• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Prag lufte, Rumania merr vendimin urgjent në rast sulmi bërthamor

20:44 : 21/10/2022
në BOTA

Luftimet rreth centraleve bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimet e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore taktike kanë ringjallur frikën bërthamore në Evropë.

Kjo është e pranishme veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të përballeshin me pasoja më të mëdha në rast të një ekspozimi ndaj rrezatimit.

Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik u dha një ndjesi sigurie qeverive, duke bërë që ato të mos u kushtonin shumë rëndësi planeve të tyre të mbrojtjes civile.

Disa qendra të vjetra strehimi sot cilësohen si muze ose relike të një epoke më të hershme të frikës bërthamore që sot nuk ofrojnë mbrojtje të vërtetë.

Në Rumani, ish-miniera e madhe nëntokësore e kripës, “Salina Turda” tani një pikë turistike, është në listën e qeverisë si një nga objektet që mund të shërbejnë si qendër strehimi.

Lexo edhe:

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

“Kjo minierë kripe është në kategorinë e hapësirave që mund të përdoren përkohësisht, që nuk janë qendra të duhura strehimi, por që mund të shërbejnë për mbrojtje.

Unë përfaqësoj rajonin e Bukureshtit dhe Ilfovit dhe ne nuk kemi këtë lloj hapësire, por kemi hapësira të tjera në pjesën tjetër të vendit si stacionet nëntokësore të trenave”, thotë Lejtnant Koloneli Vasile Daniel, zëdhënës i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente.

Pas ndërprerjes së shfrytëzimit, miniera e kripës “Salina Turda” u bë një qendër strehimi kundër sulmeve ajrore për popullsinë e qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti rumun i Forumit të Ekspertëve në Bukuresht, Sorin Ionita nuk mendon se “popullatat në Evropën Lindore kanë frikë të madhe sepse kjo mund të jetë një përvojë shumë hipotetike” duke iu referuar një sulmi të mundshëm me armë bërthamore.

“Një sulm bërthamor, përveç faktit që nuk do të sillte një avantazh të madh ushtarak për Rusinë, për shumë arsye të tjera, nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë.

Në aspektin politik, përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të kufizuara dhe do të shkaktonte një nivel më të lartë të përshkallëzimit të luftës”, thotë analisti rumun Sorin Ionita.

Ndërsa Cristian Parvulescu, dekan i fakultetit të shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Rumanisë thotë se sistemi i mbrojtës nga raketat dhe prania e trupave të NATO-s në vend janë faktorë të rëndësishëm për Rumaninë.

“Përveç faktit që Rumania është anëtare e NATO-s dhe më shumë trupa të NATO-s janë dislokuar në vend si masë mbrojtëse, kemi edhe mburojën Deveselu, e cila ka krijuar tensione me Rusinë.

Ky sistem i mbrojtjes ajrore mund të interceptojë raketat balistike që mund të lëshohen nga territori rus. Kështu që Rumania është e mbrojtur mirë dhe mund të interceptojë shumicën e raketave balistike, por ky rrezik në të vërtetë nuk ekziston”, thotë ai.

Zëdhënësi i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente, Vasile Daniel thotë se koncepti i strehimit në raste të një sulmi bërthamor nuk është i rregulluar me ligj.

Ndërsa analisti Sorin Ionita thotë se strehimi i njerëzve në minierën e kripës “Salina Turda” do të ndeshej me shumë probleme praktike sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura për një gjë të tillë.

Sipas, tij nuk është mbajtur asnjë stërvitje për strehimin e njerëzve në këto objekte./VOA

Etiketa: lufterumaniasulm berthamor

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
BOTA

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025
BOTA

“Ritëm breshke” në Ukrainë, “The Economist”: Rusisë i duhen 108 vjet për pushtim total

17:28 : 19/10/2025
BOTA

Analiza: Vendet e BE-së kanë 5 vite kohë për t’u përgatitur për luftë me Rusinë, çfarë parashikon plani

15:36 : 16/10/2025
BOTA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Izraeli: Një nga trupat e kthyer nga Hamasi nuk u përket pengjeve!

12:40 : 15/10/2025
Para

SHBA-Rusi, minstrat e brendshëm flasin për luftën në Ukrainë

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com