• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leartin e vranë, mos qani për Sulon!

17:29 : 20/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, VIDEO

Nga Boldnews.al

Learti nuk jeton. Dha frymën e fundit nën sytë e policisë teksa e dërguan të vdekur para mjekut të urgjencës që nuk kishte çtë bënte më. Plumb su shtie mbi të, por plumbat e arrogancës, kërcënimeve, maltrajtimit psiko-fizik dhe shoqërimit pa shkak në komisariat nga një patrullë policore, bënë që 32-vjeçari Leart Kurti të mbyllë sytë përgjithnjë.

E vrau pushtetimi, që në epilepsinë e mbajtjes me forcë të qeverisjes hedh në tregun e publikut të varfër idenë se ishte epileptik (sëmundja e tokës). Nën tokë do futet Learti, i cili qëkurse leu iu shkruan dy fate të zeza, i fundit ishte mbrëmë në orën 23.07. Jetoi në kohën e keqe të një policie pushteti që manipulon edhe vdekjen në ngadhënjimin e mbulimit të së vërtetës që sot ulëret nga Morgu i Tiranës. Një djalë i ri vdiq në duart e policisë.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale Leart Kurti shkruan: “Nëse mundësitë nuk trokasin, ndërto një derë”. Trokiti mundësia e zezë në derën e vrazhdë të Komisariatit 3 në Tiranë. Patrulla policore u bë shkak që ai të mos ketë jetë, qoftë edhe duke e mbuluar ngjarjen me një fjali të shkurtër: “u perkëqësua gjendja sapo mbërriti në komisariat, me mungesë frymëmarrje dhe shkumë nga goja”. Vdekja më e madhe është për ata dy prindër që e rritën dhe sot mbyten nga helmi i ngadaltë që të vret shpirtin. “Ishte epileptik”-thotë policia, që nën rreshta shton se patrulla “bëri detyrën”, sepse krisma nuk ka pasur dhe nëse ka pasur ata ishin larg, andej rrugës për në Dajt…

Sa shumë ngjan kjo ngjarje e mjaft të tjera me kinematografinë komuniste ku “patrulla fashiste” vrau jetimin Sulo… E mbase lot janë derdhur atëkohë për Sulo surrealin dhe nuk dimë të qajmë mjerimin e tanishëm që po vret herë me armë e herë me dhunë fizike e psikologjike.

Lexo edhe:

Me pranga dhe serum, mjekët e “Traumës” vihen nën hetim për vdekjen e Kurtit

Vdekja e Leartit, Çollaku: Policia skenar të dyshimtë, kërkon të mbulojë ngjarjen

Po, këta janë plumbat që po shtihen me breshëri nga zyra e AMP-së (Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore) që sot drejtohet nga Ardi Veliu. Po, po, nga Veliu që kur mbante postin e kreut të Policisë së Shtetit tha publikisht se në përplasjen me armë në Elbasan në makinën e kriminelëve të Rilindur nga Rilindja e qeverisjes nuk kishte materiale që përbënin krim zgjedhor, por më vonë u zbulua se kishte para, karta identiteti dhe emra personash që do votonin për PS-në.

A thua do e zbardhë AMP e Veliut këtë ngjarje që edhe kur polici vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha u tha se pranë viktimës ishte gjetur një armë, duke sajuar me perversitet një trill të ndyrë në yndyrën e pushtetimit?

Reja e zezë e misterit të vdekjes së 32-vjeçarit qarkullon nga zyrat qeveritare e policore në ato të medias, e lidhur ngushtësisht me pushtetin, prej së cilës jeton edhe duke thithur gjakun e jetëve të humbura. Rendën pafund të dalin në përfundimin se vdiq si pasojë e sëmundjes së epilepsisë, pa marrë më parë një konfirmim zyrtar, pa pyetur prindërit birësues të Leartit. E mbi të gjitha epilepsia nuk është sëmundje që të merr jetën menjëherë si atak kardiak. Së pari krizat e saj shmangen nëse policët do ishin të trajnuar që në raste të tilla nuk dhunohet, nuk shantazhohet e aq më pak të mbahet nën trysni për disa minuta një person me sëmundje të tillë (gjithnjë nëse e ka pasur).

Këto “detaje” media qeveritare i anashkalon me dashje, duke bërë një krim më të rëndë se vetë humbja e një jete. Sot dora që të ushqen në shfaqjen e propagandës dhe mbulim e së vërtetës ka nevojë dhe media është hazër për të sajuar çdo alibi në mënyrë që uniformat policore të dalin të papërlyera në këtë ngjarje që nuk është e para, e për fatin e keq nuk do të jetë as e fundit, për aq kohë sa koburja e shtetit shkrehet për vijimin e pushtetit që po mbush një dekadë.

Po, Larti u vra nga të gjithë. Patrulla e para që rrëmbeu vrullshëm një 32-vjeçar pa asnjë send të paligjshëm me vete, as armë, as drogë e as para të pisët. Fati i keq për Leartin që në lindje kur u braktis nga prindërit biologjik dhe teksa ishte vetëm dy vjeç e adoptoi një çift që sot e qan me brengën e madhe. Të tjerë Leartë do vrasë forca e arrogancës, militantizmit politik në radhët policore dhe kupola e krimbur në alleshverishin trekëndësh: qeveri-polici-media e blerë nga pushteti! Nesër radhën mund ta ketë secili nga fëmijët tanë, policia e Edi Ramës të vret.

Etiketa: Leart Kurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Me pranga dhe serum, mjekët e “Traumës” vihen nën hetim për vdekjen e Kurtit

15:01 : 23/10/2022
AKTUALITET

Vdekja e Leartit, Çollaku: Policia skenar të dyshimtë, kërkon të mbulojë ngjarjen

19:08 : 20/10/2022
Para

Nga shoqërimi në komisariat te vdekja në spital, Softa: Çfarë ndodhi me Lear Kurtin?

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com