• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“PD ime me kandidatë në Lokale”/ “Përçahet” grupi Alibeaj, deputetët i dalin kundër

19:48 : 07/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deklarata e pasdites së sotme, dhënë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili i dha vetes të drejtën të fliste si kryetar i PD-së që ai dhe grupi i tij e konsideron ligjore, duket se nuk është pritur aspak mirë nga deputetët që deri më tani janë rreshtuar pranë tij.

Gjatë prononcimit të sotëm, Alibeaj tha se PD që sipas tij është e veta do të futet në zgjedhjet lokale e vetme, me kandidatët e saj.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje. Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”, tha ai.

Por, kjo deklaratë e Alibeajt në një kohë që Partia Demokratike me kryetarin Sali Berisha ka arritur marrëveshje me aleatët për të garuar së bashku në zgjedhje duket se nuk ngjit.

Dhe kjo provohet edhe me reagimet që kanë dhënë për Neës24, disa prej deputetëve që deri më tani janë parë të afërt me të. Më konkretisht, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Samir Korreshi, Xhelal Mziu si dhe Kreshnik Çollaku reaguan duke thënë se Partia Demokratike duhet të bashkohet dhe jo të përçahet duke dalë me dy palë kandidatësh në zgjedhje.

Lexo edhe:

U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për pafajësinë e tij

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Gjekmarkaj tha se nuk ka dijeni nëse është mbledhur grupi parlamentar, duke shtuar se vetëm me kandidatë të përbashkët ka shanse opozita për garë reale në zgjedhjet lokale të 2023-shit, ndërsa deputeti Ervin Salianji është shprehur se është fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati me njëri-tjetrin.

Edhe deputetja Dhurata Çupi, e cila tashmë ka mbrojtur disa nga nismat ligjore që ka propozuar grupi i Alibeajt, ka dalë hapur kundër kësaj deklarate të tij, duke thënë se PD duhet të përfaqësohet në Lokale me një kandidat të vetëm.

Ndërkohë, deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi ka ripërsëritur deklaratën e tij se nëqoftë se PD do të dalë me dy kandidatë, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

Më i ashpër është treguar Xhelal Mziu në qëndrimin e tij teksa u shpreh se çdo subjekt politik opozitar del në zgjedhje me kandidatë të vetët dhe jo në koalicion, do të konsiderohet ‘patericë’ e Ramës.

REAGIMET:

Agron Gjekmarkaj: Nuk e kam pare intervistën! Tani po e marr vesh. Pa e dëgjuar s’dua te komentoj, dhe me këte nuk po them qe nuk i besoj fjalës tende Osman i dashur. Vetëm me kandidat te përbashkët opozita ka shanse reale gare. Por nuk e di te jete mbledhur grupi parlamentar dhe te jene marre vendime, si i vetmi institucion qe e ka këtë tagër ne kushtet ku jemi.

Ervin Salianj: Fat i keq për demokratët që të zgjedhurit e tyre janë në garë inati dhe jo në logjikë dhe as arsye! Dua të le mënjanë modestinë, pavarësisht se jam votuar thuajse nga 10.000 qytetarë në Korçë, deri sot askush nuk më ka kontaktuar dhe as pyetur. Mendoj që opozita duhet të jetë e bashkuar. Beteja mediatike që bëjnë demokratet ndaj njeri-tjetrit nuk i shërben qytetarëve që po përballen me një qeverisje prepotente skandaloze, demokratët po i dëmton deri ne palcë.

Dhurata Çupi: Ne duhet te përpiqemi të gjithë te dalim me nje kandidat. Eshte detyrim i joni ndaj demokrateve te dalim bashke. Eshte detyrim i joni si drejtues, mos te bjerremi pas sedres personale apo interesave personale. Demokratet nuk e duan sjelljen e ndasive dhe ne duhet tju pergjigjemi interesave te tyre. Duhet fituar me Edi Ramen, jo me njeri tjetrin.

Saimir Korreshi: Unë qëndrimin tim e kam bërë publik. Në një palë zgjedhje si ato të 2023-it, kur mund të këtë 2 kandidate ne zgjedhje te PD-se, nuk do te marr pjesë.

Xhelal Mziu: Çdo subjekt politik opozitar që del në zgjedhjet lokale të 2023 me kandidat te vetet, por jo në koalicion, do të konsiderohet një patericë e Edi Ramës.”, pohoi Mziu.

Kreshnik Çollaku: Unë mendoj se përcaktuese per fitoren e opozitës si të tërë ka rendësi bashkimi i PD. Një PD e ndarë apo e përçarë sjell automatikisht pikëpyetje mbi suksesin e krejt opozitës. Për mua ka rëndësi që të këtë vetëm një kandidat nga PD. Pra bashkimi i opozitës përcaktohet nga bashkimi i PD. Sigurisht PD është forca më e madhe dhe përcaktuese e opozitës dhe do të mbaje peshën më të madhe të kandidaturave. Nëse PD është e bashkuar Opozita është e bashkuar. E kundërta nuk mund te ndodhe. Sado te shtohen ngjyrat e aleateve apo koalicioneve, pa bashkim te PD nuk ka bashkim te Opozitës.

Etiketa: Agron Gjekmarakajdhurata cupiEnkelejd AlibeajErvin SalianjikandidatPartia Demokratikezgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U lirua me kusht, Salianji zbulon hapat që do ndërmarrë për pafajësinë e tij

09:46 : 11/07/2025
AKTUALITET

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

09:34 : 11/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Kam qenë në qeli me kriminelë që njihen si krerë bandash

22:28 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Ramës i tremben njerëzit e lirë, jam viktimë e regjimit të tij

21:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji pas daljes nga burgu: U dënova për të më larguar nga zgjedhjet

15:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

Lirohet Ervin Salianji

12:14 : 08/07/2025
Para

"Kjo është qeveria e territ", ikin dritat gjatë takimit të Berishës (VIDEO)

TË GJITHA

Tritoli në Tiranë/ Dalin pamjet nga lokali, xhamat e bërë copash nga shpërthimi

10:49 : 18/07/2025

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com