• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përparimi i forcave ukrainase, Rusia plane për të evakuuar banorët e Khersonit

19:43 : 14/10/2022
në BOTA

Rusia u ka premtuar strehim falas banorëve të rajonit pjesërisht të pushtuar prej saj, Khersonit, një shenjë se përparimi i forcave ushtarake ukrainase përgjatë frontit jugor të luftës, ka shqetësuar Kremlinin.

Khersoni është një nga katër rajonet që u aneksua në mënyrë të paligjshme nga presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar. Udhëheqësi i instaluar nga Moska i këtij rajoni, Vladimir Saldo, i kërkoi Kremlinit të organizonte një evakuim nga katër qytete, duke përmendur si arsye sulmet e pandërprera me artileri nga forcat ukrainase.

Zoti Saldo tha se ishte marrë vendim për të evakuuar banorët e Khersonit në rajonet ruse të Rostovit, Krasnodarit, Stavropolit, si dhe në Gadishullin e Krimesë, aneksuar nga Moska në vitin 2014.

Kremlini thotë se zhvendosja e ukrainasve në Rusi ose në territorin e kontrolluar prej saj, bëhet mbi baza vullnetare, por në shumë raste kjo është rruga e vetme që u ofrohet banorëve të zonave të pushtuara.

Sipas disa njoftimeve, një numër ukrainasish janë dërguar me forcë në të ashtuquajturat “kampet filtrimi”, ku merren në pyetje dhe mbahen në kushte të vështira. Po kështu sipas një hetimi të agjencisë ‘Associated Press’ zyrtarët rusë kanë deportuar me mijëra fëmijë ukrainas në Rusi, një pjesë e tyre jetimë.

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë kundërsulmin në lindje dhe jug të vendit për të rimarrë rajonet e pushtuara, trupat ruse janë tërhequr nga disa zona që morën nën kontroll menjëherë pas fillimit të sulmit më 24 shkurt.

Përparimet e Ukrainës në terren dhe shpërthimi më 8 tetor i një ure kyçe që lidh Rusinë me Krimenë, kanë nxitur kritika të brendshme mbi mënyrën se si po e menaxhon Kremlini luftën, si dhe kanë rritur trysninë ndaj Presidentit Putin, për të bërë më shumë për të ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve në front në favor të Rusisë./voa/

Etiketa: evakuimRusiaUkraine

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
Para

Kosova ul importet 10% me Shqipërinë, i rrit 30% me Serbinë

TË GJITHA

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com