• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Botërore nuk i ka certifikuar nga ana mjedisore TEC-et lundruese të Vlorës

19:07 : 26/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME

Nga Esmeralda Topi

“Dua të siguroj të gjithë banorët e Vlorës, por edhe të gjithë vizitorët, që jemi munduar shumë për të gjetur dy anije që janë të ceritifikuara nga Banka Botërore, përsa i përket respektit të kushteve ambientale.”- deklaroi më 5 prill ministrja e Infrastrutkurës dhe Energjisë Belinda Balluku, teksa ambientalistë dhe ekspertë të mjedisit vunë alarmin mbi ndikimet negative në mjedis nga vënia në punë e dy TEC-eve lundruese të prodhimit të energjisë në Triportin e Vlorës.

Nga një kërkim i Faktoje rezulton se në daljet publike të ministres Balluku ky argument është përdorur si mburojë përballë opinionit publik sa herë flitej për këtë çështje.

“Janë të pajisura me certifikatën e Bankës Botërore për të sqaruar edhe publikun, sa i përket ndotjes ambientale, pra plotësojnë të gjitha kushtet sipas kritereve të BB.”- deklaroi sërish më 29 korrik ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, teksa inspektonte punimet në Portin e Ri të Vlorës.

Edhe gjatë inspektimit të dy anijeve me Ambasadoren Amerikane në Shqipëri Yuri Kim, Balluku u kujdes të siguronte opinionin publik për kritere të përmbushura mjedisore.

Lexo edhe:

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

“Ju sigurojmë që edhe sasia e emetimit është sipas kritereve të konventave ku Shqipëria aderon dhe sipas të gjitha kritereve të vendosura nga Banka Botërore për njësitë gjeneruese të energjisë elektrike.”- tha Balluku më 26 shtator.

Nisur nga rëndësia që ka kjo çështje për publikun, Faktoje vendosi të bëjë një verfikim.

Më 9 shtator, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion zyrës qëndrore të Bankës Botërore në Shqipëri, për t’i pyetur nëse dy anijet lundruese të prodhimit të energjisë elektrike janë të certifikuara nga Banka Botërore për sa i përket kushteve mjedisore.

Deri në 24 tetor ne nuk morëm një përgjigje me shkrim nga ana e Bankës Botërore. Por gjatë një konference me mediat, për prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Faktoje iu drejtua me të njëjtën pyetje Emanuel Salinas, Menaxherit të Bankës Botërore për Shqipërinë i cili përgënjeshtroi publikisht deklaratën e zonjës Balluku kur tha:

“Banka Botërore nuk certifikon këto objekte në asnjë vend të botës dhe aktualisht ne nuk jemi pjesë e këtij operacioni. Ajo që ne i theksojmë qeverive, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe në vende të tjera është rëndësia që ka diversifikimi i burimeve drejt burimeve të gjelbra.” – u përgjigj për Faktoje Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.

Dy termocentralet lundruese janë marrë me qira për një periudhë dy-vjeçare nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me një faturë prej 336 milion euro.

Ankorimi i TEC-eve lundruese në gjirin e Vlorës këtë shtator nxiti protesta nga aktivistë dhe ambientalistë, nën moton “Ne nuk e japim Vlorën”.

“TEC-et lundruese do të djegin 600 tonë naftë të rëndë në ditë, ose 219 000 tonë naftë/vit. Nëse konvertojmë sasinë e naftës në dioksid karboni (CO2), atëherë shifra është rreth 712, 409 tonë CO2/vit. Kjo shifër është e barabartë me; 3749.5 kg CO2 në vit për çdo banor të Vlorës, 275.7 kg CO2 në vit për çdo banor të Shqipërisë, e shtuar kjo në mushkëritë tona. Në nivel vendi, për çdo banor = 82% më shumë CO2 nga ajo sasi që një person nxjerr gjatë frymëmarrjes për një vit. Ose për çdo banor të Vlorës = 10.5 herë më shumë (1050%) se sasia e CO2 që një person nxjerr çdo vit. Për ta përthithur nga atmosfera këtë sasi CO2 që çlirohet nga këto TEC-e lundruese, Shqipërisë i duhen edhe rreth 200,000 ha të tjera pyje shtesë (ose një investim prej 1 miliard euro, për të mbjellë ato pyje).” – argumenton për Faktoje, ambientalisti Abdulla Diku.

Por mesa duket ky nuk është i vetmi problem që do të sjellin anijet në mjedis.

“Unë si inxhinier kimist me eksperiencë të gjatë në industri, problemin kryesor në djegien e naftës së rëndë për prodhim energjie e shikoj tek çlirimi i oksideve të squfurit, të cilët do të jenë më katastrofike për atë zonë, në rritjen e shiut acid etj. Gjithashtu edhe oksidet e metaleve të renda që do të prodhohen në mënyrë të pashmangshme. Nuk ka asnjë informacion dhe as që përmendet fare rendimenti dhe filtrimi i këtyre platformave lundruese. Dhe mbi të gjitha mundësia e rrjedhjes së naftës së rëndë. Imagjino të ndodh një aksident dhe të derdhet një sasi e madhe nafte në ujë, thjesht katastrofë.”- argumenton për Faktoje inxhinieri kimist Genti Mingla.

Dy anijet lundruese të prodhimi të energjisë pritet të zhvendosen në zonën e Triportit, pranë TEC-it të Vlorës. Autoritetet janë angazhuar që prodhimi nga këto asete gjeneruese të nis në fund të këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshëm dhe përmes tyre thonë se do të sigurohet 15% e konsumit të energjisë në Shqipëri.

Etiketa: Banka Botërorecmimi i energjiseTEC Vlora

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

07:57 : 24/04/2025
AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
RAJONI

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, aktivistët sulmojnë me tortë kryetarin e ZRRE/ VIDEO

14:48 : 27/03/2025
AKTUALITET

BB: Cilësia e arsimit të lartë në Shqipëri, e ulët

21:35 : 18/03/2025
AKTUALITET

Arsimi i dobët në Shqipëri do të mbajë peng dy gjenerata

08:04 : 18/03/2025
BOTA

Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë!

19:48 : 18/02/2025
Para

EMRAT/ Rama vendos të bëjë ndryshime në qeveri, ja cila ministri preket

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com