• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Luiza Gega: Qeveria të mbështet pasi shpallesh kampion, por nuk të ndihmon

20:45 : 09/10/2022
në SHOW BIZ, SPORT

Atletja Luiza Gega u prit me ceremoni madhështore nga qeveria dhe u nderua pasi u shpall Kampione Europe, në garën 3000 metra me pengesa. Ajo marshoi me një automjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku shoqërohej nga trajneri i saj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Në hyrje të kryeministrisë Luiza Gega u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i puthi edhe duart.

Pritjet, nderimet dhe shpërblimet u bënë pasi ajo triumfoi,  pasi mori vendin e parë dhe bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

Luiza, në një intervistë për “Monitor”, nxit vendimmarrësit të përmirësojnë kushtet e financimit për të rritur sportistë të rinj.

Lexo edhe:

Shkëndija shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut, titulli i pestë në histori

Peshëngritje/ Enkileda Carja fantastike! Shpallet kampione e trefishtë e botës për U-17

E pyetur për vështirësitë e saj, Luzia tha hapur se ka arritur majat me ndihmën e familjes së saj, duke mos mohuar se ka pasur vështirësi. Ajo pohon se sot merr shpërblime financiare për sukseset e saj por thekson se “nuk ka financime për sportistët në rritje, për grumbullimet, ushqimin, dietën që duhet, pajisjet, veshjet sportive.”

“Gjatë rrugëtimit tim, kam pasur shumë momente dobësie, aq shpesh sa kam dashur edhe të heq dorë nga sporti. Megjithatë, tani jam e kënaqur dhe më vjen mirë që jam kthyer në një frymëzim për brezat e rinj, të cilët e kanë pasion sportin.

Edhe pse familja nuk më ka penguar kurrë për asgjë dhe nuk ma ka shprehur asnjëherë mungesën e mundësive, ndonëse ishim 5 fëmijë dhe vite të vështira, para se të shkoja në fakultet, dukej qartë se ishte e pamundur të përballonin shpenzimet e mia. Motra e madhe kishte filluar shkollën e lartë dhe punonte, ndërsa unë nuk mund të punoja, sepse rruga për të qenë sportiste nuk të lejon të bësh punë tjetër, duhet shumë stërvitje.

Ndërkohë që vetëm një palë atlete me thumba, për vrap, kushtonin rreth 150 dollarë. Tani jam e shpërblyer financiarisht, edhe për kampionate të ndryshme, rekorde kombëtare etj. Por, rruga deri këtu ka qenë e vështirë.

Në Shqipëri ka pak ndryshime pozitive vitet e fundit, por nuk ka financime për sportistët në rritje, për grumbullimet, ushqimin, dietën që duhet, pajisjet, veshjet sportive. Mendoj se është më mirë që të rriten këto dhe të ulet shpërblimi për rekordet kombëtare. Sepse, si do të arrijë rekorde një sportist që i mungon baza? Këtë duhet ta kemi shumë në konsideratë”- tha Luiza Gega.

Duke folur më konkretisht për format e shpërblimeve financiare për arritjet sportive dhe mbështeten e sportistëve gjatë rrugëtimit nga shteti shqiptar, Luiza tha: “Unë dhe shumë sportistë të tjerë, kemi financuar veten për të arritur diku. Siç e përmenda më parë, pajisjet si atlete, veshjet që kushtojnë, janë të domosdoshme. Dieta e pasur ushqimore, suplementet.

Në raste stërvitje e grumbullime – udhëtimi, hoteli, kanë kosto shumë të lartë. Në stinën e dimrit, ne na duhet të stërvitemi në Kenia, për shkak të motit. Kur shkova për herë të parë, e kisha shumë të vështirë financiarisht. Gjatë rrugëtimit sportiv, ka shumë strese lidhur me financat, për të cilat shpesh duhej gjetur zgjidhje nga vetë sportisti, në vend që ai të fokusohet vetëm te sporti i tij, siç ndodh në çdo vend të zhvilluar.

Ne na mungon një mjek, që të jetë i dedikuar për atletët. Shpesh duhet të konsultohemi në rast se kemi një virozë, apo diçka tjetër, sepse duhet të jemi shumë të kujdesshëm se mos medikamenti që përdorim mund të ndikojë në rezultatet e dopingut. Është shpesh e paimagjinueshme nga jashtë se si ndahet jeta jonë: Viti ndahet në periudha stërvitjesh, garash dhe rikuperimi dhe ka periudha kur stërvitemi deri në 6-7 orë në ditë.

Dhe pas gjithë këtyre, vijnë shpërblimet, janë të mira, ato kombëtare nisin nga 300 mijë lekë, më të favorshme për kompeticione ballkanike, ashtu sikurse e keni mësuar të gjithë që për garën në Europë, shpërblimi ishte 200 mln lekë.

Por për t’i arritur këto, ka aq shumë punë, lodhje e strese financiare. Megjithatë nuk dua të dekurajoj të rinjtë, përkundrazi t’i frymëzoj. Dhe të nxis politikëbërësit që të shtrojnë rrugën e sportistit drejt rekordeve të mëdha. Ai duhet ndihmuar që të arrijë atje, në të gjitha fushat e sportit.”- tha ajo.

Etiketa: kampioneLuiza Gegasportistje

Lajme të lidhura

SPORT

Shkëndija shpallet kampione në Maqedoninë e Veriut, titulli i pestë në histori

19:44 : 07/05/2025
SPORT

Peshëngritje/ Enkileda Carja fantastike! Shpallet kampione e trefishtë e botës për U-17

11:12 : 03/05/2025
AKTUALITET

Çiljeta dhe Luiza Gega në protestë për Veliajn, flasin me gjuhën e Ramës: Duhen fakte!

18:54 : 12/02/2025
SPORT

Atletikë/ Luiza Gega fiton Maratonën e Prishtinës dhe vendos rekord të ri kombëtar

14:20 : 22/09/2024
SPORT

Skandali me flamurin shqiptar në Paris, Luiza Gega: Ishte imitim kinez!

21:23 : 27/07/2024
AKTUALITET

Atletikë/ Luiza Gega ‘lahet në ar’, fiton medaljen e dytë në Kampionatin Ballkanik

19:59 : 26/05/2024
Para

Emigroi me gomone në Itali, shqiptarja rrëfen tmerrin: Na hodhën 3 km larg bregut

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com