• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Armë, drogë e miliona! Publikohen detaje nga arrestimi i mikut të Talo Çelës

11:59 : 17/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Katër ditë më parë Policia e Elbasanit në një operacion blic, që përflitej se ishte organizuar për kapjen e Talo Çelës, ndërhyri në fshatin Dëshiran të Belshit, ku mendohej se fshihej i shumëkërkuari i drejtësisë.

Por, teksa arrestimi i Çelës duket se dështoi për të disatën herë, në pranga ra një nga miqtë e tij më të ngushtë, 60-vjeçari Aqif Bezati.

Në banesën e tij, Uniformat Blu gjetën armë, municione drogë e shuma të konsiderueshme parash, ndërsa në pranga ra edhe miku i 60-vjeçarit, Veli Deliu, i cili gjithashtu mbante në banesë armë dhe municione.

Aqif Bezati & Talo Çela
Aqif Bezati & Talo Çela

Ishte pikërisht Bezati, ai që mbahej në vëzhgim nga blutë e Elbasanit, të cilët gjatë hetimit kanë mësuar se miku i tij në banesë mbante sende të jashtëligjshme.

Bezati njihet si një lidhje e ngushtë shoqërore e Talo Çelës, ndërsa policia përveç armëve i gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi, nga e cila prodhohet heroina.

Lexo edhe:

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Ditën e sotme, Policia e Elbasanit ka publikuar edhe detaje nga operacioni që u zhvillua në banesat e Bezatit dhe Deliut, ku në bie në sy numri i madh i municioneve luftarake.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar dhe vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1433, viti 2022 për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278 i K.Penal.

Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas regjistrimit të procedimit penal, kanë filluar hetimet pro-aktive duke aplikuar metodat special të hetimit. Konkretisht me vendimin nr.807, datë 12.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është kërkuar dhe lejuar përgjimi telefonik i disa numrave.

Ndërsa me vendimin nr.801, datë 11.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është lejuar kontrolli i banesave dhe të çdo ambienti tjetër të lidhur apo ndihmës me to si dhe të automjeteve të ndodhura në këto banesa dhe konkretisht: Banesa e shtetasit V.D., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan në Bashkinë Belsh dhe banesa e shtetasit A.B., me adresë banesë private fshatit Dëshiran në NJA Grekan, në Bashkinë Belsh.

Për ekzekutimin e këtij vendimi nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, janë ngarkuar shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe DVP Elbasan.

Më datë 13.10.2022, ora 07.00 e në vijim, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.B, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit.

Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:

– Një armë zjarri e llojit pistoletë TT, model 54 me një krëhër me 8 fishekë, 539 copë fishekë mod.54, kal.7.62 mm;

– Një armë zjarri luftarake mol.56 dhe kal.7.62 mm, 5 krëhëra hark metalik nga të cilët 4 të mbushur me fishekë mod.56 dhe kal.7.62 mm;

– 2835 copë fishekë mod.56 dhe ka.7.62 mm, 9 copë fishekë armë zjarri mod.53, kal.7.62 mm; – – 2 granata dore mësymëse;

– 2 ndezësa të unifikuar;

– 3 granata dore të tipit mbrojtëse me ndezësa dhe unifikuar dhe një granatë dorë mbrojtëse me tapë ebaniti;

– Një qese plastike me material bimor të thatë të ngjashëm për nga era dhe karakteristikat fizike me lëndën narkotike të llojit cannabis sattiva me peshë totale 3.6 kg, një sasi bimësh të thata me kërcell dhe boçe të ngjashme me bimën narkotike të llojit opium me peshë totale 1.4 kg;

– 2 aparate telefonik celular, 10 copë fishekë armë gjahu kal.12 mm dhe një sasi e konsiderueshme të hollash prej 54.000 lekë, 260.000 lekë, 1.056.000 lekë, 2.170.000 lekë, 220.000 lekë, 980 pound britanik, 4020 pound britanik, 7.250 euro, 1700 euro.

Më datë 13.10.2022, ora 08.25 e në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.D, ndodhur në fshatin Dëshiran të Belshit. Nga kontrolli në këtë banesë rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale:

– Një armë gjahu kal.12 mm, një gjerdan me 30 fishek kal.12 mm si dhe dy kuti me nga 6 dhe 19 fishekë kal.12 mm si dhe një aparat telefonik.

Nga ana e policisë gjyqësore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit A.B., i dyshuar për veprat penale të: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuar nga neni 278/3/4/5 i K.Penal, “Prodhimi dhe Shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal dhe “Pastrimit të produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1 i K.Penal dhe shtetasit V.D., i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 280 i K.Penal.

Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Cërrik në DVP Elbasan.

Etiketa: Aqif BezatiArmë dhe municione ushtarakekapet me drogeTalo Cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Konti” i Elbasanit, krim dhe ndëshkim: Hakmarrja e Erion Alibejt

21:14 : 22/06/2025
AKTUALITET

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të akuzuar për vrasje, ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës

15:20 : 19/06/2025
Talo Çela
AKTUALITET

Vranë Fatmira dhe Elvis Dedaj/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela

11:28 : 19/06/2025
AKTUALITET

Erion Alibej “zbërthehet” në GJKKO: “Kusho” dhe “nipçja” u angazhuan për të vrarë vëllain e Talo Çelës

11:26 : 17/06/2025
AKTUALITET

Alibej: Mikael Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit që të më vriste, ai i kërkoi gjysmën dhe Talon

14:33 : 10/06/2025
Para

Selena Gomez “pajtohet” me gruan e ish të dashurit

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com