 1 milionë eurohotel "Colombo"i sekuestrohet pasuriapellumb tudi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u vodh tenderi 1 milionë euro i ilaçeve në ministrinë e Shëndetësisë

18:55 : 04/09/2024
AKTUALITET

“Paratë e krimit”, 29-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro në Tiranë (EMRI)

15:51 : 02/10/2023
BOLD BLOG

Qeni gjen 1 milion euro në valixhe/ Guardia Di Finanza: Operacioni ishtë rutinë!

17:51 : 02/08/2023
AKTUALITET

Zotërojnë hotele e karburante, GJKKO konfiskon pasuritë e Altin Çuçaj dhe vëllezërve

12:49 : 03/05/2023
AKTUALITET

Pulari, makina luksoze dhe toka/ GJKKO konfiskon pasuritë e Ben Qimes

12:36 : 03/05/2023
AKTUALITET

Fitoi mbi 10 mln euro me heroinë në Roterdam, SPAK i sekuestron turkut pasuritë në Tiranë

13:09 : 05/04/2023
Para

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Shkodra Elektronike” pushton rrjetet sociale, ja çfarë shkruan Youtube për dyshen muzikore

18:18 : 15/05/2025

Kapet me 940 mijë euro shqiptari/ Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri

18:18 : 15/05/2025

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

18:10 : 15/05/2025

“Vota e kontestuar ishte e Orlando Rakipit”, sekretari i KZAZ 30 tregon si nisi sherri

18:08 : 15/05/2025

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025

Nis numërimi i votave preferenciale në Kashar, lejohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe mediat

17:59 : 15/05/2025

Dëmtim “katastrofik” për Jayson Tatum, NBA humbet një ndër yjet kryesorë

17:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com