• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse s’i pyesni shqiptarët? Balluku me dy standarte për amnistinë dhe taksën e naftës

11:58 : 13/10/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në cilësinë e zëvendëses së kryeministrit Edi Rama i është dorëzuar sot nga ambasadorja e BE-së në Tiranë Christiane Hohmann progres raporti i KE-së për Shqipërinë.

Fokusi i gazetarëve ishte vendosur te pikat problematike që nxirrte në pah raporti, siç janë dy projektligjet për aministinë fiskale dhe pasaportat e arta, të cilat bien ndesh me direktivat e BE dhe me kapitullin nr.4 të negociatave të anëtarësimit.

Në konferencën ku Balluku mori në dorëzim raportin, ajo u pyet edhe për këto nisma të qeverisë Rama dhe rezervat që ka Bashkimi Europian për miratimin e tyre, teksa ka kërkuar heqjen dorë në mënyrë të vazhdueshme.

Balluku u mbrojt për amnistinë fiskale duke thënë se “këto sfida duhen lexuar në mënyrën e duhur mos pasur interpretime që janë keqintepretime”, duke ia hedhur në këtë mënyrë fajin gazetarëve për mënyrën si trajtojnë raportin e KE.

“Do ta nis nga amnistia fiskale. Komisioni vë në dukej që është bërë një progres në zbatimin e planit të veprimit për luftën kundër pastrimit të parave. Mund të vërë në rrezim progesin në luftën kundër pastrimit të parave”, tha Balluku.

Lexo edhe:

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

Teksa i bënte avokatinë nismës së mazhorancës ku është investuar fort edhe vetë kryeministri Rama, Balluku përdori tezën se amnistia mbështetet nga 60% e 500 mijë shqiptarëve që sipas saj kanë marrë pjesë në konsultimin publik për këtë nismë.

“Aministia Fiskale e ka kaluar si rrallëherë më parë, një proces shumë të rëndësishëm, atë të konsultimit kombëtar, ku kanë marrë pjesë 500 mijë qytetarë që janë përgjigjur në 60% të tyre po kësaj nisme, që ka për qëllim legalizimin e të ardhurave nga emigracioni. Ky do jetë një proces që do vazhdojë konsultimin dhe do i lexojmë ashtu siç duhet vlerësimet e Komisionit. Sa i përket “Golden Passport”, është akoma një draft dhe për këtë progam i jemi referuar praktikave të vendeve të tjera të BE, por sot e kësaj dite i kanë këto programe në proces. Dhe ne i jemi referuar atyre, për çfarë i sjellin vendit”, deklaroi Balluku.

Por, duket se qeveria dhe ministrja Balluku veprojnë me dy standarte.

Kur bëhet fjalë për aministinë fiskale, ata pretendojnë se e duan pasi do të ndihmojnë qytetarët, duke legalizuar djersën dhe mundin e shqiptarëve emigrantë, në mënyrë që paratë e tyre të qarkullojnë normalisht në ekonomi.

Ndërsa kur ministrja u pyet nga gazetarët për taksën e karburantit që 3 milionë shqiptarë po ashtu e duan që të mos aplikohet pasi ua ka “sakatuar” xhepat dhe financat, ministrja nuk ka vesh të dëgjojë.

Të paktën këtë la të kuptohet Balluku teksa u vendos me shpatulla pas murit, kur një prej gazetarëve i shprehu konstatimin se po të pyesë “qeveria shqiptarët edhe për taksën e karburanteve, ata të gjithë do thonë hiqeni atë”.

“Por ju nuk e bëni! A jeni vërtetë për të mbrojtur interesin e qytetarëve zonja ministre”, ishte pyetja që detyroi Ballukun t’i përgjigjej me ironi gazetares, në tentativën për t’i shpëtuar një përgjigjeje konkrete.

“E nderuar gazetare besoj se ju e keni të gjithë të drejtën për të kontrolluar si është bërë pyetja në bazë të ligjit për informimin public, dhe të mësoni sa përqind e popullsisë ka marrë pjesë. Ndodhen aty të gjitha përgjigjet. Kurse pyetjes tuaj sa i përket heqjes së taksës së karburantit nuk më rezulton të ketë pasur një konsultim publik. Ndërsa ju në mënyrë hipotetike na sugjeroni që të gjithë shqiptarët duan të heqin taksën e karburantit. Ju shumë mirë mund të na i sugjeroni që ta nisim një konsultim”, u përgjigj si për t’u justifikuar Balluku.

Etiketa: amnistia fiskalebelinda ballukucmimi karburantitpastrimi i paraveTë ardhurat nga taksa e qarkullimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Bela punëmbaruara” merr në dorë frenat e bashkisë Tiranë

11:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

11:52 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

14:29 : 09/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Lubia ia ka vënë syrin Bankersit, duan ta përzënë! Me ne pagoi 600 mln euro vetëm rentë

13:51 : 07/07/2025
Para

U mor në pyetje nga SPAK, Hila: Nuk ju jap dot detaje, është sekret

TË GJITHA

E rëndë në Elbasan/ Ishin duke ruajtur bagëtitë, dy të miturit mbyten në lumin Shkumbin

19:40 : 18/07/2025

Ramës i ngel në “derë” Aeroporti i Kukësit”, tendera të kota e të përsëritura për studime fizibiliteti

19:39 : 18/07/2025

Tani vlen vetëm 75 mijë euro, ish-futbollisti i Kombëtares zyrtarizohet në Kuvajt

19:29 : 18/07/2025

Tronditet SHBA/ Shpërthimi në qendrën e stërvitjes i merr jetën tre agjentëve të policisë

19:27 : 18/07/2025

Liga e Konferencës/ Vllaznia zyrtarizon axhendën për turin e dytë, rikthehet në “Loro Boriçi”

19:15 : 18/07/2025

“Vjen era kërmë”/ Rexhepaj i vdekur prej 5 ditësh, i vëllai nuk tërheq dot trupin nga morgu i Sarandës

19:14 : 18/07/2025

FOTO/ Drejtorët e bashkisë së Pogradecit me biznese pa leje zaptojnë hapësirën publike

19:05 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com